LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë në Dibër / Humb jetën pasagjeri, plagosen tre të tjerë

2 Dhjetor 2020, 21:24, Kronika CNA
Aksident i rëndë në Dibër / Humb jetën pasagjeri,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kastriot-Arras, në Dibër.

Shoferi 26 vjeçar, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç.

Të lënduar nga aksidenti kanë mbetur dhe 3 të tjerë, drejtuesi i makinës dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

“Në aksin rrugor rural Kastriot—Arras, shtetasi L. Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç, si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thotë policia. /CNA.al

Lajmet e fundit nga