Aktualitet
Elvis Naçi hap optikë/ Lutuni që të shkojë mirë

Imami dhe bamirësi Elvis Naçi, ka hapur një optikë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë imami, i cili ka publikuar një foto së bashku me bashkëshorten e tij, Fatmën.
Naçi i bën thirrje qytetarëve që të luten bashkë me të që kjo klinikë optike të ecë mbarë. Ai tregon se nëse ecën mirë, me paratë e syzeve që do të shiten do të dhurojë një banesë.
“Bëni lutje vëllezër dhe motra që dyqani i optikës, Optika Elitare Milano që kam hapur të na shkojë mbarë, nëse ecën mirë kam dëshirë të dhuroj një shtëpi për një Familje të varfër inshaAllah. Zoti ju begatoftë. Amin”, shkruan ai në rrjetet sociale krahas fotos./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...