Politikë
“Jemi në mes të një krize shumë planëshe”/ Thirrja e fortë e Topallit: Nuk kemi kohë të presim, të ndalim rënien!

Drejtuesja e Lëvizjes përNndryshim, Jozefina Topalli ka publikuar një video ku përshkruan gjendjen aktuale të vendit.
Sipas Topallit, vendi është në mes të një krize shumë planëshe, ndërsa thekson se vendi ynë po zbrazet.
“Jemi në mes të një krize shumë planëshe. Ekonomia është dobësuar, shumë biznese janë mbyllur e vende të panumërta pune janë shkatërruar. Sistemi shëndetësor vuan, ndërsa ai privat është shumë i shtrenjtë, ai arsimor përballet me probleme serioze. Ne vazhdojmë të jemi një vend ku ka pensione 100 euro. Prej vitesh nuk rriten rrogat, por rriten çmimet, për shkak edhe të pandemisë ekonomia vazhdon të bjerë ndërsa borxhi të rritet. Pabarazia dhe pasigura janë bërë gati dëshperuese, vendi ynë po zbrazet, po plaket. Sfidat me të cilat po përballemi janë reale. Asnjëri nuk është i sigurt dhe një ditë diku të gjithë do të takohemi me këto sfida”, shprehet Topalli.
Më tej ajo thekson se nuk kemi kohë më të presim, por duhet të bëhemi bashkë dhe t’i japim shpresë vendit.
“Le të bëhemi bashkë, të ndalim rënien , t’i japim shpresë vendit, të fillojmë ndryshimin. Ne nuk duam të jemi spektatorë të një politike cinike, ne bashkë kemi mundësi ta ndyshojmë, bashkë kemi vullnetin, përvojën dhe dijen për ta kthyer atë në politikë dhe në shpresë. A e dini çfarë bëhet kur nuk mundesh më? Ndryshon! Ne jemi në krizë reale dhe serioze, vendi ka nevojë për ndryshim!”, përfundon Topalli./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës. Gazetari Bledi Mane...