LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërheqin si magnet/ Ky është tipari që iu bën më të veçantë sipas shenjës së horoskopit

1 Dhjetor 2020, 14:50, Horoskopi CNA
Tërheqin si magnet/ Ky është tipari që iu bën më

Femrat e Dashit mund të jenë të mrekullueshme: me tipare të theksuara dhe vetulla të errëta. Ato mund të kenë një fytyrë fëmijënore, por shikimi i tyre është sërish i mprehtë. Si një shenjë që sundohet nga Marsi, ato skuqen shpejt kur vendosen në siklet. Një këshillë për Dashin? Theksojini vetullat tuaja me një hark të bukur.

Femrat Dem janë njëkohësisht të forta dhe të buta. Kjo është një shenjë elegante dhe e rezervuar. Një përzierje midis feminilitetit dhe hijshmërisë. Qafa e tyre është elegante. Si një shenjë që drejtohet nga Venusi, kjo është e ndjeshme në aromë dhe prekje. Një këshillë për Demin? Tregoni bukurinë tuaj natyrale pa qenë e nevojshme të bëni tualet më shumë seç duhet.

Binjakët

Binjakët reflektojnë dinamizëm dhe energji! Personat që i kanë planetet në konstelacionin e Binjakëve vërtet që shkëlqejnë. Ata kanë sy të shndritshëm që ndjekin mendjet e tyre kurioze dhe të interesuara për çdo gjë. Këshilla jonë për Binajkët ? Plotësoni gjithmonë pamjen tuaj me diçka të shndritshme.

Gaforrja

Pamja e gaforreve është shumë femërore, me sy të mëdhenj, të ndjeshëm dhe si të përlotur. Gaforrja është e vetmja shenjë që përjashtohet nga hëna dhe këta njerëz mund të duken ?si njeriu hënë? me një hundë me majë. Një këshillë për femrat e gaforres? Theksoni sytë tuaj të mrekullueshëm me hije gri.

Pamja e Luanit ngjan me atë të maces. Ato kanë një prerje dhe një stil flokësh të mrekullueshëm. Ato ecin me kokën lart me vetëpërmbajtje dhe siguri. Këshilla e bukurisë për luanin: mbajini flokët me më shumë volum.

Virgjëresha

Virgjëresha është e ëmbël dhe e vetmja nga të gjitha qeniet njerëzore që ngjan me shenjën e horoskopit. Virgjëresha ka tipare të qarta dhe të rregullta. Ajo është shenja e virtyteve duke qenë se personat që i përkasin kësaj shenje janë shumë femërore dhe të përmbajtura. Këshilla për virgjëreshat: mbajeni fytyrën e pastër, shmangni etiketimet si e çrregullt.

Peshorja

Peshorja e Venusit është një shenjë e qytetëruar. Ata dallohen veçanërisht për tiparet e fytyrës të rregullta dhe simetrike. I rrethuar nga planeti i bukurisë, peshoret kanë një prirje të natyrshme drejt modës dhe drejtësisë. Këshillë? Mos u sheqerosni shumë, mund të bëheni pak ?të pisët?.

Akrepi

Sytë e akrepit janë të zjarrtë, pasi kjo shenjë është e rezervuar, e tërhequr, e fshehtë dhe që nuk duan të jenë në qendër të vëmendjes. Stili i tyre i bukurisë e reflekton këtë, me një përzierje të stileve të make-up, të tilla si sytë e nxirë. Aura e tyre natyrisht jep ndjenjën e privatësisë. Shikimi i tyre thotë: ?Rrini mbrapa, derisa unë them se ju mund të vazhdoni? ?Ata janë me trupa të fortë, të fshehtë dhe të fuqishëm. Këshillë për Akrepin? Qëndroni misterioze.

Shigjetari

Moda e Shigjetarit ndryshon vazhdimisht duke qenë element i zjarrit. Ajo përfaqëson lëvizjen e pasionit në zodiak e cila i jep një shpirt aventurier dhe një shikim soditës. Ajo ka një pamje të vendosur. Ashtu si shigjetari ata mund të ngjajnë me kalin me fytyrën e gjatë dhe flokët bisht. Këshillë për këtë shenjë është që ata të ngadalësojnë pak. Të mendojnë dy herë përpara se të përplasin derën.

Bricjapi

Femra e bricjapit mund të duket e rezervuar, jo e ftohtë por serioze dhe konservative. Ato kanë një pamje stoike, me një stil të errët, të projektuar dhe një make-up gjithmonë të përshtatshëm. Ata nuk marrin shumë rrezik përsipër, kjo lidhet dhe me stilin e tyre të bukurisë. Këshillë për bricjapin? Shkëlqeni, qetësohuni dhe merrni një risk.

Ujori është një karakter i pazakontë i zodiakut që duket jashtë mureve të estetikës. Ujorëve u pëlqen të jenë të ndryshëm, dhe shpesh mund të vijnë me një stil bukurie të veçantë. Ata kanë shpesh një fytyrë në formë zemre dhe një nofull të fortë. Mënyra e të veshurit thotë se ata janë jashtë çdo imagjinate. Këshillë për ujorin? Mos bëni asgjë të çuditshme, qëndroni të veçantë në mënyrën tuaj.

Peshqit

Peshqit janë një shenjë e ujit dhe si të tillë mund të kenë një pamje shumë të butë dhe të freskët dhe sy si të përlotur. Të lindurit e kësaj shenje kanë flokë të mrekullueshëm, të trashë, të shëndetshëm, me shkëlqim dhe të valëzuar.Me një mendje prej artisti, femrat e Peshqve janë të tërhequr pas stilit të bukurisë dhe modës që reflektojnë format e detit, me një gri të lehtë ose hijet e syve ngjyrë lejla. Këshilla për Peshqit: Të qëndrojnë të butë dhe të qetë. Mos u përpiqni të krijoni një mur midis jush, modës dhe kreativitetit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga