Connect with Us

Ylli Manjani: Aktet Normative kanë prishur hierarkinë kushtetuese

Politikë

Ylli Manjani: Aktet Normative kanë prishur hierarkinë kushtetuese

Publikuar

-

Vrasja e Klodian Rashës/ Manjani: Policia duhet të hetohet nëse ka tentuar të fshehë të vërtetën

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se në mënyrë të paprecedentë qeveria ka ndryshuar pesë herë Aktin Normativ për pandemisë, duke hedhur poshtë të gjitha ligjet e vendit dhe bie në kontradiktë me Kushtetutën.

“Qëllimi i akteve është të disiplinojë publikun dhe jo luftimin e infeksionit. Akti Normativ është ligj por Kushtetuta e ka përcaktuar qartë rastet kur duhet miratuar një i tillë. Në nenin 101 të Kushtetutës thuhet se, Këshilli i Ministrave miraton Akt Normativ në nevojë dhe urgjencë, janë masa të përkohshme dhe miratohen nga Kuvendi”, tha ai.

“Në vitin 2016, Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar një ligj me nr. 15 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve”. Ky ligj vjen si rezultat i praktikës së OBSH për të përcaktuar se si duhet të sillet shteti në situatë pandemi. Nëse ky ligj nuk mjafton mund të shkojmë të ligji i dytë për emergjencat civile. Kjo do të ishte rruga normale. Në këtë ligj përcaktohet mirë se çfarë është pandemia, si mbyllen njerëzit në karantinë si del urdhri, si bëhet gjurmimi, a duhet mbajtur maskë apo jo. Në të gjithë Evropën, ministri i Shëndetësisë vendos rregulla me urdhra”, tha z. Manjani.

Juristi theksoi se minimalisht akti duhej të kalonte në Gjykatë Kushtetuese duke theksuar se, kjo gjykatë ka marrë në shqyrtim dy herë aktet normative, njëherë në vitin 2006 dhe 2013 dhe në të dy rastet dhe gjykata ka insistuar te fjalët nevoja dhe urgjenca, përkohshmëria dhe sigurisht pasoja. “Pandemia është urgjencë por jo nevojë sepse ne e kishim ligjin dhe nuk kemi pse të kemi një ligj me 6 nene”, tha ish-ministri i Drejtësisë.

Sipas z. Manjani me aktet normative është prishur hierarkia kushtetuese dhe shtoi se nëse qeveria nxjerr në mënyrë kaq rutinë akte normative bëhet pyetja a kemi siguri juridike në këtë vend.

LEXO EDHE:  "Gaztori i qeverisë që festonte me Ilir Metën"/ Gazetari i kërkon Ramës shkarkimin e Erion Isait

“Shqipëria është në gjendje pandemie. Gjendja e jashtëzakonshme vjen për shkak të një gjendjeje lufte, kur të ka shpall luftë një shtet në kuptimin ligji. Gjendja e dytë është gjendja e emergjencës për shkak të fatkeqësisë natyre. Ka edhe një gjendje të ndërmjetme kur prishte rendi kushtetues.

Pandemia i përfshin të gjitha. Edhe në ’45 kur Enver Hoxha u mori pronat, me Akt Normativ e bëri, me dy gisht letër. Pronat janë të popullit, ju keni vjedh tha ai. Fakti që nuk kemi gjykatë kushtetuese nuk do të heshtim pavarësisht se kjo është shumë e rëndë”, tha juristi. Z. Manjani u shpreh se qeveria ka shkuar deri aty sa me vendim ka mbyllur dhe gjykatat dhe ka kufizuar liritë ndërkohë që shtoi se, “Kushtetuta nuk i kufizon liritë as në luftë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendi nën ujë/ Rama: Përmbytjet janë minimale për momentin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat është pyetur dhe për situatën e krijuar nga përmbytjet në vend.

I pyetur për bilancin, Rama tha theksoi se është bërë bilanci i fazës më kritike dhe do të publikohet në fund të kësaj situate përmbytjesh.

Por sipas tij, sa i përket përmbytjeve të tokave, ato janë minimale.

“Kemi bërë bilancin për fazën më kritike, tani jemi në një fazë më pak kritike. Po e ndjekim me shumë vëmendje, por është krejtësisht në nivele të arsyeshme, duke pasur parasysh intensitetin e madh të reshjeve. Problem janë rrëshqitjet në disa akse, pas reshjeve të shumta. Sa i përket përmbytjeve të tokave, ato janë minimale për momentin. Në fund të kësaj faze do të bëjmë edhe bilancin publik, pasi e kemi”, u shpreh Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama tregon ç’do të ndodhë me ata që kanë bërë marrë dozën e parë të vaksinës

Publikuar

-

Nga

Nis procesi i vaksinimit tek stadiumi “Air Albania”/ Najada Çomo vaksinohet e para, Rama pret radhën

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot edhe tek vaksinat dhe personat të cilët kanëm arrë dozën e parë.

Rama u shpreh se për ata që kanë bërë janë bërë dhe kalkulimet e duhura që të mos humbasin këtë proces. Ndërsa në lidhje me dozat e reja, Rama tha se ka një bllokim nga kompania Pfzier por shpreson që pas dy javësh të ketë lajm të mira për marrjen e dozave të reja, edhe pse në këtë situata asgjë nuk është e qartë.

“Për ata që kanë marrë dozën e parë vaksinës janë aty, për këtë arsye është bërë edhe kalkulimi që të mos ketë asnjë që të humbi procesin për shkak të mungesës së vaksinës. Pfizer ka një problem të madh me të gjitha vendet sepse ai ka lajmëruar një stop për zgjerimin e bazës prodhuese dhe faktikisht ne jemi në kontakt 7 herë në ditë për të bërë të mundur që ata të respektojnë kontratën me ne dhe të sjellin pjesën e parë të dozave. Ne nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer dhe jemi para ,me negociata me AstraZeneca dhe shpresoj që ditët në vijim mund të jap ndonjë lajm të mirë në lidhje me këtë. Ajo që mund të thuhet është se Shqipëria nuk është mbrapa askush dhe shqiptarë ve nuk do tu mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo flamë dhe fazë kaq e vështirë e luftës me COVID. Në dy javët e ardhshme do të kemi një qartësi më të madhe”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përgjimet e antimafias/ Rama: Prokurorët italianë janë të skandalizuar

Publikuar

-

Nga

Skandali me sanitaren Tire Alldervishaj/ Rama largon përgjegjësinë nga vetja

Kryeministri Edi Rama ka folur pas përgjimeve të publikuara nga antimafia italiane mbi bisedat e disa mafiozëve të Ndrangheta-s që flisnin për investime në Shqipëri.

Rama është shprehur se ky rast përfaqëson një tymnajë të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediat. Madje Rama citoi edhe konkluzionin e prokurorisë italine që thotë se edhe pse është folur për investime në Shqipëri në fakt mafia italiane ka investuar vetëm në një dyqan të vogël dhe ka dështuar.

“Është e paprecedentë që Ambasadori italian të detyrohet të shprehet sepse janë të skandalizuar nga fakti që një hetim që rezulton nga prokuroria italiane që s’ka asnjë lidhje me ndonjë kanal lidhjesh e pastrimesh në Shqipëri të kthehet në një kauze komune dhe ta bëjë Shqipërinë copë nga duart e shqiptarëve. Nëse do të kishte diçka këtu do të kishte mbetur pa dalë atje apo pa ardhur këtu në çdo lloj forme”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE