Connect with Us

Nga Miron Çako/ Pse njerëzit thonë jemi ateistë?

Opinione

Nga Miron Çako/ Pse njerëzit thonë jemi ateistë?

Publikuar

-

Nga Miron Çako/ Pse njerëzit thonë jemi ateistë?

Fatkeqësisht, sot, ka njërëz që deklarohen me mburrje ateistë. Ateist, vjen nga greqishtja, që do të thotë pa Perëndi ose i rri kundra Perëndisë.

Ata thonë se nuk besojnë tek Perëndia, sepse nuk kanë argumenta dhe fakte shkencore që e konfirmojnë egzistencën e Zotit.

Kështu, ata duan të justifikojnë ndërgjegjen e tyre, që i shqetëson për egzistencën e një Krijuesi, madje i shikojnë teistët, besimtarët si njerëz të prapambetur dhe fenë si “opium për popujt” (Karl Marks).

Ateistët edhe pse që nga shekulli i XIX, duan të shfaqen avangard, si njerëz të mendimit shkencor, ata janë shumë të vjetër si ideologji madje që nga koha e lashtësisë.

Në Greqinë e lashtë, fjala (ateistë) përdorej për të përshkruar tri grupe njerëzish: ata që ishin të paperëndishëm ose të papërshpirtshëm; ata që ishin pa ndihmë të mbinatyrshme dhe ata që nuk pranonin idenë e shumë perëndive të Olimpit.

Idenë se bota nuk është krijuar nga “perënditë”, por nga vetë materia, e hodhi filozofi Talesi në vitet (585 pr K). Talesi ishte kundër idesë të krijimit nga  “perënditë”, ashtu siç besonin teistët grekë. Sipas tij realiteti përbëhej nga një substancë ose esencë, e vetmja bazë prej së cilës është krijuar gjithçka në kozmos. Ai besonte se substanca fillestare ishte uji, që mendohej se përmbante shkakun e lëvizjes dhe ndryshimit si rrjedhojë dhe vetë jetës.

Prandaj edhe ideja ateiste se materia është shkaku i jetës dhe jo Perëndia, nuk është një ide e re e shekullit të XIX, por një ide filozofike e vjetër dhe aspak shkencore.

Duke mos u ndalur në faktet shkencore, që vërtetojnë të kundërtën e ateizmit, le të mjaftohemi me një thënie të urtë të shkenctarit të madh Albert Anjshtajn (1879-1955): “Shkenca pa fenë është e çalë dhe feja pa shkencën është e verbër”.

Problemi i ateizmit nuk është mungesa e argumentit logjik shkencor, sepse njeriu me anën e shqisave dhe arsyes mundet të kuptojë dhe të besojë në ekzistencën e një Krijuesi, ashtu siç kanë besuar dhe kanë patur bindjet e tyre teiste njerëzit më të mëdhenjë të shkencës, si p.sh. astronomi gjerman Johanes Kepler, (1571-1593) i pranuar si zbulues i ligjeve orbitare të planetëve thotë: “Meqenëse ne astronomët jemi priftërinj të Perëndisë më të lartë në lidhje me librin e natyrës, e kemi për detyrë që të mendohemi mirë, jo për lavdinë e mendjes sonë, por mbi gjithçka për lavdinë e Perëndisë”.

Matematikani dhe filozofi anglez, Lord Isak Njuton (1642-1727), në veprën e tij madhështore “Philosophiae natyralis principia matematika” ka shkruar: “Pa asnjë dyshim kjo botë mund të krijohej vetëm nga vullneti i lirë i Perëndisë”.

Shkencëtari britanik, John Houghton( 1931 ) thotë: “Masa, kompleksiteti, bukuria dhe rendi që vëmë re në univers janë shprehje e madhështisë, bukurisë dhe rregullsisë së Krijuesit.“

Arsyen e mosbesimit të një ateisti e shpjegon Apostull Pavli: “Sepse çdo gjë që mund të dijë njeriu për Perëndinë është e shfaqur tek ata, se Perëndia ua shfaqi atyre. Sepse qëkurse u bë bota, të padukshmet e tij, fuqia e tij e përjetshme edhe hyjnia, duken qartë, duke u marrë me mend me anë të atyre që janë bërë, kaq sa ata të mos kenë se ç’të thonë. Sepse, ndonëse e njohën Perëndinë, nuk e lavdëruan si Perëndi, as nuk e falënderuan; por u bënë të kotë në mendimet e tyre, edhe u errësua zemra e tyre e paarsyeshme. Duke thënë se janë të mençëm, u marrosën” (Romakëve 1:19-25).

Të njëjtën gjë ka thënë edhe psamilsti David: “Tha i çmënduri në zemren e tij nuk ka Perëndi” (Psalmi 14-1).

Ndryshimi i një ateisti në kohën e David, 1000 pr K, ishte se ateisti atëhere e mbante në zemër dhe nuk guxonte ta shprehte marrëzinë e ateizmit të tij, kurse sot ateisti, i mbushur me egoizëm eusforik, e shpreh hapur me zë të lartë marrëzinë e ateizmit të tij dhe më e keqja është se turma e marrosur e durtrokasin, madje e vendosin në krye si udhëheqësin dhe shpëtimtarin e tyre ateistin.

Por pse kërkon ateisti të marroset dhe të jetë i çmendur në arsyetimin se nuk ekziston Perëndia?

Arsyeja është se ateisti ka një problem të madh moral dhe etik!

Zoti, si qënie Hyjnore, është një person moral, me ligje dhe standarte morale. Këto standarte morale ja urdhëron edhe njeriut të krijuar sipas ikonës së Perëndisë(Zanafilla 1-27) që t’i zbatojë, psh: “Mos vrit! Mos bëj tradhëti bashkëshortore! Mos vidh! Mos gënje! Mos lakmo!”(Dekalogu 20;12-17)

Këto ligje janë të shkruara jo vetëm në Bibël, por edhe në  subkoshiencën e çdo qënieje njerëzore, pavarësisht kulturës ose dijes që ka, sipas parimit natyror tek çdo qënie njerëzore: “Mos ia bëj tjetrit atë që s’duan të ta bëjnë ty”.

Ajo që e dallon njerëzit nga kafshët është arsyeja dhe liria e zgjedhjes, dmth t’i zbatojë apo t’i kundërshtojë këto ligje morale. Liria e zgjedhjes e tregon njeriun sa madhështor, kur ai e përdor si duhet duke ju bindur Perëndisë sa njeriu bëhet  i ngjashëm me Perëndinë sipas hirit (Zbulesa 1-27), aq edhe ul veten në një nivel më poshtë se kafsha në mosbindje dhe rebelim sa mohon Krijuesin e tij.

Bëhet një qënie egocentrike dhe qesharake duke e bërë veten “zot” e më pas duke formuluar ide e tija mbi krijimin bashkë me ligje dhe standarte të tjera morale, por që historia njerëzore na i ka treguar që janë sa absurde, tragjike dhe perversione njëkohësisht, ashtu si përsëri Apostull Pavli na thotë përsëri: “Dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve. Prandaj, Perëndia ia dorëzoi papastërtisë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre, që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amin.

Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës. Në të njëjtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre. Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme, duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi, kurvërim, mbrapshtësi, lakmi, ligësi; plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi, mashtrues, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, krenarë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve, të paarsyeshëm, të pabesë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, të pamëshirshëm. Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë, sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë.” (Romakëve 1-23-32)

LEXO EDHE:  Kthimi i Shën Sofisë në xhami/ Vendim arbitrar në dëm të Turqisë në veçanti dhe fesë islame në përgjithësi

Ateisti, që thotë nuk e besoj ekzistencën  e Zotit, nuk është se nuk beson, sepse :”Njeriu është një qënie fetare”(Mirçea Eliade) dhe: “Nqs Zoti nuk do egzistonte ne do ta krijonim atë ” (Volteri), por ateisti i cili është i kalçifikuar në egon e tij eusforike edhe i skllavëruar në pasionet mëkatare, nga njëra anë nuk do të pranojë Zotin mbi veten, sepse do të bëjë çfarë të dëshirojë vetë edhe kur kjo është kundër njerëzve të tjerë dhe krijesës, ashtu si mësonte ateisti Frederik Niçe(1844-1900)” Avantazhi i kohës sonë është se azgjë nuk është e vërtet, kështu gjithshka më lejohet”,  por po ashtu do t’i shmanget zërit të ndërgjegjes (zëri i Zotit), që paralajmëron gjykimin e drejtë të Zotit për çdo apostazi, blasfemi,mosbindje, shkelje ligjore dhe degjenerim moral.

Në këtë situatë kontraditore, atesisti bën me sforco një autosugjestion psikologjik dhe i thotë vetes se nuk ka Perëndi, kështu me mendje të vetë hipnotizuar beson nga vetvetja se gjithçka rreth tij është rastësi. Edhe kur përballet me idenë natyrale të Krijuesit dhe Gjykayësit Hyjnor nga vetë arsyetimi i kthjellët, ose nga diçka jashtë tij, ai  përsëri nga egoja dhe frika  sforcohet dhe rifutet në gjendjen e autosugjestionit ateistë si në një reth vicioz që vështir se mund të dali vet.

Për ta përligjur këta ralitet virtual në mendjen e tij ai shpik me sforco teori që mohojnë krijimin nga një Perëndi Trashedent dhe Imanent si shkakun e gjithçkaje të krijuar dhe i`a  atribon krijimin kombinimit të rastësisë, si psh,: Teoria e Evolucionit, Bing -Bengu, etj.

Jo vetëm kërkon të imponohet për teorit e tija otopike, por kur argumenti i shteron duke keqpëdorur lirinë dhe pushtetin shekullar tregohet kundërshtar arogant dhe i dhunshën ndaj njerëzve edhe institucionit fetar që mëson dhe argumenton me fakte logjike krijimin teist.

Le ta ilustrojmë më thjeshtë shkakun e mosbesimit të një ateisti që nuk vjen nga dija por nga bota e tij e brendëshme morale.

“Njëherë, një misionar u fliste disa fiseve të egra për ngjalljen e të vdekurve dhe për gjykimin e ardhshëm. Të gjithë e dëgjonin të mrekulluar. Kryetari i tyre u çudit aq shumë, saqë filloi të pyeste: “Si do të ngjallen? A do të ngjallen të gjithë?” Misionari iu përgjigj: “Po”. Atëhere njeriu i egër i thotë: “Këtë nuk dua ta besoj, sepse po të ngjallen të gjithë ata që kam therur, mjerë unë ku do të futem”.

(Urtësia e Shekujve)

Ateisti, pavarësisht, se i thotë vetes nuk ka Perëndi, sepse do t’i shpëtojë përballjes me Perëndinë, përsëri një ditë ai do përballet për t’u gjykuar para Zotit Jisu Krisht, Birit të Perëndisë, ashtu siç na thuhet: “Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër, që në emër të Jisuit të përkulet çdo gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jisu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë.” (Filipianët 2-9-10)

Atë ditë do të gjykohen të gjithë mëkatarët e pa penduar, ndër ata edhe ateistë dhe do të përfundojnë bashkë me djallin dhe demonët në ferr.

Ateistët edhe pse nuk mund të kenë mëkate të tjera me pabesinë e tyre ata kanë mëkatin më të madh, kështu ata bëhen më të këqinj edhe se  djalli, sepse djalli nuk e mohon ekzistencën e Zotit, sepse: “Edhe demonët besojnë edhe dridhen” (Jakovi 2-19), kurse ateisti me ateizmin kërkon të sfidoj Zotin, “Krijuesin që është i bekuar përjetë. Amin”(Romakëve 1 -25).

Prandaj ateisti meriton një vend dënimi më të frikshëm në ferr se edhe ai i djallit dhe demonëve.

