Connect with Us

Silva Bino: Vaksina i duhet edhe personave që e kanë kaluar Covid-19

Shëndeti

Silva Bino: Vaksina i duhet edhe personave që e kanë kaluar Covid-19

Publikuar

-

Silva Bino: Vaksina i duhet edhe personave që e kanë kaluar Covid-19

“Vaksina kundër Covid-19 do t’i duhet edhe personave që e kanë kaluar virusin”

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme përgjegjësja e departamentit të epidemologjisë dhe sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino.

Ajo tha në emisonin Përballë se vaksinimi duhet bërë për të gjithë popullatën, por prioritet janë grupet e riskut.

Të gjithë personat kanë nevojë për vaksinë. Natyrisht, por do të ishte mirë të vaksinoheshin fillimisht ata persona që nuk e kanë kaluar Covidin dhe që janë në grupet e riskut. Duhet bërë një prioritizim grupeve dhe midis tyre dhe grupeve të riskut. Vaksinimi do të kryhet shkallë shkallë, kështu do të kryhet në të gjitha vendet e botës“, theksoi Bino./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Pipero rezultoi pozitiv me Covid/ Mjekë dhe infermierë të Infektivit shfaqin simptoma

Publikuar

-

Nga

Pipero rezultoi pozitiv me Covid/ Mjekë dhe infermierë të Infektivit shfaqin simptoma

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u konfirmua sot pozitiv me Covid, ndonëse dy javë më parë ai mori dozën e parë të vaksinës.

Mjeku u konfirmua dje me koronavirus dhe tani është duke u trajtuar në shtëpi.

Por, Pipero nuk është mjeku i vetëm i vaksinuar që ka shfaqur simptoma të mirëfillta të koronavirusit.

Sipas asaj që raporton ABC neës, mjekë dhe infemierë të tjerë të Infektivit kanë shfaqur simptoma të mirëfillta koronavirusi pas bërjes së vaksinës.

LEXO EDHE:  E pyesin nëse do t’i dërgonte prindërit në azil/ Graciano Tagani: Turp i zotit, kur të vdisja unë…

LEXO EDHE:  E pyesin nëse do t’i dërgonte prindërit në azil/ Graciano Tagani: Turp i zotit, kur të vdisja unë…

Mësohet se ata kanë patur temperaturë deri në 40 gradë celcius si edhe kollë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Infektimi i Piperos me Covid/ Drejtoresha e ISHP: Nuk dyshojmë në cilësinë e vaksinës

Publikuar

-

Nga

Infektimi i Piperos me Covid/ Drejtoresha e ISHP: Nuk dyshojmë në cilësinë e vaksinës

Drejtoresha e ISHP Albana Fico ka hedhur poshtë aludimet për cilësinë e vaksinave Pffizer, pasi mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv ditën e sotme, ndonëse kishte marrë dozën e parë, para dy javësh.

Fiço tha se pas dozës së parë ka një mbrojtje pjesore, dhe se kujdesi duhet të jetë i njëjtë, maskë dhe distancë.

Sipas saj, trupi i njeriut nis të krijojë antritrupat e parë 12 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, dhe është i mbrojtur nga virusi një javë pas dozës së dytë.

“Do ta kisha të vështirë të pohoja situatën, sidomos kur vjen puna për prof.Piperon. Nuk jam as në pozicionin si drejtuese, apo si mjeke, për të pohuar rastin. Doktorit i urojmë shërim të shpejtë, pavarësisht faktit që Covid-i është një sëmundje që ka një kohëzgjatje të caktuar. Vaksinat hyjnë në kategorinë e barnave, dhe si të tilla futen në vende të ndryshme sipas një rregullatori, i cili është përgjegjës për sigurinë e vaksinës. Në Shqipëri vaksina Pfizer ka hyrë me leje, në kushte optimale. Ne nuk dyshojmë te Pfizer, dimë që ka ardhur në kushte optimale. Nga ISHP është transportuar në vendin e vetëm që kemi sot, Arenën Kombëtare dhe është aplikuar”, tha Fico.

E pyetur nga gazetarja nëse mund të ndodhë që një njeri të infektohet, ndonëse ka nisur procesin e vaksinimit, Fico u shpreh se “Po. Kur një vaksinë vjen, ose studiohet, ka diçka që quhet sensitiviteti i vaksinës. Pra, sa sensitiv është trupi në krijimin e kundërtrupave kur bën dozat e vaksinës. Vaksina Pfizer është në grupin e vaksinave, të cilat përdorin ANN mesagjere dhe ka dy doza me diferencë 7 ditësh. Ajo që është parë nga punimet klinike të tyre është që pas dozës së parë përtej 12 ditëshit nga bërja e vaksinës ka një mbrojtje pjesore në 52% të rasteve. Ndërsa me aplikimin e dozës së dytë, pas një jave, fillon rritja e kundërtrupave deri në 95%. Ne jemi në një situatë kur njerëzit që janë vaksinuar me dozën e parë, qëndrojnë të përballen me një infeksion nga Covid-19 dhe kjo është arsyeja që ne kemi ngulur këmbë që edhe gjatë procesit të vaksinimit, edhe pas, duhen zbatuar rregullat, maska dhe distanca. Kjo është e vërteta. Ky nuk është vetëm fenomen shqiptar. Është një fenomen i njohur, por që nuk cenon efikasitetin e vaksinës, që përveçse nga kushtet si prodhohet e ruhet, ka dhe një element tjetër, që për faktin që është me dy doza, ndërtimi i anti-trupave ndodh në një distancë 12-ditore nga doza e parë dhe pas një jave nga doza e dytë.

LEXO EDHE:  Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull për intelektualët

LEXO EDHE:  Largimet e bujshme/ Pse ka plasur konflikti i aktorëve të Portokallisë me Ben Blushin?!

Ajo që dimë është pas dozës së parë nga dita e 12 fillon një mbrojtje paraprake, ndërsa pas dozës së dytë, një javë më pas, nis mbrojtja”, deklaroi ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Trajtimi i ri për kancerin e gjakut/ Rrit mundësitë e njerëzve për të jetuar më gjatë

Publikuar

-

Nga

Trajtimi i ri për kancerin e gjakut/ Rrit mundësitë e njerëzve për të jetuar më gjatë

Një trajtim i ri mund të ofrojë shpresë për pacientët me kancer të gjakutnjë sëmundje e cila është përhapur në trurin ose në shtyllën kurrizore.

Studiuesit thonë se një kombinim intensiv i kimioterapisë dhe imunoterapisë mund të dyfishojë kohën e jetës për këta pacientë.

Kanceri i gjakut është një sëmundje që prek rreth 40,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit. Ekipi shpreson që gjetjet mund të ndihmojnë në ndryshimin e udhëzimeve ndërkombëtare se si të trajtohen pacientët pas përhapjes së kancerit të tyre.

Në një studim të financuar pjesërisht nga “Cancer Research UK”, studiuesit kanë zbuluar se regjimi i trajtimit ishte më efektiv në pacientët që kishin limfoma, një lloj kanceri në gjak , ku sëmundja ishte përhapur tashmë kur u diagnostikua për herë të parë.

Kjo u krahasua me ata që ishin trajtuar më parë për limfoma dhe sëmundja ishte përhapur pasi kanceri i tyre ishte kthyer. Studiuesit thanë se gjetjet e tyre, të botuara në revistën Lancet Hematology, mund të ndihmojnë në ndryshimin e udhëzimeve ndërkombëtare se si të trajtojnë pacientët pasi limfoma e tyre përhapet në trurin ose shpinë, e njohur si limfoma sekondare e sistemit nervor qendror.

Ndërsa limfoma sekondare e sistemit nervor qendror është e rrallë, ajo mund të jetë vdekjeprurëse. Një ekip studiuesish të udhëhequr nga Dr Kate Cëynarski nga Spitali University College London në Mbretërinë e Bashkuar dhe Profesor Andres Ferreri në Milano, Itali, vlerësuan 75 pacientë në të katër vendet.

I njohur si studimi Marietta, mendohet se është prova më e madhe klinike ndonjëherë për të parë limfomën sekondare të sistemit nervor qendror. Pacientët në provë morën një kombinim të ilaçeve të kimioterapisë dhe imunoterapisë në regjimet e trajtimit, të njohur si Matrix dhe Rajs.

Ai përfshinte tre kurse Matrix të ndjekura nga tre kurse Rajs, përpara një transplantimi të qelizave burimore duke përdorur qelizat e marra nga vetë pacientët. Nga 75 pacientë të vlerësuar, 32 u diagnostikuan fillimisht kur limfoma e tyre ishte përhapur tashmë në trurin ose shpinë dhe nuk kishin marrë trajtim, dhe 43 ishin trajtuar më parë për limfoma dhe sëmundja ishte përhapur pasi kanceri i tyre u kthye.

LEXO EDHE:  Çfarë dimë për përgjigjet imune ndaj SARS-CoV-2?

LEXO EDHE:  “‘Bomba biologjike’ e Gjirokastrës”/ Paralajmëron Shehu: Virusi po merr dimensione të rrezikshme

Studiuesit thanë se trajtimi intensiv Matrix / Rajs parandaloi përkeqësimin e kancerit në 42 (58%) të pacientëve për të paktën një vit pasi u regjistruan për të marrë pjesë në provë.

Pacientët, limfoma e të cilëve ishte përhapur në tru ose shpinë kur u diagnostikua për herë të parë, u zbulua se i përgjigjeshin trajtimit të kombinuar shumë më mirë se ata që ishin trajtuar tashmë për limfomë. Në ata pacientë, mbijetesa dy-vjeçare pa progresion u raportua të ishte 71%, gjë që, thanë studiuesit, nuk është arritur kurrë më parë.

Ata thanë se rezultatet janë ‘jashtëzakonisht mbresëlënëse’ sepse ato janë të ngjashme me ata që kanë limfoma që nuk është përhapur në tru ose shpinë.

Sipas studiuesve, gjetjet e tyre sugjerojnë se trajtimi Matrix / Rajs mund të ‘përmirësojë në mënyrë dramatike mbijetesën për pacientët me limfomë sekondare nervore qendrore’.

Dr Cëynarski tha: ‘Prova e Marietta ka bërë që pacientët që mund të kenë pasur vetëm disa muaj që jetojnë janë gjallë dhe po jetojnë mirë vite pasi janë diagnostikuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE