Connect with Us

Gjermania ndalon një shoqatë naziste

Bota

Gjermania ndalon një shoqatë naziste

Publikuar

-

“Brigada sulmuese 44”. Emri i saj tingëllon shumë ushtarak, agresiv dhe luftarak. Dhe tingëllon sikur të ishte një njësi me trimëri të madhe e ushtrisë. Anëtarët e shoqatës së vogël “Brigada sulmuese/Wolfsbrigade 44″ e shkruajnë emrin e tyre me gërma të mëdha dhe të bardha, në gjermanishte të vjetër dhe e mbajnë në këmisha ose në xhaketa. Në demonstratat ekstremiste të djathta ata prezantojnë në mënyrëtë qëllimshme veshjet e tyre, për të bërë të njohur ideologjinë që kanë. Për njerëzit që nuk janë pjesë e tyre, kjo gjë ka efekt ndrydhës.

Ndërkohë që për shumicën e njerëzve e keqja e pabazë humnera e pafund fshihet pas gërmave dhe shifrave.

Krimet e Brigadës sulmuese 44” gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë një dimension aq çnjerëzor saqë është e vështirë të tregohet me fjalë. Kemi të bëjmë me një njësi speciale SS, të drejtuar nga Oskar Dirlewanger. Gjatë luftës ushtarët e saj kanë vrarë mijëra vetë, pothuajse të gjithë civilë të paarmatosur. Ata kanë djegur foshnja dhe fëmijë, kanë përdhunuar vajza të reja dhe kanë vrarë sidomos në Bjellorusi çdo fshatar që u dilte përpara.

Në fshatin Chatyn, ushtarët kanë nxjerrë njerëzit nga shtëpitë, i kanë mbyllur në një haur, i kanë vënë atij flakën dhe kanë hapur zjarr kundër të gjithë atyre, që janë munduar të shpëtojnë. Mes viktimave ndodheshin 75 fëmijë. Josef Kaminskij, kovaçi i fshatit mbijetoi. Mbas tërheqjes së trupës SS ai gjeti në haurin e djegur të birin e vdekur, Adamin. Oskar Dirlewanger mori më vonë medaljen e Kryqit të Kalorësisë për veprat e tij të famshme.

Nderim kriminelit që vrau njerëz në masë, Oskar Dirlewanger

Ky Oskar Dirlewanger nderohet nga „Brigada sulmuese 44″, e cila është nxjerrë tani nga ligji. Në simbolikën e neonazistëve shifra 44 flet për gërmën e katërt të alfabetit, pra për DD, ose „Divizioni Dirlewanger”. Të martën, më 1 dhjetor 2020, policët gjermanë shkuan në disa lande gjermane për të kontrolluar shtëpitë e 11 anëtarëve të shoqatës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, ata gjetën gjatë kontrollit thika të ndaluara, një balestër, bajoneta, një hanxhar, kryqe të thyer dhe një flamur nacionalsocialist.

Sipas vlerësimit të ekspertëve ky grup nuk ka ndonjë rëndësi të madhe në skenën e ekstremit të djathtë, megjithatë shihet si një grup që ka rrjet të mirë. Që në vitin 2019, Prokuroria e Përgjithshme gjermane pati kontrolluar shtëpi me dyshimin e krijimit të një shoqate kriminele. Anëtarët e shoqatës patën rënë në sy gjatë demostratave rajonale dhe gjatë mbishkrimeve me kryqin e thyer.

LEXO EDHE:  Kush punon në të zezë rrezikon shumë

Për David Begrich nga shoqata “Miteinander” „Me njëri -tjetrin” nga Saksoni–Anhalti hetimet janë një dëshmi që tregojnë rrjetin ndër-rajonal që ka krijuar skena e djathtë në Gjermani. Dhe kjo ka pasoja të ndjeshme, shpjegon ai për revistën Online Belltower-News: “Gjatë këtyre lidhjeve të krijuara ka pasur një proces radikalizimi tre vitet e fundit, gjë që ka rritur gatishmërinë për të ushtruar dhunë kundër migrantëve dhe kundërshtarëve politikë. Një rol të madh këtu kanë luajtur lidhjet në rrjetet sociale.”

Rrjete të djaththta në mediat sociale

Dhe simpatizantët nuk veprojnë në mënyrë konspirative. Në faqen e facebookut të Oliver R. çdo gjë ka të bëjë me bindjet ekstremiste të djatha dhe simpatinë e tij për „Brigadën sulmuese 44″. Në këtë mënyrë ai ka gjetur 274 shokë e shoqe. Skena është e lidhur mirë.

Ministri gjerman i Brendshëm, Horst Seehofer jep me nxjerrjen jashtë ligjit të kësaj shoqate një sinjal të qartë: „Një shoqatë, që mbjell urrejtjen dhe kërkon ringritjen e një shteti nacionalsocialist, nuk ka vend tek ne”, deklaron ministri duke komunikuar ndalimin e shoqatës. Kjo është hera e katërt e nxjerrjes nga ligji të një shoqate ekstremiste të djathtë gjatë vitit 2020 në Gjermani./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kriza politike në Itali/ Kryeministri Conte njofton dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

Kriza politike në Itali/ Kryeministri Conte njofton dorëheqjen

Kryeministri italian  Giuseppe Conte ka njoftuar se do japë ditën e nesërme dorëheqjen.

Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, ku thuhet se Conte do të paraqesë dorëheqjen në zyrën e presidentit e Republikës, Sergio Mattarella.

“Qëllimi im është të gjej një marrëveshje që jep një perspektivë të qartë politike për të qeverisur deri në fund të legjislacionit,” tha Conte, sipas gazetës italiane “La Repubblica”.

Pas dorëheqjes, Conte shpreson të formojë një qeveri të re që mund të llogarisë një shumicë më të gjerë.

LEXO EDHE:  Ftohja e Gjermanisë: “Është e komplikuar“ me SHBA”

LEXO EDHE:  350 xhihadistë të kthyer në Gjermani

Raporti shtoi se Conte do të bashkojë forcat në një koalicion të ri që do të tërhiqte nga anëtarët e qendrës dhe të ashtuquajturve “të përgjegjshëm” të parlamentit.

Qeveria e Conte u përballë me pakënaqësi në vend për shkak të menaxhimit të krizës ekonomike në vend.

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinat për Ballkanin Perëndimor/ Borrell: Vendet anëtare të japin një pjesë nga dozat e tyre

Publikuar

-

Nga

Vaksinat për Ballkanin Perëndimor/ Borrell: Vendet anëtare të japin një pjesë nga dozat e tyre

Përfaqësuesi i lartë i BE, Josef Borrell në mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit për Punët e Jashtme, ku u diktua ceshtja e vaksinave dhe kritikat se BE e ka lënë Ballkanin Perëndimor pa mbështetje, deklaroi se shtetet anëtare të ndajnë një numër të caktuar dozash për vendet e treat.

“Jam shumë i bindur se ndarja e vaksinës në mënyrë të drejtë në të gjithë botën, është pjesë e zgjidhjes jo vetëm për arsye solidariteti global por edhe për sigurinë tonë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Gjermani: Rrahja e pakistanezëve dhe shqiptarëve, vërejtje për autoritetet

LEXO EDHE:  Legalisht në Evropë/ Si duhet të zgjidhet statusi i refugjatëve?

Ne nuk do të jemi të sigurt derisa të jenë të gjithë të sigurt. Kemi konsideruar mundësitë që vendet anëtare të ndajnë vaksinat, gjë që është shumë e vështirë nëse marrim parasysh vështirësitë që shtetet po hasin në procesin e tyre të vaksinimit”, tha Borrell.

Më herët, komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi se unioni qëndron përkrah vendeve të rajonit në mënyrë që të sigurohet sa më parë akses ndaj vaksinave.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

“Furnizimi me vaksina për Ballkanin Perëndimor”/ Ja cili është “ngërçi” për të mundësuar shpërndarjen

Publikuar

-

Nga

“Furnizimi me vaksina për Ballkanin Perëndimor”/ Ja cili është “ngërçi” për të mundësuar shpërndarjen

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën në Bruksel për ndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të fqinjësisë lindore.

Sipas burimeve diplomatike të BE-së, në këtë takim u përsërit qëllimi i BE-së që “sa më parë” të sigurojë një sasi të dozave të vaksinave edhe për vendet në fjalë, të cilat do të ndaheshin nga sasia që u dedikohet vendeve anëtare.

Por, problem serioz në këtë moment thuhet se paraqesin vonesat në shpërndarjen e vaksinave nga prodhuesit te vendet anëtare të BE-së.

Kjo, sipas burimeve në Bruksel, e vështirëson edhe donacionin e vaksinave që BE-ja e ka paralajmëruar për vendet e Ballkanit Perendimor.

Komisioni Evropian është në bisedime me prodhuesit e vaksinave për t’i detyruar ata që t’i përmbushin obligimet nga marrëveshja për shpërndarjen e tyre.

Aktualisht, vetëm dy vaksina janë të autorizuara për përdorim në BE: Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Nga Komisioni Evropian është paralajmëruar se deri në fund të kësaj jave do të autorizohet edhe vaksina e zbuluar nga Universiteti i Oxfordit dhe e prodhuar nga kompania AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Aplikimi për vizat gjermane/ Ekspertja tregon hapat, procedurat dhe sa muaj vonojnë

LEXO EDHE:  Shpresë për vaksinën anti Covid/ Kompania gjermane nis procesin e miratimit

Kjo kompani e ka shqetësuar BE-në me njoftimet se në çerekun e parë të vitit do të shpërndajë 60 për qind më pak vaksina sesa që janë porositur.

Vonesat e tilla në BE tash përmenden si arsye shtesë se përse ende asnjë vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk ka marrë ndonjë sasi të vaksinave përmes BE-së.

Shumica e vaksinave për këto vende pritet të arrijnë përmes nismës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, e cila synon shpërndarjen e vaksinave edhe në vende të varfra.

Por, duke e ditur se ato do të arrijnë më vonë, në BE pohojnë se do të “bëjnë çdo gjë në mundësinë e tyre” për të siguruar qasje sa më të shpejtë në këto vaksina edhe për vendet e rajonit.

Pos që është donatore kryesore në nismën COVAX me mbi 800 milionë euro, BE-ja ka dhënë edhe 70 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’iu ndihmuar në fushatën e vaksinimit./REL.

LEXO TE PLOTE