Connect with Us

Lajmi i mirë/ Kurohet plotësisht Skënder Gega, lë Turqinë dhe rikthehet në Shqipëri

Sport

Lajmi i mirë/ Kurohet plotësisht Skënder Gega, lë Turqinë dhe rikthehet në Shqipëri

Publikuar

-

Trajneri i Kukësit Skënder Gega kthehet sot në Shqipëri.

Tekniku i nënkampionëve të vendit ka lënë sot klinikën “BHT” në Turqi pasi analizat e fundit mjekësore treguan përmirësim të ndjeshëm.

57-vjeçari u kurua prej disa ditësh në Turqi për shkak të komplikemeve që i shkaktoi koronavirusi.

Njoftimi i klubit:

Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin! Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës. Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit. Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Welcome back Gega 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Surpriza e madhe/ Klubi i ligës së tretë eliminon Real Madridin nga Copa del Rey

Publikuar

-

Nga

Alcoyano, klub i ligës së tretë spanjolle ka arritur që të eliminojë Real Madridin pas fitores 2-1 në vazhdime.

Juanan Casanova në minutën e 115-të realizoi golin i cili ka dërguar klubin e Alcoyanos në 1/8-tën e Copa del Rey.

Zinedine Zidane pushoi për këtë ndeshje disa lojtarë kyçë, mirëpo edhe inkuadrimi i Karim Benzemas dhe Eden Hazard nuk ndikuan.

Edhe pse për më shumë se 10 minuta skuadra e Alcoyanos luajti pa një lojtar pasi Lopez mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja, në fund arritën që të fitojnë sfidën.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi fiton Superkupën e Italisë

Publikuar

-

Nga

Juventus ka arritur që ta mposhtë klubin e Napolit me rezultat minimal 2-0 pas golave të Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata.

Pjesa e parë u mbyll 0-0 me të dyja skuadrat duke kërkuar golin dhe ishte një pjesë e barabartë

Në pjesën e dytë, Ronaldo 64’ shënoi golin e parë në ndeshje. Në anën tjetër, Lorenzo Insine ka humbur penalltinë në minutën e 80-të.

Epilogun përfundimtar kësaj ndeshje ia dha Alvaro Morata duke shënuar në minutën e 90-të.

Ky është trofeu i parë për Andrea Pirlon si trajner, ndërsa i nënti i Super Kupës së Italisë për Juventusin.

LEXO TE PLOTE

Sport

Me Tiranën për 1 vit e gjysmë, sulmuesi finlandez mbërrin në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i ri i Tiranës, Tim Vairinen mbërriti sot në Shqipëri. 27-vjeçari finlandez, i cili ka firmosur kontratë 1.5 vjeçare u prit nga drejtori i klubit bardheblu Tefik Osmani. Tirana njofton se ish-futbollisti i Helsinkit është akomoduar nga stafi i Tiranës.

Vairinen do t’u bashkohet në stërvitje kampionëve në fuqi të Shqipërisë pas derbit të nesërm me Partizanin. Vairinen konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për Tiranën.

NJOFTIMI I TIRANËS

Tim Väyrynen mbërriti këtë pasdite në Tiranë. Shtatlarti u prit në aeroportin e Rinasit nga stafi i ekipit nga ku u dërgua më pas të akomodohej. Lojtari është tashmë i gatshëm për t’u vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Dede. Pas ndeshjes së nesërme ai pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitje për t’u përgatitur për sfidën e rradhës. #welcome

LEXO TE PLOTE