LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masat kufizuese pa rezultat/ Revoltohet ish-ministri i Shëndetësisë: Boll me ‘fake’ zgjidhje!

2 Dhjetor 2020, 16:22, Politikë CNA
Masat kufizuese pa rezultat/ Revoltohet ish-ministri i

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me situatën e Covid-19.

Vasili shkruan se sot qeveria vendosi të vazhdojë masat e 11 nëntorit, ndonëse nuk dhanë asnjë rezultat.

Boll me fake zgjidhje të pambështetura në evidencë, që nuk prodhojnë rezultate, vijon Vasili më tej.

Deri kur me masa kufizuese totalisht te deshtuara te Qeverise per COVID-in??

Qeveria sot vendosi te vazhdoje masat e marra ne 11 nentor dhe qe do te ishin ne fuqi per tre jave, per nje periudhe pa afat.

Por a dhane rezultat masat e marra me 11 nentor??

Shifrat e vete qeverise na tregojne se ne 11 nentor kishte 507 raste te reja infektimesh.

Ndersa sot 2 dhjetor kishte 705 raste te reja!

Pra rritja eshte me rreth 40%.

Persa i takon vdekjeve rritja ka qene edhe me keq mbi 60%.

Perse vazhdohet me te njejtat masa, qe nuk japin asnje rezultat, por perkundrazi rritja e rasteve me COVID eshte shume e qarte.

Si mund ti besojne dhe mbeshtesin qytetaret keto masa?

Boll me masa pa kuptim.

Boll me FAKE zgjidhje te pambeshtetura ne evidence, qe nuk prodhojne rezultate.

Meqe kane merak te thone, “qe keshtu ndodh në vende te tjera”, ja ku e kane Francen dhe Italine qe brenda pak javesh i ulen ne menyre drastike infektimet e reja.

 

Lajmet e fundit nga