LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Champions League/ Këto janë tetë duelet që luhen sonte

2 Dhjetor 2020, 09:01, Sport CNA
Champions League/ Këto janë tetë duelet që luhen sonte

Liga e Kampioneve vazhdon sot me 8 ndeshjet e tjera të ndalesës së pestë për grupet. Betejë për vendin e parë dhe të dytë si dhe për kualifikimin e 1/8-ave janë objektivat që luhen sot në fushë për disa ekipe.

Mançcester Junajtid dhe PSG-ja ndeshen sot në mbrëmje në ?Old Trafford?. Nëse ?Djajtë e Kuq? fitojnë sot ndaj nënkampionëve të Europës, ata sigurojnë përfundimisht vendin e parë, ç?ka e favorizon në shortin për 1/8-at. Parizienët duhet të mendojnë për të siguruar kualifikimin për më tej teksa kanë të njëjtën kuotë pikësh me Lajpcigun e vendit të tretë.

Një tjetër përballje interesante është dhe ajo mes Lacios e Borusia Dortmundit. Nëse italianët fitojnë në Gjermani, atëherë janë favoritë për ta mbyllur grupin në vendin e parë, por verdhezinjtë nuk janë një ekip i lehtë për t?u mundur.

Në fushë zbresin sot dhe Barcelona me Juventusin. Katalanasit udhëtojnë në Hungari për t?u ndeshur me Ferencvaroshin, kurse bardhezinjtë presin Dinamon e Kievit në shtëpi.

Ekipi i Andrea Pirlos duhet të fitojë këtë takim dhe përballjen e fundit me katalanasit për të shpresuar se mund të kapin vendin e parë. Por, për ?Zonjën e Vjetër?, përballja e ardhshme me ekipin blaugrana nuk do të jetë e lehtë teksa i duhet të fitojë me të paktën 3 gola diferencë për të marrë përfundimisht kreun e grupit F.

Çelsi dhe Sevilja përballen sot për të vendosur se kush do të marrë kreun e grupit E, teksa e kanë siguruar kualifikimin për më tej.

Përballjet e sotme në Ligën e Kampioneve janë:

BASHAKSHEHIR-LAJPCIG (18:55)

KRASNODAR-RENE (18:55)

KLUB BRYZH-ZENIT (21:00)

BORUSIA DORTMUND-LACIO (21:00)

FERENCVAROSH-BARCELONA (21:00)

JUVENTUS-DINAMO KIEV (21:00)

MANÇESTER JUNAJTID-PSG (21:00)

SEVILJA-ÇELSI (21:00)

Lajmet e fundit nga