Shëndeti
“Nuk e pres mrekullinë vetëm nga vaksina”/ Pipero: Duhet të jemi të kujdesshëm

Mjeku Pëllumb Pipero, ka folur mbrëmjen e sotme për vaksinën e Covid-19 dhe u shpreh optimist për efektin e saj.
Piperio tha se nuk pret mrekullira nga vaksina, por theksoi se ajo është zgjidhja për situatën.
Infeksionisti theksoi në emisionin “Real Story” se vaksina është shumë infektive dhe është një arritje e madhe e shkencës.
“Të gjithë mendojmë dhe besojmë se zgjidhje për situatën e pandemisë është vaksina, të gjitha masat e tjera janë ndihmuese.
Unë nuk e pres mrekullinë vetëm nga vaksina, ne duhet doemos të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Janë dy injeksione, menjëherë pas injektimit të parë nuk do të thotë se ke imunitet.
Unë jam besimplotë. Nëse vaksina është mbi 65% efektive, është një vaksinë e mirë. Vaksina është shumë e sigurt, shumë infektive dhe është një arritje e madhe e shkencës dhe një relaksim i madh për botën mjekësore dhe për qytetarët”, nënvizoi ai./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Lajm i mirë nga Akademia e Shkencave/ Tirana arrin imunitetin e tufës
“Tirana ka arritur imunitetin e Tufës.” Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, teksa po fliste për situatën shëndetësore në...

Rriten sërish shifrat, pozitivë 660 qytetarë/ Arrin në mbi 1260 numri i viktimave
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik;...