LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Zbardhet opinioni paraprak i ”Venecias”: Jashtëzakonisht të nxituara!

2 Dhjetor 2020, 16:09, Politikë CNA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Zbardhet opinioni paraprak i

Zbardhet opinion paraprak i Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor të miratuara më 5 tetor pa konsensusin e të gjitha palëve.
Sipas Venecias, ndryshimet ishin të nxituara, dhe kjo kërkon një konsultim më të gjerë para se ato të ishin miratuar.

?Procedura për miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë si dhe në Ligjin Nr. 118 ishin jashtëzakonisht të nxituara. Konsultime të gjera ndërmjet aktorëve politikë dhe organizatave joqeveritare, duke siguruar një afat të duhur, duhet të kishte ndodhur para ndryshimit të këtyre ndryshimeve themelore?, thuhet në raport.

Po ashtu Komisioni i Venecias thekson se është detyra e Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor, prandaj është me rëndësi që ajo të jetë funksionale.

?Kjo duhet të jetë detyra e Gjykata Kushtetuese sapo të bëhet përsëri funksionale. Komisioni i Venecias dhe ODIHR tashmë e kanë bërë të qartë se është me rëndësi jetike për Shqipërinë të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë sa më shpejt të jetë e mundur, për më tepër në një kohë në të cilën shumë çështje komplekse që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e çështjeve publike në Shqipëri janë të pranishme?./CNA.al

Lajmet e fundit nga