LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshon procedura e kolaudimit/ Zbardhet skema e re sa herë në vit do kalojnë për kontroll automjetet

2 Dhjetor 2020, 07:22, Politikë CNA
Ndryshon procedura e kolaudimit/ Zbardhet skema e re sa herë në vit do

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa prej risive të reja që do të përfitojnë drejtuesit të mjeteve pas kalimit të Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore nga shteti.

Përmes një postimi në rrjetin socila, Rama shkruan se makinat e reja me zero kilometër nuk do të kalojnë në kolaudim 3 vitet e para, ndërsa për makinat e tjera si mjetet taksi apo transporti i udhëtarëve do të kalojnë për kontroll një herë në vit.

Kryemistri premton se nuk do të ketë rritje të tarifave por do të ketë më shumë cilësi në kontrollin e automjetit.

Rama tha se kolaudimi do të kryhet tërësisht nga shteti duke filluar nga 1 janari 2021.

?ME NJË LAJM TË MIRË

Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim, sikundër e kemi premtuar, do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:

***fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të DPSHTRR Fier?, shkruan Rama./CNA.al.

 

Lajmet e fundit nga