Connect with Us

Britania autorizon përdorimin e vaksinës Pfizer për rastet emergjente

Bota

Britania autorizon përdorimin e vaksinës Pfizer për rastet emergjente

Publikuar

-

Britania autorizon përdorimin e vaksinës Pfizer për rastet emergjente

Zyrtarët britanikë autorizuan të mërkurën një vaksinë për COVID-19 për përdorim emergjent, duke i dhënë dritën e blertë vaksinës së parë në botë kundër virusit dhe duke hedhur një hap të madh drejt dhënies fund pandemisë.

Leja për vaksinën e zhvilluar nga prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer dhe BioNTech i Gjermanisë, u dha në një periudhë të rritjes së infektimeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, duke bërë trysni mbi spitalet në disa vende dhe duke detyruar raunde të reja kufizimesh që kanë shkatërruar ekonomitë.

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor, e cila licencon ilaçe në Mbretërinë e Bashkuar, rekomandoi që vaksina të mund të përdorej pasi që shqyrtimi i rezultateve të provave klinike treguan se vaksina ishte 95 për qind efektive në përgjithësi dhe se ofron mbrojtje të konsiderueshme për të moshuarit.

LEXO EDHE:  Arben Gjata: Jemi në prag të një situate kritike, shëndetësia do kalojë sfidën më të madhe në histori

Sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock, i tha BBC-së se situata me pandeminë do të përmirësohet në pranverë.

“Tani kemi një vaksinë. Ne jemi vendi i parë në botë që e kemi një vaksinë klinikisht të autorizuar…”, tha ai.

Vendet e tjera nuk janë shumë prapa. Rregullatorët në Shtetet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian gjithashtu po verifikojnë vaksinën Pfizer së bashku me një vaksinë të ngjashme të zhvilluar nga konkurrenti Moderna Inc. Rregullatorët britanikë gjithashtu po shqyrtojnë një tjetër vaksinë të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, e quajti vendimin e Mbretërisë së Bashkuar “një moment historik”.

*Mbështetur në agjencitë e lajmeve AP dhe Reuters./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Europol shkatërron një rrjet të sulmeve kibernetike/ Më e rrezikshmja në botë

Publikuar

-

Nga

Europol shkatërron një rrjet të sulmeve kibernetike/ Më e rrezikshmja në botë

Hetuesit ndërkombëtar kanë shkatërruar një nga softuerët më të rrezikshëm në botë që përdorej për të hakuar rrjete kompjuterike. Infrastruktura e sistemit Emotet, e cila përdorej kryesisht nga rrjetet e krimit të organizuar, tani është nën kontrollin e autoriteteve, njoftoi Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (Europol) me seli në Hagë.

Operacioni u zhvillua pas hetimeve që zgjatën dy vjet në tetë vende. Europol nuk njoftoi për ndonjë arrestim në lidhje me hetimin, që është udhëhequr nga Gjermania dhe Holanda. Emotet ka qenë një nga “instrumentet më të rrezikshëm për sulme kibernetike” në vitet e fundit, tha një zëdhënës i Europol, duke shtuar se ky softuer ishte vendosur në funksion për herë të parë më 2014 si i ashtuquajtur Trojan.

Ky sistem qëllimkeq përdorte një dokument në Ëord, në dukje i padëmshëm, për të hyrë në një sistemin kompjuterik. Kriminelët i përdorën këto sisteme me qëllim që të tonin qasje në të dhënat bankare, të shisnin të dhëna të vjedhura ose të zhvatnin para për të dhëna të bllokuara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Një Gjermani pa Merkelin, është bërë më e vështirë të imagjinohet

Publikuar

-

Nga

Twitter bllokoi llogarinë e Presidentit Trump/ Reagon Merkel: Prek lirinë e shprehjes

Nga Constanze Stelzenmüller

A është gati Gjermania për jetën pas largimit të kancelares Angela Merkel, e cila ka përjashtuar mundësinë e garimit për një mandat të pestë pas zgjedhjeve parlamentare të këtij vitit? Deri vonë, Gjermania ishte modeli i stabilitetit të Evropës, dhe gjermanët shihnin me besim drejt vitit 2021.

Merkel po gëzonte një nivel të lartë të popullaritetit në sondazhe,për shkak të menaxhimit të saj të qëndrueshme të pandemisë së Covid-19. Udhëheqja prej saj e presidencës 6-mujore të Këshillit të BE-së-që përfshiu vendosjen e fuqisë ekonomike gjermane pas një pakete shpëtimi të BE-së, të financuar nga borxhet, dhe parandalimin e një Brexit pa marrëveshje – mori kryesisht nota të mira.

Sondazhet kombëtare kanë treguar për muaj me radhë një shumicë të qëndrueshme për Unionin Kristiandemokrat (CDU) të qendrës së djathtë të Merkel, dhe për koalicionin e Partisë së Gjelbër. Bazuar në shifrat aktuale, ky çift i mundshëm është alternativa e vetme me dy parti ndaj koalicionit të madh tashmë të lodhur mes CDU-së dhe Socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD).

Koalicioni i ri i testuar në nivelin e landeve por jo ende në Berlin, gëzon një popullaritet kombëtar. Dhe perspektiva e tij shihet me optimizëm edhe më të madh në kryeqytetet perëndimore, sidomos midis administratës së ardhshme të Joe Biden në SHBA, e cila shpreson për një politikë gjermane më të fortë dhe më të prirur drejt sigurisë.

Por me pandeminë që aktualisht po dëshmohet më agresive se kurrë më parë, zonjës Merkel iu desh që të zgjasë bllokimin e Gjermanisë. Koalicioni i saj po përballet me problemin e niveleve të ngadalta të vaksinimit dhe furnizimeve jo të duhura me vaksina. Humori i gjermanëve ka ndryshuar nga vetë-mburrja tek dëshpërimi, dhe peizazhi politik përpara zgjedhjeve të shtatorit, duket më i fragmentuar dhe i paqëndrueshëm.

Sfidat nisin brenda CDU-së së zonjës Merkel, e cila do të zgjedhë këtë muaj një udhëheqës të ri (dhe kandidatin e supozuar për kancelar). Rivaliteti midis 3 kandidatëve zyrtarë – biznesmenit Friedrich Merz, udhëheqësit të landit Armin Laschet, dhe kreut të politikës së jashtme në Bundestagun gjerman Norbert Röttgen – është shumë i ashpër.

Askush prej tyre nuk ka një avantazh të qartë ndaj të tjerëve. Lideri i landit të Bavarisë Markus Söder, vazhdon të vlerësohet si një alternativë e katërt, kryesisht në bazë të vetëbesimit të tij të pakufizuar në menaxhimin e pandemisë.

LEXO EDHE:  Arben Gjata: Jemi në prag të një situate kritike, shëndetësia do kalojë sfidën më të madhe në histori

LEXO EDHE:  Situata nga pandemia/ Meta shkel sërish rregullat anti-Covid dhe “lutet” në kishë

Por ai ka pak mbështetje në degët e CDU-së jashtë landit të tij. Për më tepër, Bavaria ka për momentin një nga nivelet më të larta me Covid-19në vend. Pastaj është SPD-j. Kjo parti ka një aftësi të çuditshme për t`a bërë CDU-në të duket mirë, pavarësisht se në gjirin e saj ka talente politike të vërteta.

Ministri i Financave Olaf Scholz, kandidati për kancelar i SPD, është një pragmatist popullor. Zëdhënësi i politikës së jashtme të partisë, Nils Schmid, ka artikuluar nevojën e një qasje më të ashpër ndaj Kinës. Mjerisht, udhëheqja e SPD ka ide të tjera politike:një koalicion euro-skeptik dhe anti-NATO me të Gjelbrit dhe post-komunistët e Die Linke.

Kohët e fundit, ajo bllokoi një plan të Ministrisë gjermane të Mbrojtjes për të blerë dronë të armatosur, për të mbrojtur trupat gjermane të vendosura jashtë vendit. Ky akt nuk ndikoi

Në popullaritetin e kësaj partie, duke e lënë të hapur një koalicion të majtë 3-partiak. Ndërkohë, 3 ekspertët më të vjetër të mbrojtjes janë larguar nga kjo parti. E gjithë kjo mund të shpjegojë në një farë mënyre pse të Gjelbrit janë partia e dytë më popullore në Gjermani. E themeluar si një lëvizje anti-esstablishment, ata janë bërë një forcë me shumë përvojë në qeverisje. Udhëheqësit e saj të rinj Robert Habeck dhe Annalena Baerbock, janë centristë dhe të moderuar.

Por baza elektorale e të Gjelbërve ka jo pak radikalë- një burim ky i paparashikueshmërisë në çdo koalicion. Përsa i përket Alternativës për Gjermaninë të ekstremit të djathtë, kjo parti ka dështuar në strategjinë e saj për të tërhequr pjesë të elektoratit të zhgënjyer nga CDU-ja, dhe është duke rënë shumë në sondazhe.

Gjithsesi, duket se AfD, do të mbetet ende si një “enë politike” për votat e protestës, dhe vazhdon të qëmtojë dobësitë tek“koraca” e demokracisë. Si e tillë, ekzistenca e saj, ndihmon në bërjen më pak të qëndrueshme të koalicioneve 2-partiake në të ardhmen. Dhe kjo pikërisht në një kohë kur Evropa dhe SHBA-ja, kanë më shumë nevojë për një partner të fortë dhe të besueshëm gjerman. /“Financial Times”-Marrë nga Bota.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci i 24 orëve/ Konfirmohen tetë viktima në Kosovë, qindra të infektuar

Publikuar

-

Nga

Bilanci i 24 orëve / Konfirmohen tetë viktima në Kosovë, qindra të infektuar

Të mërkurën në Kosovë janë shënuar edhe tetë viktima nga koronavirusi i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 1.479.

Njoftimi është bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike.

Në raport thuhet se nga testimi i 2.325 mostrave, pozitivë në COVID-19 kanë rezultuar edhe 301 persona.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 181 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.991.

LEXO EDHE:  Parandalimi i përhapjes së Covid/ Gjermania shtyn me 10 javë izolimin

LEXO EDHE:  Fotolajm/ Trump vendos për herë të parë maskë që nga fillimi i pandemisë

Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë, deri më 27 janar 2021, janë regjistruar 58.988 të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 51.518 janë shëruar.

LEXO TE PLOTE