Seria A
Statistikat/ Shikoni sa vite ka Interi pa fituar në Gjermani

* 5 janë precedentët mes Interit dhe Borusia Mynshengladbahut. Zikaltrit kanë fituar vetëm të parin: 2-4 në Kupën e Kampioneve në 1971-shin. Më tej, një fitore për gjermanët dhe tri barazime.
* Interi nuk luan në fushën e gjermanëve që nga viti 1979: në atë rast përfundoi 1-1 në ndeshjen e vajtjes së fazës së 1/16-ave të Kupës UEFA, me Borusian që kaloi turnin.
* Gladbah ka barazuar të katër ndeshjet e fundit të luajtura kundër skuadrave italiane, ndërsa Interi kërkon fitoren e parë në Gjermani prej vitit 2011 (2-3 në Mynih kundër Bajernit), pasi ia ka dalë në katër raste në të kaluarën.
* Pasi fitoi vetëm 2 nga 14 ndeshjet e para të zhvilluara në Ligën e Kampioneve, Borusia fitoi 2 të fundit duke mposhtur Shahtjorin.
Lajme të Rekomanduara:

Etrit Berisha drejt rikthimit në Serinë A, gardiani shqiptar merr ofertë nga…
Etrit Berisha është një portier për Serinë A. Për këtë janë të bindur jo vetëm te SPAL, por edhe në klubet e elitës, të cilët...

Hap i rëndësishëm në karrierë, Selmani transferohet te klubi i Superligës turke
Portieri i Shqipërisë Gentian Selmani pritet të ndryshojë skuadër, por jo shtet. Gardiani i Menemensporit raportohet se ka arritur akordin me klubin e Superligës të...