Connect with Us

Tentativa për ti ikur Vettingut/ Bashkëshortët prokuror, pazare me drejtësinë?

Vetingu

Tentativa për ti ikur Vettingut/ Bashkëshortët prokuror, pazare me drejtësinë?

Publikuar

-

Tentativa për ti ikur Vettingut/ Bashkëshortët prokuror, pazare me drejtësinë?

Procesi e Vettingut edhe pse shumë i përfolur me dy standarte, ka nxjerrë në pah mjaft skandale që kanë prekur sistemin e drejtësisë ndër vite.

Lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët presin të përballen me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është ende e gjatë.

Duke iu referuar të dhënave të ILDKPKI-së si dhe institucioneve të tjera, CNA.al, ka raportuar për të gjithë subjektet e rivlerësimit,

Në filtër sot do të jetë prokurori i Vlorës Erjon Shqarri. Ky i fundit ishte një nga komandimet e ish Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, e cila njëherësh njihet dhe si shoqe e bashkëshortes së tij.

Në vitin 2018, prokurori Shqarri u komandua në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë, por në vitin 2019, KLP e ndërpreu komandimin duke e rikthyer në Vlorë, aty ku kishte qenë më herët.

Shqarri e ka nisur karrierën në drejtësi si oficer i Policisë Gjyqësore, në Elbasan, Kavajë dhe në vitin 2015 është emëruar në Tropojë.

Së fundmi, Shqarri ka aspiruar për t’u bërë këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por u përjashtua nga gara, me argumentin se komandimi i tij do të ndikonte veprimtarinë normale të punës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Kujtojmë se prokurori Erjon Shqarri ëhstë bashkëshorti i prokurores të shumëpërfolur të Durrësit Anita Jella e cila pret të përballet me shkallën e dytë e të Vettingut, pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kishte dyshime për profesionalizmin e saj.

Për prokurorin Shqarri ende nuk ka një datë për përballjen me Vettingun. Por KPK bashkëshortes së tij, prokurores Anita Jella, i kishte kaluar barrë prove mbi figurën e bashkëshortit,  për të cilin ishin kryer një sërë verifikimesh në Itali.

KPK, gjatë seancës dëgjimore e ka vënë në dijeni prokuroren Jella se kishin hetuar disa denocime që kishin lidhje me të dhe bashkëshortin Erjon Shqarri.

Ndër të tjera ishte hetuar edhe mundësia që bashkëshorti i Jellës të kishte pasur një emër tjetër në Itali, por KPK nuk kishte arritur t’i provonte këto dyshime.

Në media është raportuar se prokurori Erion Shqarri ka ndikuar tek bashkëshortja e tij, prokurorja Anita Jella, për të mbyllur një çështje në favor të disa biznesmenëve, për abuzimet në bregdetin e Durrësit.

Dhe pasuria që prokurori Erjon Shqarri deklaron si një shtëpi private , trashëgimi dhe një apartament të blerë në vitin 2011 në Durrës dhe më pas shkëmbyr me një tjetër në vitin 2016, ka pasur dyshime për manipulime.

KPK gjatë hetimit të prokurores Jella, ka gjetur se kishte mungesë dokumentacioni për të provuar një pagesë prej 15 mijë eurosh si këst i parë dhe kishte dyshime se pse ende nuk ishte paguar kësti i fundit prej 12,900 eurosh.

Për më tepër po sjellim  deklaratat e pasurisë së prokurorit Erjon Shqarri, deklarata të cilët kanë kaluar edhe më herët në duart e KPK-së dhe që tashmë do të rishqyrtohen nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për subjektin e deklarimit, Anita Jella. Nëse kjo e fundit do të shkarkohet nga KPA, të njëjtin fat rrezikon ta presë edhe bashkëshortin e saj, prokurorin Erjon Shqarri.

LEXO EDHE:  Gjyqtarët dhe prokurorët “nën ethe”/ Avokati i njohur tregon si i shpëtohet Vettingut

Viti 2003

Shtëpi private, 120 m2, lënë trashëgimi nga gjyshi.

Autoveturë BMV me vlerë 2 milion lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si of I pol gjyqësore në Elbasan, 447 000 lekë.

Viti 2004

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si of I pol gjyqësore në Elbasan, 522 000 lekë.

Të ardhura nga paga e babait, në Drejtorinë Arsimore Peqin, 563 000 lekë.

