Aktualitet
“Avash avash deputete se je në ditët e para”/ Murrizi i nxjerr sekretin deputetes së PS

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi gjatë një dikutimi nnë Komisionin e Sigurisë i ka nxjerr një “sekret” kryetares së këtij Komisioni Ermonela Felaj.
Teksa po diskutohej nen për nen për projektligjin për armët, deputeti zbuloi se kryetarja ishte e infektuar me Covid-19 dhe e këshilloi të mos lodhet shumë pasi është në fazat e para të rikuperimit pasi sapo ka kaluar koronavirusit.
Sipas Murrizit deputetja e ka kaluar me vështirësi sëmundjen, e cila tashmë ka paralizuar botën.
Gjatë debateve për klasifikimin si armë të thikave dhe dorezave, Murrizi pati kundërshti, duke u shprehur se asnjë vend i BE nuk i klasifikon si të tilla.
Debati
Murrizi: Dalim te historia çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë
Felaj: Z. Derivishaj ose z. Llamallari…
Murrizi: Avash-avash kryetare se je në ditët e para të rikuperimit dhe mos mu lodh shumë.
Felaj: Jo nuk lodhem.
Murrizi: A të keqen kryetare.
Felaj: Kur jam në mbledhje me ju çlodhem.
Murrizi: Mezi e ke kaluar Covidin, duam të jesh marshallah.
Felaj: Ashtu jam.
Murrizi: Lëri të lodhen këta të Ministrisë.
Felaj: Z. Dervishaj…/CNA.al.
Lajme të Rekomanduara:

Skandaloze dhe tallje/ Ja çfarë shet si sondazhe Çim Peka
Sot në mbrëmje, televizioni i Çim Pekës, Syri Tv, publikoi një sondazh dhe deklaroi se ishte bërë nga një kompani serioze britanike dhe dha disa...

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...