Sport
Tronditet Partizani, sulmuesi infektohet me COVID-19 pak ditë para derbit

Sulmuesi i Partizanit, Brian Braun, është i prekur nga virusi famëkeq, “COVID-19”. 27-vjeçari u aktivizua për herë të fundit me “demat e kuq” në takimin e Kupës së Shqipërisë përballë Apolonisë, ku shënoi golin e vetëm të fitores për Partizanin. Braun më pas, nuk është stërvitur me skuadrën, pasi është futur menjëherë në karantinë, për shkak se ka rezultuar pozitiv.
Burime pranë të kuqve bëjnë me dije për gazetën se sulmuesi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe prej disa ditësh ka shmangur kontaktet. Këtë sezon, Braun nuk është aktivizuar asnjë minutë në Superiore, duke luajtur vetëm në dy ndeshjet e Kupës, aty ku gjeti dhe golin e vetëm personal të këtij edicioni futbollistik. Braun me shumë gjasa do të mungojë edhe në ndeshjen derbi kundër Tiranës, çka do të thotë se “debutimi” i tij në Superiore këtë sezon, do të shtyhet edhe më tej.
Lajme të Rekomanduara:

VIDEO/ Partizani leksion “ujqërve” në dëborë, triumfojnë dhe Apolonia e Tirana
Kanë përfunduar 3 sfidat e javës së 14-të të Kategorisë Superiore ku nuk munguan surprizat. Apolonia shtangu në shtëpi Laçin, duke u rikthyer te rezultatet...

Ngjarje e rëndë/ Zhduket në Shqipëri ish-gjyqtari i Serisë A, gjendet makina e djegur
Një ish-gjyqtar italian, i cili ka qenë pjesë edhe e Serisë A gjatë karrierës së tij, është zhdukur ditët e fundit në Shqipëri pa lënë...