Connect with Us

Një tjetër intelektual në partinë e Topallit/ Njihuni me Genadi Mero, bashkëthemeluesin e Lëvizjes për Ndryshim

Politikë

Një tjetër intelektual në partinë e Topallit/ Njihuni me Genadi Mero, bashkëthemeluesin e Lëvizjes për Ndryshim

Publikuar

-

Një tjetër intelektual në partinë e Topallit/ Njihuni me Genadi Mero, bashkëthemeluesin e Lëvizjes për Ndryshim

Lëvizja për Ndryshim po zgjerohet çdo ditë e më shumë, ku të rinj intelektual po i bashkohen kësaj force politike.

Genadi Mero është  një nga ato të rinj që ka zgjedhur të angazhohet në partinë e re të Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim”.

Ai është bashkëthemelues i kësaj lëvizje, ndërsa ka një CV të pasur akademike.

Ai e ka filluar karrierën e tij universitare në Universitetin katolik “Zoja e Këshillit të mire” në Tiranë në drejtimin “Mjeksi dhe Kirurgji”.

Në vitin 2012 përfundon ciklin e studimit duke u diplomuar me 110 Cum Laude. Pasi kalon me sukses provimin e shtetit në Romë, merr licencën për ushtrimin e profesionit të Mjekut në Itali në vitin 2013, në Shqipëri në vitin 2014 si dhe në Gjermani në vitin 2015.

LEXO EDHE:  Merkel paralajmëron masa shtesë kufizuese në Gjermani

Aktualisht punon në Departamentin e Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në “St. Bernhard Hospital” në Kamp Lintfort të Gjermanisë ku dhe është koordinator i programit të zhvillimit dhe implementimit të Inteligjencës Artificiale në kirurgjinë abdominale, një bashkëpunim me “Microsoft” dhe “Apoqlar”.

Përveç gjuhës shqipe, flet edhe 3 gjuhë të huaja si Italisht, Anglisht dhe Gjermanisht./CNA.al

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbrohet nga UNESCO/ Projekte për turizmin në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Mbrohet nga UNESCO/ Projekte për turizmin në Gjirokastër

Në Gjirokastër, një qytet që mbrohet nga UNESCO, tre projekte të mëdha në vlerën e mbi 10 milionë dollarëve pritet të ndihmojnë sektorin turistik. Projektet në infrastrukturë mbështeten nga qeveria shqiptare ,Banka Botërore dhe Fondi Amerikan i Zhvillimit. Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi thotë se dy nga investimet më të rëndësishme janë rivlerësimin sheshit të Qendrës Historike mendërtimin e një parkingu nëntokësor dhe ndërtimi i një nyjeje të re rrugore që lidh zonën esipërme historike të qytetit me pjesën urbane.

“Gjirokastra është një qytet turistik ,është një qytet që e duan të huajt, e duan shqiptarët ,është një pasuri mbarëbotërore. Ne kemi filluar me proejktin e ri “Shehsi Cerciit”. Është një shesh që do të rikoncpetohet duke mos prekur elementët urbanë egzistues. Do kthehet në një vend pushimi për gjithë turistët dhe një vend parkimi”.

Në 2019 Qendra Historike kishte mbi 120 mijë turistë duke krijuar probleme për shërbimet ndaj tyre dhe 300 vendet e reja tëparkimit që krijohen thotë zoti Golemi janë një lehtësim i madh. Zoti Golemi thotë se Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimitdhe Fondi shqiptar i Zhvillimit kanë mbështetur projektin e rivlerësimit të sheshit ndërsa nyja e re rrugore financohet nga qeveria shqiptare.

“Tashmë jemi gati në fillimin e punimeve dhe besoj brenda fundit të vitit të kemi gati sheshin e ri”, tha zoti Golemi

Qeveria shqiptare u tërhoq së fundi nga projekti i mëparshëm i ndërtimit të një nyje të re rrugore në Qendrën Historike të Gjirokastrës, i cili kishte mbetur pezull prej gati pesë vitesh, prej reagimeve të forta në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Projekti prekte lagjen më të vjetër të qytetit ndërsa nyja e re rrugore siguronlidhjen e lagjeve të sipërme me rrugën hyrësetë qytetit duke mos cënuar pjesën muzeale që mbrohet nga UNESCO. Bashkia e Gjirokastrës pritet të japë lejen ndërtimore pas shprehejs së mendimit nga Unesco për projektin ndëkrohë që financimi është siguruar nga qeveria shqiptare.

Zoti Golemi thotë më tej se një projekt tjetër i financuar nga Banka Botërore po mbështet fuqizimin e muzeve të Gjirokastrër ku përfshihen itinerare të reja dhe shtëpia muze e shkrimtarit të shquar shqiptar Ismail Kadare.

LEXO EDHE:  Merz shpjegon kursin e tij/ “Kjo nuk është një zhvendosje në të djathtë”

LEXO EDHE:  Ushtria amerikane në Gjermani - shifra dhe fakte

“Një projekt i financua nga Banka Botëroe përmes Fondit shqiptar të Zhvillimit konsiston në restaurimin dhe muzealizimin e Muzeut Etnografik , kthimit të shtëpisë “Kadare” në Muzeu “Isamil Kadare”. Ndërkohë projekti përfshin restaurimin dhe interpretimin e shtegut turistik “Kronikë në Gur”, që ne e njohim si “Sokaku i të marrëve” dhe restaurimi i shtegut “Eduart Lear”.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës thotë se prrojektet pritet të ndihmojnë edhe në ekonominë e qytetit dhe në punësimin, të goditur rëndë nga pandemia gjatë vitit 2020.

Gjirokastra u pranua 15 vite më parë në Listën e Pasurive Botërore dhe vitet e fundit turizmi shihet si një shpresë për ekonominë e qytetit. Restaurimi i Pazarit historik dhe një seri investimesh të sipërmarrjeve private, sidomos në fushën e hotelerisë, prite të mbështeten nga investimet më të fundit, për të forcuar ofertën turistike./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alfre Cako ngre dyshimet/ Rama nuk bëri vaksinën, s’është budalla

Publikuar

-

Nga

Alfred Cako i bindur për zgjedhjet në SHBA/ Me 99% do t’i fitojë Donald Trump

Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama hapi fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 dhe bëri edhe vetë vaksinën.

Por konspiracionisti i njohur Alfred Cako, ka ngritur dyshime të forta për vaksinimin, pasi ai pretendon se Rama nuk bëri vaksinë atë ditë.

Ai tha në Top Channel se Rama nuk është budalla dhe sipas tij, ajo që ka injektuar mund të ketë qenë ndonjë serum.

Rama u përpoq të rrëzonte idetë tonë që shkëlqejnë si drita e diellit prej të vërtetës. Rama është përfaqësues i të vjetrës. Ke parë administraatët e Trumpit të dalë dhe të mburret me vaksinat. Jo. Kryeministri e di shumë mirë, nuk i bëson ato që thotë, nuk është budalla. Edhe ujë me sheqer që mund të ketë bërë.Dyshoj shumë që këta nuk kanë bërë vaksinës. Sidomos Rama, mund të ketë marrë ndonjë serum”, u shpreh Cako./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E sulmoi për dokumentarin/ Marin Mema thumbon Malon: S’ju identifikoja për deputete, tani ju njoha

Publikuar

-

Nga

E sulmoi për dokumentarin/ Marin Mema thumbon Malon: S’ju identifikoja për deputete, tani ju njoha

Deputetja socialiste e qarkut Gjirokastër, Artemis Malo sulmoi ashpër gazetarin Marin Mema për dokumentarin për Dropullin, për të cilin faktonte me dokumenta se në këtë fshat jetojnë familje me mbiemrin Gjini, Gjoni, Nika, Bardhi, etj.

Ajo e paralajmëronte se nuk do t’i shpëtonte përgjegjësisë ligjore, ndërsa thonte se ekrani do të ishte më mirë pa të.

Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i gazetarit, i cili shprehet se nuk i pëlqen t’i kushtojë rëndësi atyre që shesin dëngla pa lexuar e pa ditur, por i tërhoqi vëmendjen hartimi i deputetes.

Mema e pyet Malon se çfarë qëllimi fshihet pas këtij shpërthimi të saj, ndërsa thekson se e vërteta nuk mbulohet me “like” politike.

Hartimi i shkruar dhe i përgatitur keq si një poezi patetike e klasës së pestë nuk merret me faktet, por me mua personalisht. Ti tregon ujkun, por zonja deputete merret me gjurmët. Ti tregon dokumentat, por zonja deputete nuk i përmend fare. Ti i mëshon bashkëjetesës, por zonja deputete bën sikur nuk e dëgjon. Ti i mëshon mikëpritjes dhe zemrës së mirë të asaj zone, por zonja deputete e anashkalon. Pse o zonjë deputete ? Cfarë të frikson nga ato dokumente ? Nuk ju pëlqejnë ? Nuk ju pëlqeu mesazhi se ne jemi e do të jemi bashkë siç kemi qenë gjithmonë ?

Cfarë interesi fshihni ju si deputete e asaj zone ? Përse në hartimin tuaj të klasës së pestë nuk përmendni edhe historianët e nderuar që folën në dokumentar ? Janë të dy doktorë profesorë dhe jo si shumë prej jush që gradat ju vlejnë sa një sufllaqe… Pse merreni me mua personalisht dhe jo më të dhënat ? Pse nuk ju pëlqen fakti që në Dropull jetojnë familje me mbiemrin Gjini, Gjoni, Nika, Bardhi, Progoni etj etj… Ku është e keqja ? Pse duhet patur frikë për ta thënë diçka të tillë ? Urdhëroni e hidhini shkencërisht poshtë këto fakte dhe lërini hartimet… Faktet janë fakte ! Unë kam sjellë thjesht faktet. I hidhni dot poshtë ? Sigurisht që jo !!

E nderuar deputete unë nuk kam kohë për hartime. Nuk i bëj fresk askujt përveç vendit tim, nuk e shes vendin tim dhe as interesat e tij. Po ju zonjë si do të paraqiteni “nesër” balltazi qytetarëve të Gjirokastrës , Libohovës, Nepravishtës e Lazaratit, Tepelenës e Memaliajt, Përmetit madje edhe Dropullit, ballë të gjithë shqiptarëve të ndershëm në ato zona ? Si do të paraqiteni me hartime të tilla e mbi të gjitha mendime antishqiptare ? Si do tu thoni se keni sulmuar një gazetar që nuk bëri asgjë më shumë se të thotë të vërtetën. Thjesht të vërtetën zonjë. .Thjesht të vërtetën. E vërteta nuk mbulohet me “like” politike ju siguroj. ‘Like’ politike janë të rreme”, shkruan ai.

Më tej, gazetari thumbon Malon, teksa i thotë se deklarata e saj e bëri që ta njihte si deputete, pasi nënvizon se mandatin nuk e ka përdorur kurrë për hallet e zonës në foltoren e Kuvendit.

LEXO EDHE:  Ushtria amerikane në Gjermani – shifra dhe fakte

LEXO EDHE:  Qendrimi i Gjermanisë për Shqipërinë/ Balla: Mirënjohës për një kristal kaq të qartë

Ju personalisht nuk keni kuptuar asgjë nga ky dokumentar, mesazhi i të cilit ishte se ne jemi e do të jemi bashkë, në një udhë të përbashkët, me probleme e halle të njëjta dhe sigurisht nuk Ju lejoj ta keqpërdoni këtë mesazh. Janë fakte që bashkojnë zonjë, jo fakte që ndajnë. Kështu nuk i shërbeni askujt përveçse kultivoni ndasinë.

Nëse nuk e keni kuptuar. Atëherë rishikojeni. Urrejtja ju ka zënë arsyetimin. Ky dokumentar ishte në respeskt të banorëve të asaj zone që ju po përpiqeni ta përçani për arsye politike.

Ndoshta më e mira do të kishtë qenë të heshtnit e të mos përpiqeshin më këtë hartim patetik të tërhiqnit vëmendje për të kapur 7 vota më shumë.. Jo për gjë, por ato 7 vota që po kërkoni ti fitoni te ndonjë ekstremist a antishqiptar, JU personalisht do ti humbni të shumëfishuara tek shqiptarët e vërtetë ata që kombin nuk e kanë parti dhe as ngjyra interesash. Mua nuk më intereson aspak partia juaj zonjë dhe as partitë kundërshtare tuajat, mua më intereson e vërteta e kombit tim. Kaq dhe asgjë më shumë. Më intereson ta bëj punën time me korrektësi e vërtetësi pa u shitur e blerë, pa u përdorur si leckë nga askush.

Nëse nuk keni parë kurrë investigime ju ftoj ta bëni më shpesh sepse ka mjaftueshëm në mediat ndërkombëtare. Bëjeni se do kuptoni sa marrëzi keni shkruar. E vërteta ndihmon, afron, ngre ura të forta bashkëjetese dhe nuk lejon që urrejtja e mbjellë nga ekstremistë si JU të cënojë të ardhmen e përbashkët. Mos mbillni urrejtje zonja deputete sepse deformimi pikërisht këtë bën. Kushtojuni më shumë vëmendje zonës tuaj dhe halleve të banorëve të saj.

PS : Mgjth diçka e arritët… Më bëtë t’ju njihja sepse nuk ju identifikoja për deputete. Ndoshta sepse mandatin e deputetit nuk e keni përdorur kurrë për hallet e zones në foltoren e kuvendit. Tani ju njoha. Suksese zonja e hartimeve”, përfundon Mema./ CNA.al

LEXO TE PLOTE