Kuriozitete
Debaton me gruan, 48 vjeçari bën 450 km rrugë në këmbë për të qetësuar nervat

Një burrë 48 vjeçar nga Italia i ka befausar të gjithë me veprimin që ka bërë pas një zënke me bashkëshorten e tij .
Ai është larguar nga shtëpia dhe ka bërë plot 450 kilometra rrugë në këmbë për t’u qetësuar. Mediat italiane raportojnë se shëtitja e tij nisi në Como dhe përfundoi në Fano. Burri u gjet në 2 të mëngjesit nga një patrullë policie që kryente kontrolle për t’u siguruar për respektimin e masave anti-Covid.
48-vjeçari u dërgua menjëherë në stacionin më të afërt të policisë dhe u zbulua se kishte humbur kontaktin me familjarët prej 1 jave. Pavarësisht shqetësimit të tij, burri u gjobit nga polica për thyerjen e rregullave anti-Covid. Kur policët e ndaluan në Fano, 48-vjeçari, banues në provincën e Comos, ishte i kthjellët dhe i mirë-orientuar, por i lodhur dhe i ftohtë.
“Eca në këmbë deri këtu. Nuk përdora asnjë automjet. Këto ditë hëngra dhe piva sepse njerëzit që takova gjatë rrugës më ofruan ujë dhe ushqim. Jam mirë, pak i lodhur”, ka deklaruar 48-vjeçari para policisë. Ndërsa burri ishte duke udhëtuar në këmbë, gruaja e tij e kishte raportuar në polici si të zhdukur. Pasi u lajmërua nga policia, gruaja shkoi në Fano për të marrë burrin e saj./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

FOTOT-Gjendet një kamë e rrallë kristali 5,000 vjeçare/ Përdorej për të fituar “fuqi magjike”
Mjetet antike që dikur i përkisnin civilizimeve parahistorike janë gjetur në të gjithë botën, por një zbulim në Spanjë nuk është ndryshe nga ato të...

FOTO/ Njerëzit e Epokës së Bronzit përdorën si një formë parash këto objekte
Nga paundi britanik te kuna kroate, një varg monedhash të ndryshme përdoren sot në të gjithë Evropën. Tani, studiuesit kanë hedhur dritë mbi atë që...