Të ardhura nga paga e nënës si mësuese në Peqin, 276 000 lekë.

Viti 2015 (Deklarata fillestare)

Kontratë sipërmarrje në vitin 2011, për blerjen e një ap me sip 97 m2 dhe me vlerë 67 900 euro. Janë likuiduar 55 000 euro, e cila është marrë kredi dhe kanë mbeturim detyrim 12 900 euro.

Kursime,200 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si of I pol gjyqësore në Kavajë, 693 907 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si prokurore në Durrës,745 728 lekë.

Viti 2015 (Deklarata vjetore)

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 76 177 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë në 2011 me vlerë 5 650 000 lekë. Pa shlyer 5 045 800 lekë.

Viti 2016

Ap banimi në Durrës me sip 113 m2, në këmbim të heqjes dorë nga ap I blerë në vitin 2011. Vlera 67 900 euro.

Bashkëshortja ka blerë automjet Ford Fiesta TDCI me vlerë 150 000 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse -20 955 61 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Tropojë, 230 383 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 869 602 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si prokurore në Durrës, 1 156 768  lekë.

Kredi për blerje ap, marrë në 2011 me vlerë 5 650 000 lekë. Pa shlyer 4 817 928 lekë.

Detyrim nga karta e kreditit e bashkëshortes, 32 328 21 lekë.

Detyrim firmës së ndërtimit, 12 900 euro.

Viti 2017

Kursime 250 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 1 072 672 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si prokurore në Durrës, 1 461 636 lekë.

Gjendja në llogarinë e pagës, 906 86 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë në 2011 me vlerë 5 650 000 lekë. Pa shlyer 4 571 861 lekë.

Detyrim firmës së ndërtimit, 12 900 euro.

Viti 2018

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 962 827 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si prokurore në Durrës, 1 586 041 lekë.

Gjendje në llogarinë e kredisë, 6 827 lekë.

Gjendja në llogarinë e pagës, 824 35 lekë.

Gjendje në llogarinë e pagës së bashkëshortes, -17 450 57 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë në 2011 me vlerë 5 650 000 lekë. Pa shlyer 4 348 673 lekë.

Detyrim firmës së ndërtimit, 12 900 euro./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Prokurori i “mbytur” në kredi

Publikuar

-

Nga

Në 25 qershor të vitit 2017, në ditën votimit për zgjedhjet e fundit parlamentare, policia e Korçës, arrestoi në flagrancë 55-vjeçarin P.M., i cili dyshohej se ishte përfshirë në një skemë për blerje votash në favor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, LSI.

Sipas Prokurorisë së Korçës, të cilës i është referuar Birn, P.M. ishte arrestuar në kushtet e flagrancës “pasi në mjetin e tij së bashku me një tjetër shtetas A.S kishin zhvilluar biseda të cilat cënonin vullnetin e lirë të qytetarëve për të zgjedhur.

Çështja ka shkuar në Gjykatë, por sipas BIRN, pas disa seancave , prokurori i çështjes Julian Kristo vendosi të tërheqë dosjen penale në ngarkim të Myrtollarit, duke e futur çështjen në rrugën e pushimit.

“Kishim dhe një përgjim, por përgjimi lidhej nga dëshmia prandaj kërkoj kohë si do vazhdojmë procedurialisht me këtë gjykim … dhe i kërkoj kalimin e akteve prokurorisë,”raporton BIRN.
Tashmë krimet zgjedhore kanë kaluar në kompetencë të SPAK-ut, edhe për shkak të dështimit të prokurorive në rrethe. Ndërkaq i mbetet Vettingut.

Në lidhje me pasurinë, prokurori vetëm me dy paga, ka blerë patundshmëri, truall, banesë por edhe makina, por në të njëjtën kohë, deklarojnë disa kredi apo hua pa interes.

Shuma më e madhe e kredisë shkon në 30 000 euro, ndëersa kreditë e tjerë variojnë nga 2 500 000 lekë deri në 500 000 lekë dhe overdraft 140 000 lekë.

Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Julian Kristo.
Viti 2003
Automjet 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokuror në Pogradec, 60 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si gjyqtare në Korçë, 60 000 lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokuror në Pogradec, 913 369 lekë.

Viti 2005
Truall me vlerë 1 900 000 lekë.
Blerë automjet BMV me vlerë 470 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokuror në Korçë, 774 888 lekë.
Shitur automjeti BMV, 550 000 lekë.
Marrë hua xhaxhait për blerjen e truallit, 150 000 lekë.

