Politikë
Do i zërë vendin Ramës në PS?/ Veliaj: Më del e më tepron puna që kam

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka treguar se nuk e ka ambicje për marrjen e drejtimit të Partisë Socialiste. Gjatë intervistës në ABC Neëw, Veliaj është shprehur se i del dhe i tepron një puna për Tiranën.
Kujtojmë se Veliaj është përfolur shpesh edhe si pasues i Edi Ramës për kreun e Partisë Socialiste. Pak ditë më parë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e shprehu hapur se Veliaj po lufton të marrë vendin e Ramës pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.
Është ambicia e Erion Veliajt për t’u bërë kryetari i PS-së, pas Edi Ramës?
Jo, nuk është fare ambicia ime.
Nëse do të duheshe nesër do të ishte i përgatitur mjaftueshëm për ta përballuar këtë post?
Besoj që me del e më tepron një punë e jashtëzakonshme për qytetin e zemrës sime, që është Tirana./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...