Connect with Us

“Kim ka kuriozitet për ecurinë time politike”/ Hajdari zbulon marrëdhënin me ambasadoren e SHBA

Politikë

“Kim ka kuriozitet për ecurinë time politike”/ Hajdari zbulon marrëdhënin me ambasadoren e SHBA

Publikuar

-

“Eja bashkohemi”/ Thirrja e Hajdarit: Ka ardhur koha që të rebelohemi!

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për marrëdhëniet me ambasadën e SHBA në Tiranë, duke thënë se ajo nuk ka ndikuar në “Nismën THurje”.

Hajdari u shpreh se ambasada e SHBA thjesht e vëzhgon atë ashtu siç bën me të gjitha partitë. Më tej ajo theksoi se nuk mund të fshehë faktin se ka marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadoren amerikane Yuri Kim, dhe me ambasadat e tjera.

Ndërkaq, deputetja ka shtuar se ambasadorja amerikane Kim dhe ambasadorët e tjerë kanë kuriozitet për ecurinë e saj politike në vend.

“Roli i drejtpërdrejt. Kjo është një pyetje që shpesh më bëhet në studio por ambasada në tërësi ka një rol vëzhgues ndaj gjendjes politike në Shqipëri. Nuk mund ta fsheh faktin se kam marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadën amerikane dhe me ambasadat e tjera. Vjen si pasojë e kryetare të Komisionit të Integrimit dhe që kam jetuar në Amerikë kjo më ka bërë të kem njëlloj avantazhi nga politikanët e tjerë. Këtë afrimitet jamë munduar që ta ruaj dhe ta ushqej.
Ambasadorja amerikane dhe ambasadorë të tjerë kanë kuriozitet për ecurinë time në politikë dhe ata mendojnë se pluralizmi në Shqipëri është i rëndësishëm, konkurenca është e rëndësishme dhe ata mundohen të mbështesin në mënyrën e tyre dhe jo të ndikojnë. Do jemi parti që do e kërkojmë aleatët perëndimore”, tha Hajdari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha kullon nga korrupsioni”/ Patozi përplaset me Gjekmarkajn: I dal zot çdo gjëje që kam bërë

Publikuar

-

Nga

“Basha kullon nga korrupsion”/ Patozi përplaset me Gjekmarkajn: I dal zot çdo gjëje që kam bërë

Koordinatori i Bindja Demokratike, Astrit Patozi, është përfshirë në një debat me analistin Agron Gjekmarkaj.

I ftuar në ABC neës, Patozi tha se Basha kullon nga korrupsioni dhe  se opozitën e ka të korruptuar.

Patozi: Të gjithë këta janë të korruptuar, ne duam të heqim Ramën dhe të bëhet kryeministër dikush që nuk është si ai, që nuk i ka bërë dëme Shqipërisë.

Gjekmarkaj: Lulzim Basha i ka bërë më pak dëme Shqipërisë, është më i mirë se Rama, dhe ku e keni parë ju korrupsionin e Bashës?

Patozi: Basha kullon nga korrupsioni se opozitën e ka të korruptuar. Nëse Rama është i korruptuar i aftë, Basha është i paaftë.

Gjekmarkaj: Pse s’dolët të thoshit kjo është opozitë e korruptuar në 2013-2017?

LEXO EDHE:  Nga Erion Dasho/ COVID-19, politikë apo mjekësi?!

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ Letër Milaimit

Patozi: Po flet me njeriun e gabuar. Unë jam ai që kurrë nuk kam heshtur. Basha nëse e bëri këtë sepse ishte mërzitur nga heshja ime, i lumtë krahu. Në këtë krasitjen që na bëri ne. Çfarë jam unë tani djal i urtë, apo zevzeg? Çfarë më do ti mua? Idenë timë nëse duan ta ndjekin janë të mirëseardhur.

Gjekmarkaj: Pse nuk the opozitë e korruptuar në 2013-2017?

Patozi: E kam denoncuar unë gjithmonë. Unë jam krenar për koherencën time. Koherencën time e kam të shenjtë dhe i dal zot çdo gjëje që kam bërë në politikë.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk i dalin katër vila”/ Topalli bën ‘rezil’ Bashën: Nuk ka bërë transparencë për asgjë

Publikuar

-

Nga

“Nuk i dalin katër vila”/ Topalli bën ‘rezil’ Bashën: Nuk ka bërë transparencë për asgjë

Lulzim Basha është simboli i një njeriu që ka mundur të shumfishojë pasurinë e tijë gjatë kohës që është në krye të opozitës.

Dy vila në kompleksin e Agron Papulit dhe dy të tjera në bregdet duket se nuk i mjaftojnë kryetarit të PD-së, dhe kërkon dhe një tjetër.

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në një intervistë për ABC tha se Basha nuk ka bërë transparente asgjë, për mënyrën se si është pasuruar.

“Ka një kryetar që në dy vite ka marrë dy vila, në zona luksoze dhe dy të tjera tek bregdeti, dhe na del se nuk i mjaftojnë këto dhe do dhe të tjera, në popullin më të varfër.

LEXO EDHE:  Presidenti “shënd e verë” me Ramën/ Meta: Ka të drejtë, kemi marrëdhënie të shkëlqyera

LEXO EDHE:  Presidenti "shënd e verë" me Ramën/ Meta: Ka të drejtë, kemi marrëdhënie të shkëlqyera

Nuk ka bërë transparencë për asgjë. Nuk jam kundër pasurimit të njerëzve, por politikanët duhet të bëjnë transparencë dhe me shumë burime”, tha Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E sulmojnë për rikthimin në politikë/ Patozi: Çfarë posti kërkon më Meta, pse ankohen për ne

Publikuar

-

Nga

E sulmojnë për rikthimin në politikë/ Patozi: Çfarë posti kërkon më Meta, pse ankohen për ne

Rikthimi i Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit në skenën politike, ka sjellë një sërë sulmesh dhe akuzash ndaj tyre.

Pikërisht për këto sulme ka folur mbërmjen e sotme edhe koordinatori i Bindjes Demokratike, i cili tha se nuk e kupton pse njerëzit ankohen duke thënë se ai dhe Topalli janë të vjetër në politikë.

Patozi deklaroi në emisionin “Log” se Sali Berisha dhe Ilir Meta që akoma kërkon të mbajë poste, janë shumë të vjetër në politikë dhe askush nuk ankohet për ta.

LEXO EDHE:  “Biseduan dhe qeshën sikur të mos kishte ndodhur asgjë”/ Loredana bën paqe me çiftin që e akuzoi për mashtrim

LEXO EDHE:  Hahn thirrje politikës/ Bashkëpunoni për t’iu bashkuar BE-së

Ne nuk kemi dal për vete apo për familjet tona. Ne dalim sepse kemi ide, politika është idea, jo personi. Njerëzit ankohen se Patozi dhe Topalli janë të vjetër në politikë, nuk do sjellin gjë të re, por këta njerëz nuk ankohen për Sali Berishën që ka 30 vjet aty, apo për Ilir Metën që nuk e di se çfarë posti kërkon më nga politika”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE