LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vendimet në PD dhe PS i merr një njeri i vetëm”/ Patozi: Basha është humbësi i zgjedhjeve

1 Dhjetor 2020, 16:24, Politikë CNA
“Vendimet në PD dhe PS i merr një njeri i vetëm”/

Koordinatori i Bindjes Demnokratike Astrit Patozi u shpreh se Partia Demokratike nuk është ajo që ka qenë më përpara kur pjesë e saj kanë qenë shumë intelektualë dhe vendimet merreshin në mënyrë kolegjiale.

Gjatë një interviste për ?Report Tv?, Patozi u shpreh se pas vitit 2008 PD është katandisur si mos më keq, duke shtuar se akuzat ndaj Bashës janë për arsye se ai nuk fiton asnjëherë zgjedhjet.

Patozi tha se vendimet që merren në PD dhe PS janë në dorë të një njeriu të vetëm.

?Ne kemi qenë në PD bashkë me zonjën Topalli, por gjithsesi nuk ka qenë në këtë derenxhe që ka shkuar pas vitit 2008.

Vendimet e asaj kohe kanë qenë kolegjiale, sot nuk ka. Unë mund të them që vendimet në PS dhe PD janë ekskluzivitet i një personi. Emërimet në kabinetin qeveritar bëhen në mbledhje dhe vendimi i PD në 2017 është marrë vetëm nga Lulzim Basha. Ajo që mund të them është se demokracia në Shqipëri ka bërëhapa mbrapa pas viti 2008 por edhe pas vitit 2013.

Në raport me Edi Ramën, Basha është plebishitar. Ne e kemi akuzuar sepse ai humbet në zgjedhje. Për mua nuk ka asnjë vlerë, por ai përfaqëson PD që është forca kryesore e opozitës dhe gjëja që duhet të bëjë është ta çojë në pushtet?, tha Patozi./CNA.al.

 

Lajmet e fundit nga