Seria A
Buzëqesh Milani, Pioli mposht virusin dhe rikthehet në stol

Stefano Pioli kthehet në pankinën e Milanit! Tekniku i “Djallit” ka kaluar plotësisht koronavirusin së bashku me asistentin e tij Xhakomo Mureli. Lajmi i mirë u dha nga klubi kuqezi në faqen zyrtare.
Jo vetëm kaq, por Pioli do të drejtojë nga pankina nesër skuadrën në përballje me Sëlltikun. 55-vjeçari qëndroi prej ditësh në izolim teksa u infektua me koronavirus.
Megjithatë, skuadra vazhdoi me serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa kryeson Serinë me 23 pikë, 5 më shumë se Interi i vendit të dytë Gjatë mungesës së tij, Milanin e drejtoi Daniele Bonera.
Lajme të Rekomanduara:

Pengu i karrierës, Cikalleshi tregon pse dështoi transferimi te ekipi i madh i Serisë A
Sokol Cikalleshi ka qënë i ftuar në “Ora Sport” atje ku ka folur për karrierën e tij. Mundësia ishte e artë për të kaluar te...

Rey Manaj drejt rikthimit në Itali, dy klubet e njohura në garë
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj është i lidhur me rikthimin në Seria A. Sulmuesi kërkohet nga Crotone, skuadër që synon përforcime në sulm...