LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri/ Tomini: Shmangni grumbullimet, festoni vetëm me familjarët

2 Dhjetor 2020, 11:37, Aktualitet CNA
Në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri/ Tomini: Shmangni

Komiteti i ekspertëve iu përgjigj gjatë komunikimit të sotëm edhe interesimit të gazetarëve. Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha se nuk ka arsye për mbylljen e çerdheve apo kopshteve, pasi kjo kategori nuk përbën rrezik.

Ata po ashtu këshilluan të evitohen të gjitha grumbullimet për festat e fundvitit, duke qënë se jemi në prag të tyre.

?Sa i përket çerdheve dhe kopshteve, nuk kemi evidentuar trend në rritje, në moshën 0 deri në 4 vjec incidenca është shumë e ulët. Nuk kemi evidentuar shpërthime masive në çerdhe apo kopshte. Grumbullimet masive dhe festat sigurisht që janë element që duhet të priovohen, të ndalohen. Tani e tutje është e mirë të festojmë në familjen e ngushtë?,- tha Tomini./CNA.al.

 

 

Lajmet e fundit nga