Connect with Us

Redi Jupi bën parashikimin e tij për derbin e kryeqytetit

Sport

Redi Jupi bën parashikimin e tij për derbin e kryeqytetit

Publikuar

-

Java e gjashtë e Kategorisë Superiore dhuron derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Atmosfera e ndeshjes që do të luhet të premten në orën 18:00 ka nisur të ndihet, ndërsa për këtë sfidë është folur edhe në studion e Proçesit Sportiv, teksa Redi Jupi ka analizuar të dyja skuadrat.

Ish-futbollisti i Dinamos, tashmë në rolin e konsulentit sportive thekson se nëse ndeshja vendoset nga episode, atëherë më e favorizuar sipas tij është Tirana, duke qenë se i shikon futbollistët bardheblu më të mirë se të Partizanit nga ana individuale. Por, nëse bëhet fjalë për të triumfuar një skuadër e cila luan në grup, atëherë favoritë do të jenë të kuqtë.

“Partizani vjen pas një fitore bindëse, në një gjendje shumë të mirë. Në dy ndeshjet e fundit ka shënuar 7 gola kundër Apolonisë dhe Skënderbeut. Skënderbeu nuk është e thjeshtë sa mund të duket, e zvogëloi Partizani me meritat e tij. Nga ana tjetër kemi Tiranën që ka shumë cilësi, megjithëse nuk ka marrë rezultatet më të mira në këto javët e fundit. Shikoni, është një problem në gjithë Europën dhe renditjet janë të çuditshme.
Në vendet e para sheh kudo ekipe që askush nuk e mendonte se mund të shkonin në ato vende.

Kampionati deri tani ka shfaqur ekuilibër të plotë dhe ndeshjet vendosen nga episodet. Kështu edhe në derbi, nëse takimi do të vendoset nga episodi, Tirana është më e favorizuar pasi është më mirë cilësisht në individë. Këtu më vjen Muçi dhe emra të tjerë që spikasin aty. Pastaj nëse do të fitojë loja më e mirë në grup, më tepër favorizim ka Partizani”, u shpreh Jupi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Ibrahimovic rikthehet me dopietë, Milani mposht Cagliarin

Publikuar

-

Nga

Milani kalon edhe pengesën Kaljari! Kuqezinjtë e Stefano Piolit, triumfuan në transfertë me rezultatin 0-2, falë dopietës së Zllatan Ibrahimoviç. Rikthim i frikshëm i sulmuesit suedez, i cili e nisi ndeshjen si titullar, duke shënuar 2 herë dhe duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij, që kryeson kampionatin e vetme me 43 pikë në 18 ndeshje.

Edhe pse pa shumë titullarë si Teo Hernandez, Çalhanoglu, Rebiç si dhe Benaser, 7 herë fituesit e Championsit arritën të bindnin. I vetmi “pishman” në këtë sfidë ishte dalja me karton të kuq e Selemekers.

I rikthyer nga dëmtimi, belgu u aktivizua në minutën e 66-të të sfidës, duke zënë vendin e Hauge. Futbollisti i Milanit qëndroi vetëm 8 minuta në fushë, teksa u ndëshkua 2 herë me kartonë të verdhë në minutat 68 dhe 74, duke lënë skuadrën e Piolit me 10 lojtarë për afro 20 minuta.

Pavarësisht inferioritetit numerik, kryesuesit e Serisë A, arritën ta menaxhonin mjaft mirë rezultatin, duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim suksesin. Sfidën e radhës Milani do e luajë më datën 23 janar ndaj Atalantës në shtëpi. Ndërkohë për Kaljarin kjo ishte humbja e 5-të radhazi në kampionat.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Barazoi në ndeshjen e fundit, ish-trajnerin e Milanit e shkarkojnë nga klubi i Serisë A

Publikuar

-

Nga

Tashmë është zyrtare. Marko Xhampaolo nuk do të jetë më në stolin e Torinos. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi “granata” nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në faqet zyrtare në rrjetet sociale.

53-vjeçari është liruar nga detyra, për shkak të rezultateve negative. Shkarkimi erdhi pas barazimit 0-0 në shtëpi ndaj Specias. Edhe pse skuadra kundërshtare luajti me 10 lojtarë për shumë minuta, Torino nuk arriti të triumfonte.

 

Skuadra ku aktivizohet mbrojtësi i Kosovës, Vojvoda, gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 18 ndeshje, ku ka grumbulluar vetëm 13 pikë dhe gjendet në zonën e rrezikshme, duke mbajtur pozitën e 18-të.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ish-sulmuesi i Kukësit bashkohet me Apoloninë e Kamaratës

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi brazilian që pak ditë më parë është bërë pjesë e skuadrës së Apolonisë vijon provën, pasi ende nuk ka një përgjigje për të. Ndërkohë që në Fier së fundmi është bashkuar me skuadrën e trajenrit italian Kamarata edhe MarkoVanbasten Çema.

Ky i fundit që ka qenë pjesë e skuadrave të Partizanit, e më pas te Kukësi dhe Erzeni në pjesën e parë të këtij sezoni synon që të bëhet pjesë e skuadrës së Apolonisë. Por, që është në provë dhe do të vendoset për të pas pak ditësh.

Apolonia pas fitores me Laçin luan në fushën e vet me Kukësin, një ndeshje tjetër mjaft delikate për skuadrën e trajnerit Fabrizio Kamarata që ka marrë 4 pikë në krye të skuadrës bardhjeshile.

LEXO TE PLOTE