Kronika
Dalin detaje të reja nga atentati në Vlorë/ Viktimës i zunë pritë, ja ku u fshehën ku u fshehën

Dalin detaje të reja nga atentati që iu bë mbrëmjen e djeshme 27-vjeçarit në Orikum të Vlorës.
Deri më tani referuar burimeve policore bën me dije se autorët i kanë zënë pritë të riut dhe ishin të sigurit që do të kalonte në këtë rrugë. Ata madje janë fshehur pas pemëve për të vënë në zbatim planin e tyre.
Në drejtim të mjetit të Benjamin Boshanit janë derdhur 15 plumba kallashnikovi, ndërsa 8 prej tyre e kanë goditur në trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se i riu kishte ndërruar jetë në momentin që një banor i zonës e pikasi brenda makinës së tij.
Deri më tani policia ka shoqëruar 7 persona të dyshuar për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet cilët janë autorët. Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e larjes së hesapeve për pazare droge, duke u nisur edhe nga fakti që i riu kishte bërë burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike./CNA.al.
Lajme të Rekomanduara:

Zhdukja e biznesmenit Italian/ Hoxha hedh dritë mbi ngjarjen, çfarë u gjet në makinë dhe në dhomën e hotelit
Gazetari investigative, Artan Hoxha ka zbuluar të tjera dejaje lidhur me zhdukjen e biznesmenit gjyqtarit të futbollit në Itali, Devide Pecorreli. Ai kishte marrë një...

Po rregullonte depozitën në tarracë/ 54-vjeçarja bie nga lartësia, në gjendje kritike për jetën
Një 54-vjeçare me inicialet M. Xh, ka rënë aksidentalisht nga taraca e pallatit ku jetonte, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sipas njoftimit...