LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shmangën përballjen me njëri-tjetrin/ Ardian Bujupi i kthehet Capital T: Pyet Xhensilën dhe Elvanën

1 Dhjetor 2020, 13:18, Lifestyle CNA
Shmangën përballjen me njëri-tjetrin/ Ardian Bujupi i kthehet

Ditën e djeshme dy këngëtarët, Capital T dhe Ardian Bujupi kanë patur një përballje me njëri-tjetrin për të sqaruar deklaratat që Capital ka bërë kundrejt Ardianit.

Edhe pse u tha se do të përballeshin me njëri-tjetrin live në Instagram, dyshja janë munduar të sqarohen në Instagramet e tyre.

Ardian ka theksuar se ai nuk është aspak mosmirënjohës dhe për këtë Capital mund të pyesë lirisht Elvanën apo Xhensilën.

Sipas tij, shkak i kësaj deklarate është fakti se ai i ka ofruar Capital T një bashkëpunim para se ai të lançonte ?Skulpturë?, duke i dërguar të gjitha elementet e këngës, por Capital T ka dashur ta përfshijë në albumin e tij këtë këngë.

Por, Ardiani nuk e ka pranuar këtë pasi ishte ai që e kishte bërë ftesën, dhe në këtë moment Capital T ka thënë se nuk do bashkëpunojë, meqenëse Ardiani nuk pranoi të ishte në album.

?Ja kam cu një këngë edhe më tha që e do për albumin e tij. I thashë unë në albumin tënd vij me shumë qejf nëse ti më fton me këngën tënde. Kemi pas mosmarrëveshje, diçka. Dhe më tha ?jo? nuk e bëjmë hiç. OK, thashë, krejt në rregull?, është shprehur Ardian Bujupi.

Ndërsa Capital është shprehur se Ardiani nuk e ka takuar dhe as nuk e ka ftuar kur ka qenë në Prishtinë në shenjë mirënjohje, apo për hir të hitit që kanë patur bashkë.

Kur ke ardh në Prishtinë nuk ke thënë ?Ku je bre vlla, ajde të hamë një drekë, një darkë, a naj sen. Se të kam dost, ke bo një këngë me mua, një hit?.

Kurse Ardiani u shpreh në live e tij: “Ta kam çel derën e shpisë, ke flejt te unë, ke bo gjithçka. Pse jam mosmirënjohës?”

Në përfundim dyshja nuk i ka sqaruar të gjitha pikat por nuk e përjashtuan mundësinë që në një të ardhme mund të takohen dhe të sqarojnë gjithçka ka ndodhur mes tyre./ CNA.al

Lajmet e fundit nga