Connect with Us

Balaj: Goli ishte një çlirim, nuk largohem në janar

Sport

Balaj: Goli ishte një çlirim, nuk largohem në janar

Publikuar

-

Bekim Balaj i ka dhënë fund një makthi që zgjaste prej thuajse 9 muajsh. Sulmuesi i përfaqësueses nuk po arrinte të shënonte me Shturm Grac dhe për herë të fundit kishte tundur rrjetën me të në kampionat në fillimin e muajit mars.

“Ky gol ishte një çlirim, e gjithë trsynia iku dhe ndjej një lehtëssm të madh. Me të vërtetë më mungonte ndjesia pas golit, Gjëja më e mirë për golin tim ishte që na siguroi tre pikët”, tha futbollisti për golin që i dha fitoren Shturm Grac ndaj Tirolit.

“Kalova një periudhë të vështirë, por nuk u dorëzova kurrë”, tha lojtari për këtë periudhë të gjatë ku nuk kishte shënuar dhe ku ishin vënë në dyshim aftësitë e tij. Tashmë kanë rinisur diskutimet nëse Balaj do të largohet në janar, apo në verë kur i përfundon kontrata, por sulmuesi nuk dorëzohet.

“Unë do të përmbush kontratën time dhe me siguri nuk do të largohem në merkaton e dimrit. Ne kemi një skuadër të fortë dhe po bëjmë mirë në kampionat. Unë dua të fitoj diçka me Shturm Grac”, ishte deklarata e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

FOTO/ Edhe familjarët i urojnë fat, Armando Sadiku bën valixhet gati drejt Bolivisë

Publikuar

-

Nga

Karriera e Armando Sadikut ka marrë një rrjedhë të papritur së fundmi. Aventura me Erzurumsporin rezultoi për t’u harruar për sulmuesin shqiptar, i cili nuk arriti dot të linte gjurmë në fushën e lojës. Në këto kushte largimi duket zgjidhja e vetme.

Por kur të gjithë prisnin një kampionat cilësor në Europë si të ardhmen e Sadikut, lojtari i surprizon të gjithë me emrine skuadrës së re. Bëhet fjalë për skuadrën amerikano jugore Bolivar.

LEXO TE PLOTE

Seria A

ZYRTARE/ Rrezikojnë rënien në kategoria, skuadra e Serie A habit me rinovimin e kontratës së trajnerit

Publikuar

-

Nga

Cagliari pësoi ditën e sotme humbjen e 7-të radhazi në kampionat duke u mundur në transfertë 1-0 ndaj Genoas. Pas ndeshjes mendohej se drejtuesit e klubit mund të shkarkon trajnerin Di Francesco duke parë se skuadra renditet në vendin e 18-të dhe rrezikon rënien në Serie B.

Drejtuesit e Cagliarit i kanë habitur të gjithë më vendimin e tyre. Klubi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën me Eusebio Di Francesco në 30 qershor të 2023. Një vendim që ka surprizuar jo pak edhe tifozët që prisnin largimin e trajnerit pas rezultateve zhgënjyese.

  

LEXO TE PLOTE

Sport

3500 metra mbi nivelin e detit, “çudirat” me Messin dhe stadiumi, ç’duhet të dini për ekipin e ri të Armando Sadikut në Bolivi

Publikuar

-

Nga

Armando Sadiku po pret të zyrtarizohet te FC Bolivar në Bolivi, pas largimit nga Erezumspor në Turqi. Elbasanasi tanimë është prezantuar në rrjetet sociale nga presidenti i klubit, teksa do jetë lojtari i parë me origjinë shqiptare që luan në vendin e Amerikës Latine.

FC Bolivar është skuadra me e madhe në Bolivi, teksa ka fituar 20 nga 49 titujt qëkur Federata e re e futbollit u krijua. Skuadra ka si qytet La Paz, kryeqytetin e vendit që gjendet në lartësinë 3500 metra mbi nivelin e detit.

Shpeshherë, lojtarët që nuk kanë lindur në Bolivi kanë probleme me frymëmarrjen në këtë lartësi. Jo më kot, Federata e Futbollit i zhvendos ndeshjet kryesore të Kombëatres së Bolivisë në atë stadium, për të qenë një pengesë me shumë për kundërshtarët. Edhe Messi ka vjedhë në duelin Bolivi – Argjentinë, duke mos u mbushur me oksigjen.

Stadiumi ka një kapacitet prej 41 mijë e 143 vendesh dhe mban emrin Hernando Siles Reyes, presidentit të 31-të të Bolivisë. Skuadra stërvitet në një kompleks modern me 5 000 vende për tifozët, ndërsa muajt e fundit ka lindur ideja për të ndërtuar aty edhe një stadium të ri.

Bolivar dhe presidenti i saj Marcelo Claure kanë një marrëveshje bashkepunimi me Etihad dhe City Football, teksa Sadiku mund të ketë një shans të lëvizë edhe në Miami te Inter, ekip që ka si president Beckham dhe bën pjesë në këtë shoqëri futbolli.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara:
Skënderbeu godet në merkato, afron mesfushorin që pritet të bëjë diferencën

Skënderbeu bën një goditje të rëndësishme një javë para mbylljes së merkatos. Zhan Viktor, është lojtari më i ri i klubit korçar. Lojtari që luan...

E KRYER/ Paga e frikshme, Ferhan Hasani firmos për 18 muaj me Partizanin

Ferhan Hasani ka pranuar ofertën e Partizanit dhe ka nënshkruar për 18 muaj. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Maqedonia e Veriut, konkretisht...