Viti 2006
Shitur automjeti BMV, 400 000 lekë.
Blerë automjet Benz Mercedez 450 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokuror në Korçë, 799 992 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si gjyqtare në Korçë, 799 992 lekë.
Marrë hua xhaxhait për blerjen e truallit, 150 000 lekë. Pa shlyer 800 000 lekë.
Shpenzime për qira, 10 000 lekë.

Viti 2007
Shtuar pasuria monetare me 30 000 euro të marra nga kredia.
Pakësim për shkak të shlyerjes së borxhit 800 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokuror në Korçë, 81 600 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si gjyqtare në Korçë, 81 600 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 48 720 euro.
Shpenzime për qira, 10 000 lekë.

Viti 2008
Banesë , 7 000 000 lekë.
Dhuratë nga prindërit 20 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokuror në Korçë, 64 449 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si gjyqtare në Korçë, 64 449 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 28 444 euro.
Kredi 2 500 000 lekë. Pa shlyer 2 460 437 lekë

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokuror në Korçë, 875 554 lekë dhe dieta 31 400 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si gjyqtare në Korçë, 79 334 lekë dhe dieta 9 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge, 80 000 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 22 744 euro.
Kredi 2 500 000 lekë. Pa shlyer 2 395 000 lekë.

Viti 2010
Shitur automjeti 700 000 lekë.
Blerë automjet, 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokuror në Korçë, 936 550 lekë..
Të ardhura të bashkëshortes si gjyqtare në Korçë, 903 763 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 19 067 euro.
Kredi 2 500 000 lekë. Pa shlyer 2 318 647 lekë.

LEXO EDHE:  Ina Rama e “hodhi” në rrugë/ Prokurori i varfër drejt Vettingut

LEXO EDHE:  Kaos në Drejtësi/ "Furtuna" e Vettingut fut në ngërç 6 institucione

Viti 2011
Hua 2 500 000 lekë për të shlyer kredinë.
Shpenzime për lindjen e fëmijës 1 290 euro.
Shpenzime për veshje, 450 euro.
Tërheqja e overdraftit nga subjekti deklarues, 140 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokuror në Korçë, 933 657 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si gjyqtare në Korçë, 759 306 lekë.
Shpërblim bashkëshortes si pedagoge në një universitet privat në Korçë, 200 000 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 13 483 60 euro.

Viti 2012
Ritërheqja e overdraftit nga subjekti deklarues, 140 000 lekë.
Kursime 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokuror në Korçë, 1 091 829 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si gjyqtare në Korçë, 759 083 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 12 883 euro.
Hua 2 500 000 lekë. Pa shlyer 2 200 000 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokuror në Korçë, 1 024 544 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si gjyqtare në Korçë, 951 205 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 12 216 82 euro.
Hua 2 500 000 lekë. Pa shlyer 1 900 000 lekë.
Shlyerja e overdraftit 140 000 lekë.
Marrë kredi 500 000 lekë. Pa shlyer 389 504 lekë.
Blerë automjet, 400 000 lekë.
Kursime 300 000 lekë.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokuror në Korçë, 1 256 643 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si gjyqtare në Korçë, 1 165 520 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 7 660 euro.
Hua 2 500 000 lekë. Pa shlyer 1 900 000 lekë.
Marrë kredi 500 000 lekë. Pa shlyer 140 271 lekë.
Marrë kredi 500 000 lekë. Pa shlyer 403 542 lekë.

Viti 2015
Llogari bankare në emër të djalit, 314 419 81 lekë.
Llogari bankare në emër të djalit tjetër, 202 734 13 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokuror në Korçë, 1 275 440 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si gjyqtare në Korçë, 1 127 110 lekë.
Kursime, kesh 500 000 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 7 171 euro.
Hua 2 500 000 lekë. Pa shlyer 1 400 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë.
Marrë kredi 500 000 lekë. Shlyer.
Marrë kredi 500 000 lekë. Shlyer .

