LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në Kodin e ri Penal/ Ja si pritet të ashpërsohen dënimet për vepra të ndryshme

2 Dhjetor 2020, 10:27, Aktualitet CNA
Ndryshimet në Kodin e ri Penal/ Ja si pritet të ashpërsohen

Ministria e Drejtësisë ka propozuar në Kuvend draftin për Kodin e Ri Penal.

Në këtë draft, janë parashikuar një sërë ndryshimesh dhe sipas ekspertëve ky do të jetë një Kod që do të rezistojë gjatë një kohë dhe plotëson çdo vakum ligjor.

Nëpërmjet këtij drafti po rishikohen veprat për drograt, si dhe po klasifikohet konsumi, kultivimi dhe trafikimi i tyre.

Duke iu referuar këtij drafti deri në 10 gram kanabis për përdorim vetjak s?do të konsiderohet krim dhe si rrjedhojë s?do ketë asnjë masë.

Ndërkohë për krimet e korrupsionit dhe aktivitetet kriminale ekonomike parashikohen dhe konfiskime pasurie.

Ndërsa, për ndërtimin pa leje në tokën tënde për efekt strehimi s?do të ketë dënim e as arrestim, por vetëm gjobë.

Ky kod i ri fut risi edhe tek prostitucioni, ku ushtrimi s?do të konsiderohet më vepër penale por kundra-vajtje.

Sa i përket krimeve seksuale dhe aktivitetit pornografik do ketë rritje dënimi./CNA.al.

Lajmet e fundit nga