Ateistët, nqs nuk pendohen dhe të vijnë në vete që të besojnë e adhurojnë Perëndinë, kanë vendin e sigurtë në ferr, ashtu si na thuhet në Zbulesë : “dhe të pabesët,…pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë.”(Zbulesa 22-8)

Ajo që duhet të bëjë sa më shpejtë një ateistë është të heqi dorë nga marrëzia e tij, të përulet në mendje dhe të  pranojë se është njeri, krijesë e vdekshme dhe mëkatare që ka nevojë për falje dhe shpëtim nga Perëndia: “që nuk kënaqet me vdekjen e mëkatarit por të kthehet e të jetojë”. (Jezekeli 18-23)

Ateisti duhet të vijë në vete sa nuk është  tepër vonë për korrigjim, sepse edhe mëkati ka një masë edhe durimi i Perëndisë ka një kufi, ashtu si ndodhi me shumë ateistë, që nuk pushuan deri në fund të mohojnë Zotin edhe të bëjnë keq, por pastaj kur iu afrua vdekja si ndëshkim paraprak nuk arritën të pendohen me të vërtetë, por vetëm u mbushën me ankth dhe tmerr për gjykimin e drejtë të Perëndisë dhe mundimet e përjetshme e ferrit që i prisnin.

Psh, kur filozofi ateistë, Volter (1694 -1778), ndjeu goditjen në tru dhe kuptoi se po i afrohej vdekjes, u mbyt me pendim. Ai thirri menjëherë priftin që të “pajtohej me kishën” që aq shumë e kishte luftuar dhe përqeshur.

Pasuesit e tij u turrën në dhomën e tij për të parandaluar kthimin e tij. Ai i mallkoi dhe ndërsa dëshpërimi i tij rritej nga prania e tyre, ai në mënyrë të përsëritur dhe me zë të lartë thërriste: «Më lini! Jeni ju që më sollët në këtë situatë. Zhdukuni! Çfarë lavdi të mjerueshme keni krijuar për mua!”.

Për dy muaj ai u torturua me një ankth të tillë saqë herë-herë shtrëngonte dhëmbët me një zemërim të padurueshëm kundër Zotit dhe njerëzve. Herë të tjera me tone krenare, ai thoshte: “Oh, Krisht! Oh, Zot Jisu!” Herë të tjera, duke kthyer fytyrën dhe duke qarë, ai thirri, “Unë duhet të vdes – unë jam braktisur nga Zoti dhe nga njerëzit! Unë do shkoj në ferr. Ndërsa fundi i tij po afrohej, gjendja e tij u bë aq e rëndë sa bashkëpunëtorët e tij ateistë  kishin frikë t’i afroheshin. Edhe infermierja e Volterit deklaroi: “Për gjithë pasurinë e Evropës, unë kurrë nuk dua të shoh një tjetër ateist duke vdekur në këtë mënyrë. Ishte një skenë horrori përtej çdo imagjinate”.

Zoti pastë mëshirë për ateistët! Amin.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Lulëzim Basha ose “Tigri prej letre”

Publikuar

-

Nga

Lulëzim Basha ose “Tigri prej letre”

Nga: Ilir Yzeiri

Pasi e ndoqa pjesë –pjesë shfaqjen e Lulëzim Bashës në TV Klan te emisioni i Fevziut “Opinion”, me qenë se po merrem këto kohë me një studim për shprehjet frazeologjike të shqipes, më ngjau se Lulëzim Bashës, me atë që tregoi mbrëmë, i shkon shprehja si «Gjeli në majë të plehut».

Ndoshta tingëllon pak ofensive, por, në këtë rast, e kam fjalën për figurën dhe rolin që luan qytetari Lulëzim Basha kur vesh kostumin e udhëheqësit të PD-së dhe kur u paraqitet shqiptarëve si kryeministri i ardhshëm i tyre. Mua personalisht më ngjan se deri tani ai po ligjëron dhe po performon si « Gjeli majë plehut ».

Mirëpo sot në mëngjes lexova te «Peizazhet e fjalës» një studim brilant të Ardian Vehbiut mbi një klishe historike të ligjërimit në vitet ’60 ku ai analizon shprehjet e përdorura nga Enver Hoxha në luftë verbale me Hrushovin që u kthyen në klishe, si : « edhe bar do hamë e nuk nënshtrohemi » apo « u shitët për 30 aspra » , në studimin me titull : « Zanafilla komplekse e një klisheje », botuar sot te Peizazhet, siç e përmenda. Në këtë studim të Vehbiut ndesha dhe një shprehje që e ka përdorur Maoja për të karakterizuar imperializmin amerikan si «tigër prej letre », një shprehje që vjen nga kultura kineze e epokës Ming. Ndaj m’u duke se edhe Basha mbrëmë, disa herë shfaqej si « Gjeli në majë plehut » dhe në disa të tjera si « Tigër prej letre ».

Po le t’i marrim sendet me radhë.

Ligjërimi i Lulëzim Bashës është më i vrafri dhe më i dobti ndër ligjërimet që artikulojnë politikanët te ne. Ai është i rrafshtë, pa ngjyrë dhe mbështetet vetëm në një regjistër : tonaliteti i ngritur dhe vetëm në një stil apo model që është stili akuzues.

Basha është një prokuror shëtitës, pa pagesë që e nis paraqitjen e tij dhe shfaqjen në publik duke lexuar pretenca. Si prokuror ai ka përballë një kriminel apo një të pandehur imagjinar dhe i numëron atij krimet që ka kryer, por jo ato që kanë ndodhur dhe ato që ka bërë realisht viktima që Luli vë në shënjestër, por ato që ka bërë personazhi i së keqes që ai ka ndërtuar në përrallën që tregon.

Sipas Lulëzim Bashës Shqipëria është në gjendjen më të keqe, populli shqiptar, sipas tij, është zhytyr në errësirë, në varfëri e në mjerim dhe krimi e korrupsioni po vrasin me mijëra vetë. Vendi është mbulura nga zija e mjerimit dhe nga papunësia. Një grup njerëzish po i hanë shqiptarët të gjallë dhe po i pjekin trupat e tyre nëpër zgafella. Për t’i shpëtuar ata po vjen Lulëzim Basha.

Ai ka një program që e ka ndërtuar me njerëzitr më të zotë dhe më të ndritur ndër shqiptarë. Sapo ai të bëhet kryeministër, do të zhduket papunësia, do të zhduket mjerimi, do të vejë në djall korrupsioni, do të kthehen me miliona shqiptarë dhe atdheu ynë i dashur soacialist do të kthehet në një kantier ndërtimi e do të nisin të ndërtohen hekurudha, kombinate, ura e autostrada.

LEXO EDHE:  A ka përfitime shëndetësore nga të qenit një vegan?

LEXO EDHE:  Pse njerëzit besojnë kaq shumë tek astrologjia?

Siç shihet ky lloj ligjërimi është një imitim i pavetëdijshëm i modelit revolucionar komunist dhe natyrisht më i lehti për t’u përdorur nga liderë mediokër dhe të paaftë. Ky lloj ligjërimi, zakonisht, përdorej në format e edukimit në kohën e Partisë së Punës dhe atë e recitonin komunistë të devotshëm sa herë që atyre u kërkohej të merrnin një anagzhim para nënës parti.

Lulëzim Basha thotë që unë jam i vetmi politikan që nuk jam rritur e formuar në komunizëm, por ai nuk na tregon dot se ku është formuar. Pikërisht këtë mungesë e ka mbushur modeli komunist i ligjërimit i bartur në PD nga idhulli i tij shpirtëror Sali Berisha. Ky është i vetmi shtrat mbi të cilin ai mund të vendosë artikulimin e tij politik sa herë që shfaqet në publik.

Ligjërimi populist dhe ai totalitar ngrihet i gjithi mbi një realitet virtual. Thelbi i atij ligjërimi është jo trasnparenca, por fshehja, jo rrëfimi i realitetit, por denoncimi dhe vizatimi i një areali të mbushur me të gjitha plagët që kapitalizmi i ka shfaqur në vite. Karakteristikë e ligjërimit të mbështetur mbi modelin enverist të paraqitjes së sendeve është fshehja e së vërtetës nga brenda dhe mbulimi i saj.

Tabuja për të përmendur dobësitë dhe gabimet e bën Lulëzim Bashën që kur shfaqet në publik as emrin të mos ia përmendë Jozefina Topallit. Imitimi i pavetëdijshëm që Basha i bën ligjërimit enverist të rrënjosur nga Berisha në trashëgiminë e kulturës së PD-së, e ka bërë atë që të paraqitet jo si një njeri normal, me gabime e me vese, por si një hero që vlon nga afshi i betejës, që kërcënon, që premton, që sheh në fushën e betejës vetëm kundërshtarë, por jo njerëz që mendojnë ndryshe.

Realiteti që ai vizaton është një e dhënë ideologjike që duhet marrë pa vërtetim . Ata që guxojnë t’i kujtojnë atij se në atë realitet që ai vizaton gjërat nuk janë ashtu si i paraqet ai, janë tradhtarë dhe të shitur. Kush nuk e beson atë çon ujë në mullirin e armikut. Pikërisht siç patën bërë edhe komunistët pas çlirimit të vendit. Paraqitja bardhë e zi e realitetit nuk është realiteti vetë, por është njolla e zezë në mendje e atij që frymëzohet nga teoritë e luftës për ta shkatërruar kundërshtarin me mjetet e ligjërimit.

Dhe pikërisht për të gjitha këto Lulëzim Basha herë më ngjan sikur këndon si ai gjeli majë plehut, sidomos atëhere kur këndon për botën e re që do të ndërtojë dhe herë si tigër prej letre kur kërcënon me luftë, me përmbysje me konfiskime dhe përleshje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Shënim nga Petrika Vangjeli/Miq te dashur vuani edhe 4 vite

Publikuar

-

Nga

Faqa e njohur publikon sondazhin/ Ja kush i fiton zgjedhjet e 15 prillit

Te gjithe biem dakort qe kjo klase politike nuk eshte ajo qe ne duam, ajo qe ne na perfaqeson. Gjithmone kemi jetuar me kete gje ne tru po asnjhere nuk u beme bashke per te mos shkuar ne zgjedhjet e Prillit me keta lidera.

Tani kane filluar pazaret per vendet e sigurta ne parlament shfaqen me radhe Duka, Dule, Idrizi, Mediu Gjinushi Milo e car kane ngelur nga keta qe kane nga 200 vota ne cdo qytet. Si edhe si te perfitojne ne baze te listave kush te kape nje mandat. Bashes po i zien koka kujt tja nderheqe e kujt tja prishe.

Nderkohe Rama freskohet ne studion e Eni Vasilit me ca palaco opinioniste qe i vertit si te doje. Gjithsesi per te dale ne teme, nuk kemi zgjidhje tjeter te shikojme teatrin qe po prodhon politika jone.

Ajo qe une mendoj eshte qe nqs ne votojme Edi Ramen per 4 vitet e ardheshme, deklasohen totalisht Berisha, Basha,Iliri, edhe teta Mona ( qe nuk e tremb as covi). (Pas ketyre reshtave do doja te isha Genard Hajdini qe ti shaja njhere te gjithe te lartpermendurit.)

Duke hequr keta figura nga politika kemi pastruar 60% te kancerit qe na ka kapluar. (Sepse nqs vijne perseri keta e dime cfare fuqie kane edhe e dime se cfare Oktapodi jane te afte per te krijuar ne administratat e vendit.)

LEXO EDHE:  “Të hapim zemrën ndaj të mirës”/ Kryemadhi mesazh në vigjilje të pashkëve

LEXO EDHE:  Besëtytnitë për Vitin e Ri

Kam njerez rrotull qe thone nqs Rama fiton perseri do kthehet ne Vladimir Putin te Ballkankt. Joo nuk mendoj keshtu edhe e perseris qe nuk mendoj keshtu sepse jemi nje vend me principe, edhe nqs cdo njeri ruan shpirtin opozitar edhe behemi ne opozita e vendit mund ta rezojme.

Pse nuk bie Putin ? Pse nuk bie Erdogani. Keta nuk bien sepse kane nje dinasti ne kembet e tyre, por ne jemi nje vend i vogel nje vend kaq afer Europes edhe kaq larg njekohesisht. Ndoshta jam gabim ne keto qe shkruaj, por kjo eshte idea ime per te shpetuar kete vend, edhe nuk kaa zgjidhje tjeter sepse jemi prape ne qe po e cojme vendin ne zgjedhjet e Prillit.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit?

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit?

Kosova dhe Shqipria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi?

Nëse në Kosovë fitorja e opozitës është thjesht formalitet, në Shqipëri asnjë sondazh nuk e nxjerr opozitën fituese dhe ka një dyshim të fortë ne rezultatin e saj.

Por pse opozita e Kosovës është më afër se pushtetit se opozita e Shqipërisë:

1- Kosova brenda 1 viti ka ndryshuar 3 qeveri. Ndërsa Shqipëria, brenda 30 vjetësh qarkullon 3 fytyra, mes të cilave edhe Monika me Lulzimin.

2- Albini dhe Vjosa në dy dekada kanë pas vetëm 3 muaj pushtet dhe janë të pa provuar, ndërsa Monika dhe Lulzimi familjarisht kanë pas 100 poste dhe kolltuqe në 30 vjet.

3- Kosova i ka dërguar në Hagë elitën e vjetër dhe po gjykohen në bankën e të akuzuarve, Shqipëria ka lider shpirtror dhe moral të saj dy figurat më të vjetra të politikës Berishën dhe Metën. Opozita e Shqipërisë kontrrollohet 100% nga figurat e vjetra.

4- Opozita e Kosovës ka dy lëvizje që janë themeluar nga dy liderët e saj Vjosa dhe Albini, ndërsa në Shqipëri nuk janë krijuar nga Monika dhe Lulzimi por i kanë të trashëguara nga Burri (Meta) dhe nga Berisha. LSI dhe PD nuk janë grupime politike të krijuara nga Monika dhe Lulzimi.

5- Opozita e Kosovës është avokate e kauzave anti-korrupsion dhe i ka figurat 100% të pastra, ndërsa opozita e Shqipërisë i ka liderët e saj me dhjetra dosje në prokurori dhe skanë asnjë moral në kauzat e tyre.

6- Vjosa dhe Albini janë dy politikanë të thjeshtë dhe pa pasuri, ndryshe nga Monika dhe Lulzimi që njihen për pasuritë e tyre.

LEXO EDHE:  A ka përfitime shëndetësore nga të qenit një vegan?

LEXO EDHE:  Besëtytnitë për Vitin e Ri

7- Vjosa dhe Albini ka plot gabime në politikë por ata nuk vinë në pushtet si e keqja më e vogël por si alternativa më e mirë, ndërsa opozita e Shqipërisë ka vetëm një mundësi, që populli të votoj anti-Rama, por jo pro Monik dhe Lulzim.

8- Ndërkombëtarët me gjithë rezervat për Albinin, e kanë të qarë që burr i pare dhe i fundit ne parti eshte Albini, ndersa ne Shqipëri nuk guxojnë të besojnë tek Lulzimi se ky ndryshon mendje çdo 24 orë, pasi merr leje për çdo gjë te Berisha.

9- Albini ka një aleat të ri si Vjosa, me plot moral që ti rrisi imazh dhe vota, ndërsa Lulzimi te vetmen shpresë e ka te Monika një aleat 30 vjet ne politike që ka ndryshuar 6 herë krahun majtas dhe djathtas.

10- Në Kosovē vota numërohet, në Shqipëri jo.

Dhe autor të manipulomiy votës nuk është vetēm qeveria e sotme por edhe opozita PD-LSI që janë nëna dhe baba e vjedhjes vitave të shqiptarve

Për këto arsye opozita e Vjosës dhe Albinit janë shumë më afër fitores se opozita e Monikës dhe e Lulzimit.

Thënë troç: Opozita e Kosovës është anti-establishment, opozita e Shqipërisë është gjysma e establishmentit shqiptar.

Në Kosovë votohet ndryshimi, në Shqipëri riciklimi.

LEXO TE PLOTE