Viti 2016
Shtesa në interesat e llogarisë bankare të djalit, 5 892 lekë.
Shtesa në interesat e llogarisë bankare të djalit tjetër, 3 799 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 6 612 euro.
Hua 2 500 000 lekë. Pa shlyer 800 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Pa shlyer 645 855 lekë.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokuror në Korçë, 1 298 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si gjyqtare në Korçë, 1 295 363 lekë.
Kempi I djalit, 120 000 lekë.
Shtesa në interesat e llogarisë bankare të djalit, 4 400 lekë.
Shtesa në interesat e llogarisë bankare të djalit tjetër, 2 800 lekë.
Të ardhura nga shitja e automjetit 500 000 lekë.
Blerë makinë në Gjermani, 14 621 euro.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 6 072 euro.
Hua 2 500 000 lekë. Pa shlyer 800 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Pa shlyer 344 910 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Pa shlyer 921 044 lekë.

Viti 2018
Shtesa në interesat e llogarisë bankare të djalit, 6 000 lekë.
Shtesa në interesat e llogarisë bankare të djalit tjetër, 4 000 lekë.
Të ardhura nga dëmshpërblimi I një aksidenti në Greqi, 1 175 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues, si prokuror në Korçë, 1 361 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si gjyqtare në Korçë, 1 272 489 lekë.
Kempi I djalit, 124 000 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 5 559 euro.
Hua 2 500 000 lekë. Pa shlyer 800 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Shlyer.
Kredi, 1 000 000 lekë. Pa shlyer 430 784 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Prokurori i Korçës, nën ”darën” e Vettingut

Publikuar

-

Nga

Prokurori i Korçës, Edmond Shytko, është nën “darën” e Vettingut, që prej më shumë së një viti.

Dosjet që ai ka hetuar dhe pasuria e tij i janë nënshtruar tashmë një hetimi të detajuar, i cili do të finalizohet me seancën dëgjimore dhe vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në aspektin e pasurisë, prokurori vetëm me dy paga, përveç patundshmërisë që kishte në Korçë dhe që pas vdekjes së prindërve i ka kaluar atij, arrin të shtojë patundshmërinë edhe në Pogradec e Tiranë.

Kështu në vitin 2009 ai blen një shtëpi banimi 54.5 m2, në Pogradec, me vlerë 2 500 000 lekë dhe në vitin 2012 ai blen një shtëpi banimi, 91.88 m2, në Tiranë, 8 450 000 lekë. Për të blerë këtë pronë, ai deklaron se bashkëshortja e tij ka marrë hua nga vëllai i tij dhe vëllai i saj, që në total shkojnë 27 000 euro dhe 25 000 dollarë.

Por ndërkohë që kanë këtë borxh siç pretendojnë ata nuk iu mungojnë depozitat bankare dhe shtesat në kursime. E gjithë këto lëvizje, për pagesën e borxhit, për kursimet dhe shpenzimet e tjera, ndodhin vetëm me dy paga.

Nga viti 2016 dhe të paktën deri në vitin 2018, prokurori Etmond Shytko, dhe bashkëshortja deklarojnë se edhe gjatë lejes së zakonshme kanë punuar në Amerikë. Ndërkohë borxhi i shlyer për apartamentin në Tiranë deri në vitin 2018, pra për 6 vjet është 11 000 euro.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklruar nga prokurori Etmond Shytko.

Viti 2003
Ap banimi 64.8 m2, me vlerë 1.5 milion lekë.
Shtesë në pallatin e banimit, 34.8 m2, me vlerë 0,3 milion lekë.
Garazh 24.5 m2, me vlerë 0,4 milion lekë.
Autoveturë Benz, 0.58 milion lekë.
Të ardhura nga Policia e ndërtimit, Korçë, 461 376 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në, Korçë, 754 533lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në, Korçë, 854 373 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Policia e ndërtimit, Korçë, 480 773 lekë.

Viti 2005
Shitur Benzi 250 000 lekë.
Blerë Benz, 250 000 lekë.
Kursime, 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në, Korçë, 1 014 764 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Policia e ndërtimit, Korçë, 497 995 lekë.

Viti 2006
Shtesë në kursime, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në, Korçë, 899 729 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Policia e ndërtimit, Korçë, 524 098 lekë.

Viti 2007
Shtesë në kursime, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në, Korçë, 1 006 054 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Policia e ndërtimit, Korçë, 597 732 lekë.

Viti 2008
Shtesë nga të ardhurat, 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në, Korçë, 1 155 050 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Policia e ndërtimit, Korçë, 92 603 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga qendra shëndetësore nr 3, Korçë, 334 031 lekë.

Viti 2009
Shtëpi banimi 54.5 m2, në Pogradec, me vlerë 2 500 000 lekë.
Të ardhura nga kursimet e pagës 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në, Korçë, 1 054 894 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga qendra shëndetësore nr 3, Korçë, 592 000 lekë.

Viti 2010
Blerë makinë 3 000 euro.
Shitur makinë 350 000 lekë.
Depozitë bankare në emër të bashkëshortes, 100 098 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në, Korçë, 1 231 886 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga qendra shëndetësore nr 3, Korçë, 316 976 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit, Drejtoria Rajonale, Korçë, 196 223 lekë.

Viti 2011
Depozitë bankare në emër të bashkëshortes, 405 856 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në, Korçë, 1 291 232 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit, Drejtoria Rajonale, Korçë, 720 010 lekë.

Viti 2012
Shtëpi banimi, 91.88 m2, në Tiranë, 8 450 000 lekë.
Kursime, 100 000 lekë.
Pakësime gjatë vitit 2012, me 2 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në, Korçë, 1 171 869 lekë.
Shtuar depozita bankare e bashkëshortes me 216 000 lekë.
Tërhequr nga llogaria e bashkëshortes, 662 750 lekë.
Gjendja e depozitës së bashkëshortes, 60 240 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit, Drejtoria Rajonale, Korçë, 792 090 lekë.
Hua pa interes marrë nga bashkëshortja e deklaruesit, tek kunata dhe vëllai I deklaruesit, 15 000 euro.
Hua pa interes marrë nga bashkëshortja e deklaruesit, tek vëllai deklaruesit, 5 700 euro dhe 25 000 dollarë amerikan.

Viti 2013
Shtesë kesh, 520 000 lekë.
Pakësim I kursimeve me 420 000 lekë.
Tërhequr nga bashkëshortja 60 240 lekë.
Gjendja e kursimeve, 160 240 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në, Korçë, 1 140 624 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit, Drejtoria Rajonale, Korçë, 616 860 lekë.
Hua pa interes marrë nga bashkëshortja e deklaruesit, tek kunata dhe vëllai I deklaruesit, 15 000 euro. Pa shlyer 12 000 euro.
Hua pa interes marrë nga bashkëshortja e deklaruesit, tek vëllai deklaruesit, 5 700 euro dhe 25 000 dollarë amerikan.

LEXO EDHE:  Gjyqtarët dhe prokurorët “nën ethe”/ Avokati i njohur tregon si i shpëtohet Vettingut

LEXO EDHE:  Kreu i Gardës në Vetting/ Si rrezikoi jetën kur makina u qëllua me 27 plumba, asnjë shkelje gjatë zbatimit të detyrës

Viti 2014
Shtesë 2 000 dollarë amerikan.
Gjendja e kursimeve, 160 240 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në, Korçë, 1 410 337 lekë.
Bashkëshortja ka blerë audi A6, me vlerë 300 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit, Drejtoria Rajonale, Korçë, 649 000 lekë.
Hua pa interes marrë nga bashkëshortja e deklaruesit, tek kunata dhe vëllai I deklaruesit, 15 000 euro. Pa shlyer 11 000 euro.
Hua pa interes marrë nga bashkëshortja e deklaruesit, tek vëllai deklaruesit, 5 700 euro dhe 25 000 dollarë amerikan.

Viti 2015
Shitur automjeti Daimler Chrysler, me vlerë 420 000 lekë.
Blerë Nissan Sentrame me vlerë 2 000 dollarë amerikan.
Shtesë në kursime, 500 000 lekë.
Kursime 2 000 dollarë amerikan.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në, Korçë, 1 406 823 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit, Drejtoria Rajonale, Korçë, 651 600 lekë.
Hua pa interes marrë nga bashkëshortja e deklaruesit, tek kunata dhe vëllai I deklaruesit, 15 000 euro. Pa shlyer 6 000 euro.
Hua pa interes marrë nga bashkëshortja e deklaruesit, tek vëllai deklaruesit, 5 700 euro dhe 25 000 dollarë amerikan.
Të ardhura të vajzës që punon part time në USA, 2 745 dollarë.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në, Korçë, 1 345 119 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Amerikë, gjatë lejes së zakonshme 5 300 dollarë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit, Drejtoria Rajonale, Korçë, 654 196 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në Amerikë, gjatë lejes së zakonshme, 6 500 dollarë.
Hua pa interes marrë nga bashkëshortja e deklaruesit, tek kunata dhe vëllai I deklaruesit, 15 000 euro. Pa shlyer 6 000 euro.
Hua pa interes marrë nga bashkëshortja e deklaruesit, tek vëllai deklaruesit, 5 700 euro dhe 25 000 dollarë amerikan.
Vajza disponon makinë Toyota me vlerë 3 800 dollarë.
Të ardhura të vajzës që studion dhe punon në USA, 68798 30 dollarë dhe 2121 60 dollarë.

Viti 2017
Llogaria rrjedhëse me vlerë 24 073 66 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në, Korçë, 1 433 139 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Amerikë, gjatë lejes së zakonshme 5 500 dollarë.
Llogaria rrjedhëse e bashkëshortes, 13 509 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit, Drejtoria Rajonale, Korçë, 678 668 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në Amerikë, gjatë lejes së zakonshme, 6 500 dollarë.
Hua pa interes marrë nga bashkëshortja e deklaruesit, tek kunata dhe vëllai I deklaruesit, 15 000 euro. Pa shlyer 4 000 euro.
Hua pa interes marrë nga bashkëshortja e deklaruesit, tek vëllai deklaruesit, 5 700 euro dhe 25 000 dollarë amerikan.
Të ardhura të vajzës që studion dhe punon në USA, 6443 43 dollarë.

Viti 2018
Ap 64.80 m2 në Korçë, pas vdekjes së prindërve ka kaluar në pronësi të subjektit deklarues.
Ap shtesë 34.8 m2, më kufi me ap 64.80 m2 në emër të subjektit deklarues, I cili ka bërë bashkimin e dy pronave. Ap 99.60 m2.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në, Korçë, 1 466 265 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Amerikë, gjatë lejes së zakonshme 6 300 dollarë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit, Drejtoria Rajonale, Korçë, 683 520 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në Amerikë, gjatë lejes së zakonshme, 6 200 dollarë.
Hua pa interes marrë nga bashkëshortja e deklaruesit, tek kunata dhe vëllai I deklaruesit, 15 000 euro. Pa shlyer 4 000 euro.
Hua pa interes marrë nga bashkëshortja e deklaruesit, tek vëllai deklaruesit, 5 700 euro dhe 25 000 dollarë amerikan.
Vajza ka shitur Toyotën për 1250 dollarë dhe ka blerë Volsvagen për 2 750 dollarë. Më pas ka shitur Voilsvagen për 1 125 dollarë dhe ka blerë Hyund për 4 749 dollarë.
Vajza deklaron të ardhura të dërguara nga daja, 3 500 dollarë.
Të ardhura të vajzës nga takas at në Shba, 5 129 dollarë.
Shpenzime të vajzës për qiranë 1 700 dollarë.
Shpenzime të djalit për qira 1 700 dollarë.
Shpenzime të djalit për shkollim në USA, 2 986 dollarë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Nga pasuria e prindërve tek konflikti i interesit/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Vlorës

Publikuar

-

Nga

Nga pasuria e prindërve tek konflikti i interesit/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Vlorës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Vlorës Elona Mihali,k të cilës nuk i është gjetur asnjë asnjë shkelje dhe duke dalë e pastër në të treja kriteret e vlerësimit.

Elona Mihali ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe ka bërë stazhin profesional pranë Gjykatës së Tiranës. Në janar 2014, Mihali është emëruar në Gjykatën e Vlorës, ku e kryen funksionin edhe aktualisht.

Seanca dëgjimore ndaj gjyqtares së Gjykatës së Vlorës Elona Mihali u fokusua te pasuria e prindërve të saj e zotëruar para se ajo të fillonte punë gjyqtare dhe te pyetjet e ngritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbi një rast të dyshuar për konflikt interesi në lidhje sërish me një apartament të zotëruar nga prindërit.

LEXO EDHE:  Gati prangat për politikanët e korruptuar/ Zbulohen emrat e prokurorëve që do kryejnë arrestimet

LEXO EDHE:  Rama ka bërë pazare, PS nuk funksionon/ Dade popozon kandidatin për kryeministër

Mihali në shpjegimet e saj në lidhje me pyetjet e KPK-së sqaroi se nuk ishte në situatën e konfliktit të interesit dhe se i ati e kishte blerë apartamentin nga një tjetër kompani, ndërsa përfshirja e kompanisë për të cilën ajo pyetej në kontratën e shit-blerjes për efekt regjistrimi në kadastër të pronës ishte e paqartë për të dhe familjen e saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE