Politikë
Opinioni paraprak i “Venecias“ për Kodin Zgjedhor/ Vjen reagimi i parë nga maxhoranca

Ka ardhur reagimi i parë nga maxhoranca lidhur me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shkruan se opozita shpërndan të dhënat nga teksti konfidencial i Venecias, ndërsa shton se ato përhapën tym.
Sipas Ballës, Komisioni i Venecias është i kthjellet, ndërsa nënvizoi faktin se maxhoranca nuk do bëjë asnjë koment në respekt të rregullit të konfidencialitetit.
“Eshte per te ardhur keq qe opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve te saj besnike, shperndan te dhena nga teksti konfidencial i Venecias!
Jo vetem kaq por edhe perhap tym permes tyre. Venecia eshte e kthjellet dhe ne nuk do te bejme asnje koment ne respekt te rregullit te konfidencialitetit, por mbetemi gjithnje besimplote qe kthjelltesia e Venecias do te garantoje qe e verteta te jete e kthjellet per cdo qytetar qe nuk lexon permes syrit famekeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metes!
OPINIONI I VENECIAS
Komisioni i Venecias ka dërguar një opinion paraprak për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor të miratuara më 5 tetor pa konsensusin e të gjitha palëve.
Sipas Venecias, ndryshimet ishin jashtëzakonisht të nxituara, dhe kjo kërkonte një konsultim më të gjerë para se ato të ishin miratuar. Nga ana tjetër bazuar në rekomandimet e saj para zgjedhjeve pikërisht në pikën B, Komisioni sqaron se tashmë duhet të shmangen ndryshimet e tjera në Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme teksa palët këto muaj duhet të ulen për të diskutuar ndikimet që do të kenë ndryshimet e 5 tetorit”, shkruan Balla./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës. Gazetari Bledi Mane...