Connect with Us

Dështimi 24 vjeçar dhe qillotaxhiu

Opinione

Dështimi 24 vjeçar dhe qillotaxhiu

Publikuar

-

Nga Ilir Levonja/ Koliqi dhe Camaj do qeshinin po të ishin gjallë

Nga Ilir Levonja

Në 26 shkurt të vitit 1996 Bashkimi Europian vendosi hapjen me vendet e Europës Jug-Lindore. Pra plot 24 vjet që Shqipëria aspiron të bëhet anëtare Unionit Europian. Ndofta ishte koha më fatlume por vendet e Ballkanit perëndimor, mirëpo Shqipëria u përfshi në një luftë thuajse civile. Viti i mbrapshtë 1997-të. Bashkimi Europian nxitoi të vendoste kritere, me preteksin e partneriteti transparent sidomos në asistencën financiare etj.

Kjo kishte domethënien që klasa politike qoftë e majta apo e djathta duhet të bënim reforma serioze dhe komunikimi politik duhet të ishte konstruktiv dhe me rrotacion normal ashtu si në vendet e Unionit. Deri sot e kësaj dite kjo nuk ka ndodhur ku pavarsisht bjerrjes ekonomike, degradimit të drejtësisë, lufta politike ashpërsohej dhe ishte e fokuasuar në dy drejtime, pozita që akuzon vazhdimisht opozitën për dështimin e futjes në Europë dhe sistemet zgjedhore të manipulueshme. Megjithatë në 27 maj të 2010 -ës Bashkimi Europian i mundëson qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës të drejtën për të udhëtua pa viza në vendet e hapësirës Shengen. Kjo në një farë mënyre u ktheu besimin qytetarëve të vendeve të rajonit në ekzistencën e trungut europian. Historia i mbante tërhequr nga Lindja, andej nga kishin ardhur pushtimet shekullore dhe besimi me dhunë a islamizimi rajonal.

Shpresat ishin të mëdha deri në dhjetorin e 2013 kur vende si Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Danimarka, Hollanda refuzojnë çeljen e negociatve me ne. Stefan Fyle aso kohe komisioneri për zgjerim, midis të tjerave tha se është në dorën e Shqipërisë dhe të askujt tjetër çelja e negociatave. Shqipëria ka kohën e mjaftueshme deri vitn tjetër qershor 2014. Mirëpo as në qershorin e vitit 2014, megjithëse tashmë kishim statusin e vendit kandidat. Në tavolinë na u shtuan kushte të tjera ku si gjithmonë përmendet transparenca, drejtësia, zgjedhjet. 4 vite më vonë, më 18 qershor 2019 Këshilli vendos të shtyjë vendimin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Pra, prapë jo.. Në tetor 2019, prapë jo etj. Dhe më naivi në botë do e kuptonte që në këtë dështim 26 vjeçar në lidhje me anëtarësimin, nuk është faji i qytetarit shqiptar, por i esnafit të tij politik.

Kësisoj në një demokraci normale kryeministri do të jepte dorëheqjen që pas refuzimit të parë që do i bëhej vendit në lidhje me çeljen e negociatave. E bëri Zoran Zaev në janarin e këtij viti, vendi u qeveris nga një qeveri teknike deri në zgjedhjet e reja të muajit prill 2020 ku edhe i fitoi. E kundërta ndodhi në Shqipërinë tonë. Kurrë nuk e bëri kryeministri shqiptar, u përpoq të angazhonte një shoqëri të tërë kundër presidentit Macron, Francës dhe Hollandës, njësoj siç bënte Enver Hoxha me vendet perëndimore. Dhe së fundi bash në kohën kur konferenca e qeverive të vendeve euroipiane, refuzonte për disatën herë Shqipërinë, duke citur për mos gjetjen e gjuhës së përbashkët me opozitën në reformën zgjedhore.

