Kronika
Në kërkim prej shtatorit/ Arrestohet 36-vjeçari “i rrezikshëm” nga Hasi

Një 36-vjeçar nga Golaj i Hasit është arrestuar pasi prej më shumë se dy muajsh ishte në kërkim nga Policia.
Gjykata e Kukësit kishte caktuar arrest me burg në mungesë për D.D, 36vjeç pasi kishte kundërshtuar policët dhe nuk i ishte bindur urdhërit të atyre, madje ai i ka kërcënuar uniformat blu.
“Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapet dhe ndalohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për disa vepra. Efektivët e DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim D.D., 36 vjeç, banues në fshatin Golaj, Has. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendim të datës 17.09.2020, ka vendosur ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë së rendit publik”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Materialet i kaluan Porkurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

“Drejtuesi i BMV-së, nipi i një zyrtari të lartë”/ Plas debati mes Lalës dhe zv-ministrit
Aksidenti që ndodhi para pak ditëve te ambasada italiane, ku shtetasi Stiverjan Dashi “fluturoi” me 150 km/h në mes të Tiranës, duke rresikuar një masakër,...

Lala zbardh detaje/ Biznesmeni italian shkoi në veri për të eksploruar zonën, në makinë u gjetën…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, pasi makina që ai kishte marrë me qira u gjet...