Aktualitet
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit/ Publikohet ekstrakti i tretë i listave zgjedhore

Ministria e Brendshme ka publikuar ekstraktin e tretë të listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020, ndërsa ekstrakti i dytë në 2 Nëntor 2020.
Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e tretë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.
Ky ekstrakt, si edhe dy të parët, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.
Duke nisur nga data 4 Dhjetor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listës së tretë të zgjedhësve. Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania./CNA.al.
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive. Dy ditë...