Connect with Us

Florida përgatitet për shpërndarjen e vaksinës anti Covid

Bota

Florida përgatitet për shpërndarjen e vaksinës anti Covid

Publikuar

-

Nesër nis vaksinimi në Britani/ Gazetarja: Ka efekt tre muaj, mjekët që se bëjnë ikin nga puna

Një kompani e kujdesit shëndetësor në Florida thotë se është gati për shpërndarjen e një vaksine të koronavirusit, sapo ajo të vihet në dispozicion. Vaksinat kandidate të kompanisë Pfizer dhe Moderna janë në pritje të miratimit të qeverisë amerikane për përdorim emergjent.

Kompania Jackson e kujdesit shëndetësor që vepron në Qarkun Miami-Dade të Floridës, thotë se do të jetë një nga rrjetet e para që do të marrë vaksinën Pfizer, kur të miratohet nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave.

“Jackson është një sistem i madh shëndetësor në Qarkun Miami-Dade dhe kemi gjithashtu një spital. Ne u përzgjodhëm për shkak të numrit të rasteve me covid dhe se kemi aftësinë të shpërndajmë një numër të madh vaksinash për mjaft punonjës dhe më vonë për pacientët e komunitetit tonë,” thotë Venessa Goodnow, kryefarmaciste në sistemin shëndetësor Jackson Health.

Vaksina e firmës Pfizer përdor metodën e sinjalizuesit RNA për të aktivizuar sistemin imunitar kundër virusit dhe duhet të ruhet në temperaturën minus 70 gradë Celsius ose më ulët.

Personeli i kompanisë Jackson tregon me krenari sistemin e ftohjes që ata kanë tashmë gati për të ruajtur vaksinën.

“E presim vaksinën nga mesi i dhjetorit,” thotë kryefarmacistja e kompanisë Jackson Venessa Goodnow. “Jemi gati t’ua japim vaksinën punonjësve tanë për ata që zgjedhin të vaksinohen. Plani ynë është që së pari, vaksinën ta marrin punonjësit me rrezik të lartë dhe më pas të gjithë punonjësit që janë të interesuar”, thotë zonja Goodnow.

LEXO EDHE:  5 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut/ Humbin jetën dy të infektuar

Qarku Miami-Dade është goditur veçanërisht rëndë nga COVID-19. Që nga e hëna qarku ka patur 230,000 infeksione, me gati 4,000 vdekje, sipas gazetës New York Times.

Pas tetë muajsh kufizime dhe mbyllje biznesesh për shkak të pandemisë, amerikanët janë në pritje të vaksinave të prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, të cilat janë në proces miratimi për përdorim emergjent.

“Të dhënat fillestare duken shumë premtuese, dy vaksinat e para që priten të dalin shfaqin mbi 90 përqind efikasitet. Me këtë aftësi vaksinimi, ne do të mund të mbrohemi nga Covidi dhe kjo do të na lejojë ta hedhim vështrimin përpara”, thotë zonja Goodnow.

Rezultatet përfundimtare të provave për vaksinën kandidate të firmës Pfizer treguan se ajo kishte një sukses prej 95% dhe pa efekte anësore serioze./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kriza politike në Itali/ Kryeministri Conte njofton dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

Kriza politike në Itali/ Kryeministri Conte njofton dorëheqjen

Kryeministri italian  Giuseppe Conte ka njoftuar se do japë ditën e nesërme dorëheqjen.

Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, ku thuhet se Conte do të paraqesë dorëheqjen në zyrën e presidentit e Republikës, Sergio Mattarella.

“Qëllimi im është të gjej një marrëveshje që jep një perspektivë të qartë politike për të qeverisur deri në fund të legjislacionit,” tha Conte, sipas gazetës italiane “La Repubblica”.

Pas dorëheqjes, Conte shpreson të formojë një qeveri të re që mund të llogarisë një shumicë më të gjerë.

LEXO EDHE:  Pse po funksionojnë bllokimet e dyta më pak të ashpra në Evropë

LEXO EDHE:  Masat e reja antiCovid/ Kosovarët dynden drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën

Raporti shtoi se Conte do të bashkojë forcat në një koalicion të ri që do të tërhiqte nga anëtarët e qendrës dhe të ashtuquajturve “të përgjegjshëm” të parlamentit.

Qeveria e Conte u përballë me pakënaqësi në vend për shkak të menaxhimit të krizës ekonomike në vend.

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinat për Ballkanin Perëndimor/ Borrell: Vendet anëtare të japin një pjesë nga dozat e tyre

Publikuar

-

Nga

Vaksinat për Ballkanin Perëndimor/ Borrell: Vendet anëtare të japin një pjesë nga dozat e tyre

Përfaqësuesi i lartë i BE, Josef Borrell në mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit për Punët e Jashtme, ku u diktua ceshtja e vaksinave dhe kritikat se BE e ka lënë Ballkanin Perëndimor pa mbështetje, deklaroi se shtetet anëtare të ndajnë një numër të caktuar dozash për vendet e treat.

“Jam shumë i bindur se ndarja e vaksinës në mënyrë të drejtë në të gjithë botën, është pjesë e zgjidhjes jo vetëm për arsye solidariteti global por edhe për sigurinë tonë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Rama falenderon SHBA për ndihmën/ Sqaron opozitën për testet: Nuk po kushtëzohen

LEXO EDHE:  Ti ke fatin e madh të qendrosh në shtëpi

Ne nuk do të jemi të sigurt derisa të jenë të gjithë të sigurt. Kemi konsideruar mundësitë që vendet anëtare të ndajnë vaksinat, gjë që është shumë e vështirë nëse marrim parasysh vështirësitë që shtetet po hasin në procesin e tyre të vaksinimit”, tha Borrell.

Më herët, komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi se unioni qëndron përkrah vendeve të rajonit në mënyrë që të sigurohet sa më parë akses ndaj vaksinave.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

“Furnizimi me vaksina për Ballkanin Perëndimor”/ Ja cili është “ngërçi” për të mundësuar shpërndarjen

Publikuar

-

Nga

“Furnizimi me vaksina për Ballkanin Perëndimor”/ Ja cili është “ngërçi” për të mundësuar shpërndarjen

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën në Bruksel për ndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të fqinjësisë lindore.

Sipas burimeve diplomatike të BE-së, në këtë takim u përsërit qëllimi i BE-së që “sa më parë” të sigurojë një sasi të dozave të vaksinave edhe për vendet në fjalë, të cilat do të ndaheshin nga sasia që u dedikohet vendeve anëtare.

Por, problem serioz në këtë moment thuhet se paraqesin vonesat në shpërndarjen e vaksinave nga prodhuesit te vendet anëtare të BE-së.

Kjo, sipas burimeve në Bruksel, e vështirëson edhe donacionin e vaksinave që BE-ja e ka paralajmëruar për vendet e Ballkanit Perendimor.

Komisioni Evropian është në bisedime me prodhuesit e vaksinave për t’i detyruar ata që t’i përmbushin obligimet nga marrëveshja për shpërndarjen e tyre.

Aktualisht, vetëm dy vaksina janë të autorizuara për përdorim në BE: Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Nga Komisioni Evropian është paralajmëruar se deri në fund të kësaj jave do të autorizohet edhe vaksina e zbuluar nga Universiteti i Oxfordit dhe e prodhuar nga kompania AstraZeneca.

LEXO EDHE:  “Po mashtrohen shqiptarët”/ Berisha: Ekziston mundësia që rastet të jenë infektim brenda vendit

LEXO EDHE:  Katër ndryshimet e mëdha globale, që mund të shkaktojë koronavirusi

Kjo kompani e ka shqetësuar BE-në me njoftimet se në çerekun e parë të vitit do të shpërndajë 60 për qind më pak vaksina sesa që janë porositur.

Vonesat e tilla në BE tash përmenden si arsye shtesë se përse ende asnjë vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk ka marrë ndonjë sasi të vaksinave përmes BE-së.

Shumica e vaksinave për këto vende pritet të arrijnë përmes nismës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, e cila synon shpërndarjen e vaksinave edhe në vende të varfra.

Por, duke e ditur se ato do të arrijnë më vonë, në BE pohojnë se do të “bëjnë çdo gjë në mundësinë e tyre” për të siguruar qasje sa më të shpejtë në këto vaksina edhe për vendet e rajonit.

Pos që është donatore kryesore në nismën COVAX me mbi 800 milionë euro, BE-ja ka dhënë edhe 70 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’iu ndihmuar në fushatën e vaksinimit./REL.

LEXO TE PLOTE