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli presents her political movement: Albania cannot remain hostage to Rama, Meta and Basha

Kryeministri i Shqipërisë i futi qytetarët e vendit të tij në një luftë frontale mbi ”tradhtinë” e Lulzim Bashës karshi UÇK-ës. Dhe deri diku ia arriti, konferenca ndërqeveritare u harrua, shqiptarët po dërrmohen të gjejnë se ishte apo nuk ishte Lulzim Basha pjesëmarrës në hetimet e Gjykatës së Hagës. Dje mbrëma teze Merkeli tha me qetësinë e asaj mësueses me një përvojë gjysmë shekullore se, detyrat nuk i keni bërë mirë. Me një fjalë çuni i gjatë nga Tirona, nuk ia prishi dot mendjen me shallvaret a atletet adidas, nuk i futi dot gjë në xhep. U shiste pordhë shqiptarëve me foto me tezen, megjithëse tezja vet jetonte origjinalitetin e një berlinezeje lindore, sa nuk përtonte të bënte pazar edhe vet.

Ky i joni jo që nuk e di se çfarë është tregu, por tani u thotë shqiptarëve se sikur edhe qeveria gjermane të vi, nuk rregullohet vendi. Nuk ndalet eksodi i të rinjëve, për shkak të globalizmit, për më tepër kur edhe të rinjtë e vet Gjermanisë po ikin. Në një farë mënyre Edi Rama po paralajmëron luftën kundër globalizmit në fushatën e radhës, duke dashur të laj duart nga dështimit total i Shqipërisë. Në fakt është dështimi i tij, por që i bie për kokës Shqipërisë dhe shqiptarëve, të cilët nuk e di se çfarë dore Zoti do jetë ajo, t’u hedhi pak melhem në tru që ta zbythin Edi Ramën. Nga ana tjetër është një turp kombëtar fakti që në studiot tona aludohet deri sovraniteti territorial i Kosovës për të hequr vëmendjen nga dështimi.

Eshtë turp kombëtar të pranosh studiove se negociatat janë hapur, por janë çështje politike e brendshme që nuk lejojnë komisionerët të veprojnë. Nuk e di nëse ka shqiptar të gjallë që i ha këto…sikur të ishin hapur negociatat Tirana do skuqej nga zjarret, jo nga konferencat e shtypit të tipit Enver Hoxha i pleniumeve në luftë me imperialistët perëndimorë. Ky është me plot gojën një dështim 24 vjeçar dhe ka vetëm një emër, të atij që qeveris.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Artan Fuga/ Çfarë po na ndodh me teknologjitë e informacionit?!

Publikuar

-

Nga

Nga Artan Fuga/ Çfarë po na ndodh me teknologjitë e informacionit?!

Në fakt jemi në një situatë që duhet menduar me të gjitha specifikat e veta. Disave u ka ngelur sahati 70 vjet përpara, të vjen keq për ta që kujtojnë se opinioni publik lëviz me orën e tyre. Vazhdojnë sipas metodës : Unë nuk jam një kokër misri, sepse edhe kur unë them se nuk jam një kokërr misri, ka një një gjel që nuk e kupton këtë dhe prej një shekulli kërkon të më hajë!

Ka të tjerë që e mendojnë realitetin me solgae të gatëshme propagandistike dhe nuk thellohen, marrin formulat e tyre krejt rigjide dhe kujtojnë se realiteti është ai që kujtonë ata.

Na mbytën konceptet dhe fantazmat e nxjerra nga sepetet e aneve (gjysheve) ddhe sloganet propagandistike të tipit të revoluccionit kinez Nxirr tre citate nga libri i kuq i maos dhe bërtit ekran më ekran.

Sa pak njerëz që artikulojnë mençur, qetë, besueshëm. Por, edhe ka!

Ja mendoj për sjelljen e shoqërisë përballë teknologjive të telekomunikimit. Unë i dua këto teknologji. Patjetër. Por, mënyra si përdoren dhe si shoqëria jonë u përgjigjet atyre është krejt e pamenduar, ecim në tym, merremi me histori të vjetra në vend të përballojmë sfidat e shekullit të 21. Mendojmë shekullin e kaluar dhe me konceptet e sepeteve të stërgjysheve kërkojmë të kuptojmë realitetin e sotëm.

Ka biznese të mëdha shërbimesh, edhe publike, që fusin teknologjinë e informacionit, Internetin, etj., dhe mirë bëjnë, por ne nuk mendojmë ore çfarë fitojmë ne si qytetarë.

Shikoni se çfarë ndodh: Banka kërkon që veprimet t’i bëj online, ujin, dritat, t’i paguaj online, binzesi ta hap dhe ta mbyll online, të rregjistrohem online, biletën e avionit online, dreqin me të birin online.

Dhe na e mbushin mendjen se qenka në interesin tonë. Ore me të vërtetë e keni?

LEXO EDHE:  Protesta e Unazës/ Balliu: Projekt i familjes Rama

LEXO EDHE:  A do pranojë të bëjë koalicion me Ramën pas zgjedhjeve?/ Basha e pranon: Kam marrë oferta

Duhet të rrish pa fund para telefonit dhe kompjuterit për të komunikuar me platforma që janë komplet të saturuara, lëre se gjen dikë të ankohesh, a të sqarosh një çështje, lëre se ke njeri të ndihmojë nëse nuk di të përdorësh teknologjitë. Na duan të gjithëve inxhinjerë elektronikë.

Lëre këtë, por na kërkojnë që të bëjmë pa na paguar punën e punonjësve të tyre që dikur i kishin, por tani i kanë hequr, duke i lënë pa punë. Bëjmë punë vullnetare kot e më kot. Jemi kthyer në punonjës pa pagesë të agjencive të shërbimit që na thonë : Uuuu, kjo është bota moderne o plako!

Po, por uli çmimet e shërbimeve sepse unë po e bëj vetë shërbimin tim o mashtrues! Pse m’i merr lekët njësoj sikur dikur që shërbimin m’a bënte punonjësi yt?

Ka edhe më! Punonjësit që i kanë hequr nga puna i lënë në rrugë. I zëvendësojnë robt me kompjutera. Jashtë ju të tjerët!

Dhe çfarë na del! Ne bëhemi vullnetarë si dikur në aksione, punojmë pa lekë për agjencitë e shërbimeve, punonjësit e tyre dalin pa punë, mijra vende pune nuk hapen, papunësia rritet, ndërkohë që bizneset e informatizuara, shumë edhe sipërmarrje publike, rrisin fitimet.

Në varfërohemi, ata pasurohen, ne pa punë, ata me kompjutera, ne gjoja luks se marrim shërbime nga Interneti, ata nxjerrin nga puna ose nuk krijojnë vende pune për mijra njerëz.

A e mendon njeri këtë? A ka studime për këtë? A mendon njeri të nxisë ligje, norma, rregullore për të mos pësuar ndikimet e dëmshme, të teknologjive të informacionit, përdorur si dimë ne, kuturu?

Apo hajde nxjerrim nga sepetet velenxat e gjysheve dhe mbulojmë kokën me to!

A ka mundësi të mos bëjmë arkeologji mendimi kur është fjala për të parë aktualitetin në sy!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi BUSHATI/Mos dëgjoni përgjimet, besoni sondazhet

Publikuar

-

Nga

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Ky mandat i dytë i rilindjes po mbyllet ashtu sikurse filloi: me përgjime që vërtetojnë atë që në fakt dihet botërisht.

Skandali i lidhjes së Saimir Tahirit me grupin trafikant të Habilajve shërbeu vetëm për të na dhënë provën se kultivimi dhe eksportimi i hashashit ishte kthyer në një biznes qeveritar.

Publikimi nga Bild, i dëshmive të grabitjes së votave në Durrës dhe Dibër, na shpjegoi se si arriti Edi Rama ta mbajë i vetëm tepsinë në duar.

Po kështu, edhe përgjimet e fundit të eksponentëve të Ndraghetas italiane nxorën në dritën e diellit pastrimin e parave të mafias me kullat që po ngrihen në qendër të kryeqytetit, 20 përqindshin që merret për çdo leje të re ndërtimi, shumat që duhen për të korruptuar një ministër apo një kryepolic, etj.

