Sport
“Nuk e mendoja që do të kaloja Rinasin me karrocë me rrota”, Gega rrëfen betejën me COVID-in

Skënder Gega ka lënë pas makthin e COVID-19 dhe shqetësimin që solli përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore pasi u infektua. Gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dhe tashmë tekniku është kthyer në vendin tonë, ku nuk ka fshehur emocionet për këtë situatë që ka kaluar.
“Nuk ma merrte mendja që do të kaloja Rinasin në karrocë me rrota”, ishin fjalët e tij për mediat pasi zbarkoi në Rinas. “Për fat jam sot prapë këtu në shtëpi, për fat e kalova unë bashkë me familjen, sepse edhe ime shoqe ishte infektuar. Falë mbështetjes, kujdesit të mjekëve, ndihmës së Zotit u bënë gjërat mirë dhe jam i lumtur që jam në shtëpi”, deklaroi trajneri i Kukësit i cili ka falënderuar publikisht mjekun shqiptar Gersi Alisha i cili e ka ndjekur nga afër në klinikën në Turqi.
“Ishte një nga mjekët më të zotë për problemet që unë kisha, mushkëritë, infeksioni në gjak. Më ka qëndruar gjatë gjithë kohës shumë afër. Ka shumë emra, nuk dua t’i veçoj, por shqipja është diçka që të ngroh dhe e falenderoj nga zemra”, vijoi trajneri.
“Një ëndërr e keqe, ky grip ëahtë i pabesë. Brenda 2-3 ditësh gjërat ndryshuan për keq në mënyrë drastike. Por falë mbështetjes dhe njerëzve të mi të afërt të familjes që u bënë dhe iniciatorë që unë të largohesha në momentin e duhur.
E falenderoj klubin, Safet Gjicin që ka qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me mua. Jam i lumtur që është bërë progres në ekip. Kam pasur mbështetje nga komuniteti sportiv, presidentët e klubeve, presidenti i FSHF-së, politikanë nga të dy krahët, unë i kam miq dhe e shoh shumë njerëzore, nuk di si t’i falenderoj. Mbi të gjitha është pozitiviteti në momente të vështira. Mesazhi im është që jo vetëm kur të sëmuremi, por të përkrahim njëri-tjetrin pavarësisht gabimeve, fjala e mirë çon në progres.
Kthimi në fushë? Do të mundohem sa më shpejt të jetë e mundur, më mungon futbolli dhe ekipi. Për fat të mirë mjekët u konsultuan dhe kanë parë një ndryshim drastik nga terapia, trupi është përgjigjur jashtëzakonisht mirë ndaj terapisë. Nuk shoh ndonjë gjë të rrezikshme, do të vazhdoj mjekimet, do të kem kujdes normal”, tha ai.
Lajme të Rekomanduara:

E dhimbshme/ Trajneri i njohur shqiptar humb bashkëshorten
Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla është duke u përballur me një dhimbje të madhe, pasi ditën e sotme ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij, Ardita....

VIDEO/ Kukësi fundos Bylisin, Skënderbeu zhgënjen në shtëpi ndaj Apolonisë
Kukësi ka marr fitoren e dytë radhazi, kundër Bylisit me rezultatin 2-1, kurse Skënderbeu e Apolonia u ndanë në barazim 1-1. Verilindorët e drejtuar nga...