Seria A
“Nuk më zinte gjumi”, Pioli rrëfen betejën me COVID-19

Stefano Pioli ka fituar betejën e tij me Covid-19. Trajneri i Milanit do të rikthehet sërish në stolin kuqezi pas afërsisht 2 javësh mungesë. Për mediat italine Pioli është shprehur se kur ka mësuar për faktin se ka rezultuar negativ nuk mund ta zinte gjumi. Malli për ekipin ishte i madh përgjatë kësaj periudhe izolimi, megjithëse nëpërmjet teknologjisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm.
“Më ka marrë malli aq shumë për ekipin, stafin. Kur ata më komunikuan negativitetin e kisha të vështirë të flija gjumë, mezi prisja të kthehesha, edhe pse ishin vetëm 18 ditë. Jam i lumtur që jam këtu. Unë kam për të thënë se falënderoj klubin, i cili ka aktivizuar të gjitha teknologjitë për të punuar me qetësi, me cilësi, dhe në kontakt të ngushtë me ekipin.
Falënderoj tifozët që më mbështetën në këtë moment të veçantë. Unë them faleminderit ekipit për atë që kanë bërë në këtë periudhë. Dhe falë Daniele Bonera që më zëvendësoi, ai do ta vlerësojë këtë përvojë. Unë kisha disa simptoma, e mora Covid-19 lehtë, ne duhet të respektojmë rregullat ndërsa presim trajtimin që mund të çrrënjos këtë virus”, ka thënë Pioli./
Lajme të Rekomanduara:

Hap i rëndësishëm në karrierë, Selmani transferohet te klubi i Superligës turke
Portieri i Shqipërisë Gentian Selmani pritet të ndryshojë skuadër, por jo shtet. Gardiani i Menemensporit raportohet se ka arritur akordin me klubin e Superligës të...

VIDEO/ Derbi dramatik, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të
Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për Kupën e Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku u përfshinë...