Natyrisht edhe në këtë rast, avokatia e mbrojtësve të qeverisë do të jetë e ngjshme me teknologjinë që kanë përdorur më parë, se përgjimet nuk përbëjnë prova, se besueshmëria e fjalëve të mafiozëve nuk duhet marrë për bazë, se këto janë goditje nën brez, në prag të një fushate elektorale.

Por, po të dëgjohen me vëmendje bisedat e ndraghetisëve ato duken qartë se nuk janë aq në ajër. Ata përmendin një biznesmen real, i cili siç po vërtetohet përditë e më shumë ka lidhje të forta me pushtetin dhe ka marrë shumë para publike pa garë prej tij. Pra, mafiozët kalabrezë nuk flasin dhe aq kot, ata e dinë gjendjen e lejeve të ndërtimit, tregun real të tyre, kostot dhe çmimet e shitjes, madje e kanë gjetur edhe çelsin për të depërtuar në botën e nëndheshme të vendimmarrjes shqiptare.

Në këtë këndvështrim edhe përgjimet e fundit italiane na përplasin para syve fabulën që e përshkruan më mirë se çdo gjë tjetër aventurën e rilindjes në pushtet: shkeljen e ligjit për të grabitur dhe pastaj grabitjen e zgjedhjeve për ti shpëtuar ligjit.

Por, puna është se rilindasit po lëvizin ç’do gur për të mos u identifikuar më këtë imazh ulëritës për këdo që ka veshtë të dëgjojë. Ata nuk duan të pranojnë se ky tetëvjeçar ka qenë një dështim katastrofal: Se gënjyen me gjithçka që premtuan në 2013, qoftë për papunsinë, qoftë për reduktimin e pabarazisë, qoftë për sjelljen e investimeve të huaja, qoftë me buxhetin për arsimin, qoftë me hapjen e negociatave. Ata refuzojnë të pohojnë se qenë të paaftë të absorbonin 1 miliardshin e donacioneve dhe kredive për rindërtimin, që e shitën si sukses faraonik. Ata nuk janë në gjendje të ndërgjegjësohen se jemi vendi i fundit i rajonit që dhamë ndihmën më të vogël ekonomike për frymë dhe s’qemë në gjendje të ofrojmë kurrë paketën e tretë, për ata që u rrënuan ekonomikisht nga efektet e pandemisë.

I gjithë ky bilanc asgjesues, i ndërthurur edhe me skandale kriminale apo financiare, është i pa përballueshëm në një debat publik normal, ku duhet të diskutohen në mënyrë racionale të arriturat dhe mosrealizimet e forcës politike që ka qeverisur vendin.

LEXO EDHE:  Fuga përgenjeshtron Bolinon: S’ka pasur darkë në Hollandë/E vërteta që fsheh Drejtori i Ramës

LEXO EDHE:  Fuga përgenjeshtron Bolinon: S’ka pasur darkë në Hollandë/E vërteta që fsheh Drejtori i Ramës

Pikërisht për ti shpëtuar kësaj përballjeje socialistët kanë shpikur në prag të kësaj fushate një truk të ri: përmbytjen e opinionin me sondazhe të reme.

Në këtë kuptim, testimet e opinionit nga “kompanitë e mëdha”, që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut në të gjitha TV Shqiptare, janë një kopje e keqe e taktikës që Rama përdori në 2017, për të bërë fushatë me dajre dhe çitjane. Qëllimi i tyre është që të shmangin bilancin real, për tu marrë me mirazhin e diçkaje që nuk ekziston. Synimi i tyre është që ti pengojnë qytetarët të gjykojnë për atë që kanë ndjerë mbi kuriz, për atë që kanë parë me sy, duke i bërë të joshen nga të qenit pjesë e një shumice inekzistente që ekziston vetëm në propagandën rilindase.

Se si po ndodh kjo në praktikë është e lehtë të tregohet. Disa TV janë treguar të gatshme të publikojnë sondazhe që i vijnë direkt e nga zyra e shtypit e kryeministrit. Disa të tjerë, me më shumë skrupuj, e fshehin goditjet ndaj pushtetit përmes manipulimit të numrit të të pavendosurve dhe të atyre që refuzojnë të përgjigjen. Ndonjë i tretë pranon dhe ta anullojë fare rezultatin që ka paralajmëruar prej kohësh.

Po ti shtosh këtyre truqeve edhe dilemen mbi vërtetësisë së sondazheve në një mjedis aspak demokratik, ku njerëzit e paguajnë me vendin e punës bindjen e tyre politike apo kritikën ndaj qeverisë, është e lehtë të kuptohet çorba që po gatuhet.

Por, në këtë pikë rilindasve aq i bën. Ata po i shohin sondazhet si të vetmen mundësi për të mbuluar me një mjegullnajë imagjinare realitetin e trishtë me të cilin njerëzit po përballen përditë.

Ata duan të ngulin në kokën e gjithkujt, jo vetëm të atyre që i kanë ndjerë mbi shpinë mëkatet dhe gjëmat e pushtetit, por edhe të të tjetëve që i kanë parë me zë dhe më figurë skandalet e tij, se ata gabohen pasi në këtë vend janë pakicë.

Pikërisht, si rezultat i kësaj strategjie, ne do të gjendemi deri në 25 prill në një situatë paradoksale, ku sa më keq të shkojnë punët e qeverisjes, aq më lart do na shfaqen kuotat e Ramës në ekranet televizive. Qëllimi është i thjeshtë, që asksuh të mos reflektojë me mendje të ftohtë për atë që dëgjon në përgjime, por të ushqehet me realitetin virtual që fabrikojnë milionat e personazheve që i kemi dëgjuar të ndajnë paratë me Habilajt, Avdylajt apo Nraghetën./LAPSI

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kastriot Myftaraj/Boll më! Votoni Monën dhe Lulin

Publikuar

-

Nga

Ne zgjedhjet e 25 Prillit qytetareve shqiptare, i duhen dhene nga Opozita zgjidhje politike e ndryshime te thella ne qeverisjen e ardhshme dhe jo vetem nje rotacion pushteti por shprese per një te ardhme me te mire, per nje politike te drejte ne sherbim te njerezve, per mireqenien e tyre dhe te familjeve, por mbi te gjitha populli ka nevoje per Shpresë, shkruan Kastriot Myftaraj në rrjetet sociale.

 

Më tej gazetari i trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu i njohur si Ylli Ndroqi thekson,  Sekti i Rilindjes se krimit dhe korrupsionit, ortaket e Ndraghetas dhe mafies rajonale, qeverise me te keqe dhe antikombetare qe kemi pasur ndonjehere duhet tu vije fundi sa me shpejt dhe me nje vote masive te qytetareve kunder tyre, keto jane e keqja e madhe dhe shkaterrimi i ekonomise, drejtesise, shendetesise dhe simboli i propagandes me suksese imagjinare dhe me lugen bosh ne familjet shqiptare.

Rilindja e shkaterrimit ekonomik dhe social, e arrogances dhe perbuzjes ndaj njerezve dhe kritikeve te politikave te demshme per shtetin e vendin do marrë nje pergjigje spektakolare nga populli shqiptar.

Boll më!

 

Më tej duke debatuar me komentuesit, Myftaraj shkruan: jo, te rrije Enveri, Edi e Taulanti…krimi e korrupsioni, varferia.

 

LEXO EDHE:  Si i fiton zgjedhjet Lulzim Basha?!

LEXO EDHE:  Rama vizitë te Qyteti Studenti/ Deputeti: Njësoj si komunistët në vitet 90’

Vazhdoni me saliun ju mbas 8 vjetesh, te vije opozita dhe rinia dhe te votohet Opozita e bashkuar me shumice per te hequr kancerin e tmershem qe po perhapet perdite nga Sekti i hajduteve, mafias, korrupsionit dhe krimit te organizaur qe perfaqesohet nga enveri, Edi, Erioni i Ndranghetas dhe taulanti.

Keto jane te marre fund se popullit ja kane sjell aty ku nuk mban me.

Votat kunder Rilindjes nga gjithe shqiptaret.

LEXO TE PLOTE