LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte duke ngrënë në restorant/ Si u ekzekutua shqiptari në Brazil, zbulohet identiteti

2 Dhjetor 2020, 18:08, Kronika CNA
Ishte duke ngrënë në restorant/ Si u ekzekutua shqiptari në

Një 47-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në Brazil ndërsa ishte ulur në një restorant ku po konsumonte mëngjesin në rajonin qendror të São Paulo.

Mediat braziliane shkruajnë se viktima është Ilir Zelka. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, 47-vjeçari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të shumta që kishte në trup nga breshëria e plumbave.

Një zyrtar i policisë braziliane tha për mediat se autori braktisi motorin dhe zhduku rrobat që përdori në momentin e vrasjes. Autoritetet kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorit, që ende nuk është identifikuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga