Connect with Us

Raporti i FMN / Eksperti i ekonomisë: Është një alarm për rritjen e borxhit publik

Ekonomi

Raporti i FMN / Eksperti i ekonomisë: Është një alarm për rritjen e borxhit publik

Publikuar

-

Raporti i FMN / Eksperti i ekonomisë: Është një alarm për rritjen e borxhit publik

Ekspertii Ekonomisë Selami Xhepa komentoi situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi ynë muajt e fundit për shkak të pandemisë globale.

Xhepa ka komentuar raportin më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në lidhje me gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria. Sipas tij është e rëndësishme që qeveria të marrë masat e nevojshme në mënyrë që të vendosë në menaxhim situatën ekonomike që pritet të kemi në vitin 2021.

“Buxheti i vitit 2021 është një programim që na tregon se jemi në një vit normal ndërkohë që të gjithë vendet kanë bërë shkurtime në lidhje me financimet e panevojshme për të parë dhe eleminuar ato drejtime që janë më të goditura.Shqetësimi që flasim është alokimi në tërësi i fondeve publike për vitin 2021.Ne nuk e kemi kaluar emergjencën, jemi në rrethanat që menaxhimi i situatës pandemike është emergjentë, është e domosdoshme koha për të menduar për politika më afatgjata. Nevoja për të ndërtuar mekanizma të përhershëm për të kaluar nga mbrojtje të përkohshme afatgjate është e rëndësishme.

Goditja nga pandemia nuk ka qenë e njëjtë për të gjithë sektorët ajo ka qenë e ndryshme. Në një studim të fundit në Durrës kemi parë që shumë operatorë kanë pësuar shumë humbje dhe mund të shpallin falimentin, ndërsa kompanitë që merren me shërbimet farmaceutike dhe shërbimit spitalor kanë pasur rritje. Për rënien që do të kenë të ardhurat në 2021 dhe të ardhurat që mund të kenë sektori që përmenda dhe ai i bujqësisë janë pa efekte.

Viti 2021 parashikohet që të ketë një rritje pozitive në skenarin se shoqëria do i kthehet normalitetit në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe pritet që dhe rritja ekonomike të jetë me të lartë por rikuperimi është i vështirë. Mendoj se 2023 do të jetë dhe trendi kur Shqipëria ti rikthehet skenarit të rritjes ekonomike në nivelet 2018 apo 2019” ka thënë Xhepa për “ABC News”.

Ndër të tjera profesori ka deklaruar se raporti i FMN-së është një alarm për rritjen e borxhit publik.

LEXO EDHE:  Situata ekonomike nga Covid/ Thirrja e Topallit: Të largojmë tre kryetaret e korruptuar

Gjithashtu ai ka kërkuar nga qeveria që të hartojë një plan për ndihmë financiare ndaj familjeve për të dhënë më shumë mundësi dhe frymë biznesit të vogël.

Raporti i FMN-së është një këmbanë serioze alarmi, pasi rritja e borxhit në këto përmasa është normale për ekonomitë në zhvillim por për nivelin tonë janë shumë serioze. Ne akoma jemi në nivelin e pagesës 3 apo 3.5 % e prodhimit të brendshëm pasi ka pas norma të ulëta interesi por nëse kjo renditje do të përkeqësohet nga autoritete përkatëse do të bëjë që një pjesë e rëndësishme e të ardhurave buxhetore do të shkojë për pagesën e interesave të borxhit.

Rritja e kredive me probleme është një statistikë jo e mirë, pasi kjo e bën Shqipërinë që të renditët në nivelin më të lartë të fuqisë prodhuese. Sistemi bankar tek ne ka probleme me vendosjen e kredisë. Unë mendoj se kjo është një çështje që duhet të rishikohet pasi fakti që po rritet problemi i kredisë jo përformuese sjell rritjen e riskut të kredisë”, ka thënë ai. /CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Eurostat/ Ndryshimet klimatike po ndikojnë keq bujqësinë edhe në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet klimatike vitet e fundit e kanë bërë dimrin më të thatë dhe i kanë zgjatur temperaturat e ftohta në të gjithë sezonin e pranverës deri në maj në Kontinentin Europian.

Këto ndryshime e kanë ndikuar negativisht prodhimin bujqësor kudo në Europë, duke përfshirë edhe Shqipërinë, raporton Eurostat.

Dimri i butë, i cili favorizoi disa kultura bujqësore të sezonit, çoi në shkatërrim të tyre, kur temperaturat ranë në fillim të majit 2019 dhe 2020. Moti, me marsin dhe prillin të ngrohtë dhe majin e ftohtë, ndikoi në të korrat e verës.

Fidanët nuk u zhvilluan siç duhet, ose u dëmtuan prej thatësirës e më pas prej të ftohtit në të gjithë Europën. Shumë fermerë u përballën me punë të dyfishtë dhe kosto për zëvendësimin e tyre.

Më pas, shirat e dendura, moti i ftohtë në maj penguan rritjen e fidanëve të rimbjellë e për rrjedhojë prodhimet bujqësore dolën vonë në treg.

Eurostat vë në dukje se ndryshimi i motit kur dimri po zhvendoset në pranverë është përsëritur vitet e fundit. Bujqësia po preket në mënyrë të drejtpërdrejtë nga këto ndryshime.

Për shembull, vera e vitit 2019 ishte më e ngrohta e regjistruar në shumë vende europiane. Në Europën Qendrore, vera e vitit 2019 ishte më e ngrohta që prej vitit 1979. Shumica e shteteve të Europës u prekën nga disa valë të nxehtësisë, që nisën nga qershori dhe regjistruan temperatura të larta ditore maksimale (mbi 40⁰C) dhe përfshinë Francën Veriore, Beneluksin vendet dhe Gjermania Veriperëndimore.

Reshjet e shiut ishin nën mesataren në gjysmën jugore të Gadishullin Iberik, si dhe në Francën Veriore, pjesa më e madhe e Gjermanisë, Polonisë, Çekisë, Austrisë dhe Italisë dhe Ballkanit.

LEXO EDHE:  Ish ministri nxjerr të dhënat/ “Tek ne ka falimentuar jo vetëm ekonomia por edhe demokracia”

LEXO EDHE:  Raporti i FMN jep alarmin/ Shqipëria si Argjentina, në zonën e rrezikut  

Prodhimet bujqësore dhe rendimenti i tyre u ndikua negativisht nga thatësira, sidomos në Rajonin e Mesdheut deri në Spanjë dhe më tej në Gjermani dhe Poloni.

Për kulturat verore (misri, luledielli, sheqeri panxhari, patatet), prodhimet ishin ndikuar negativisht nga moti i thatë.

Europa JugLindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria u ndikua keq nga mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatë pjesës më të madhe të verës.

Më herët në vitin 2018, vjeshta shumë e thatë në pjesën më madhe pjesë të Europës komplikoi mbjelljen e kulturave dimërore. Vjeshta e thatë dhe me temperatura të larta i kufizoi sipërfaqet e mbjella.

Ndryshimi klimatik, i cili vitet e fundit po zhvendos karakteristikat themelore të klimës po bëhet shkak për rënie te produktivitet në bujqësi./Monitor

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Viti nis me rritjen e çmimeve të cigareve, miellit dhe vajit

Publikuar

-

Nga

Viti i ri 2021 nisi me rritjen e çmimeve të cigareve, miellit dhe vajit në pikat e pakicës në vend.

Çmimet e paketave të cigareve u shtrenjtuan me 10 lekë si rrjedhoje e rritjes së akcizës nga 1 janari me 5 lekë. Çmimi mesatar për paketë shkoi në 260 lekë ose 4 për qind më shumë se më 2020.

Tregtarët e pakicës raportuan se çmimi i vajit vegjetal për gatim është rritur me 20 lekë për litër ose 12.5%. Një kilogram kushton aktualisht 180 nga 160 lekë që ishte më parë.

Çmimi i miellit u rrit me 6 % ose 300 lekë për kuintal. Tani 100 kilogram miell kushtojnë 5,300 lekë nga 5,000 lekë dhe më pak që ishin përgjatë 2020.

Burimet me tregu pohojnë se çmimet e vajit dhe miellit janë rritur si pasojë e shtrenjtimit të lëndës së parë në tregjet ndërkombëtare. Importuesit pohuan se pandemia solli një problematikë të shumëfishtë në sektorët e prodhimit kudo në Europë. Rusia, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të grurit kufizoi eksportet për të krijuar rezerva të brendshme nga frika e pandemisë. Ky veprim rriti çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtare. Rusia dhe Serbia janë furnizuesit kryesor të grurit në vendin tonë.

Grosistet e vajit dhe grurit u përballen me çmime më të larta qe në furnizimet e vitit 2020, por ato transferuan një pjesë të rritjes së çmimit për vitin e ri financiar 2021. Ndërsa për cigaret rritja e çmimeve buron nga masat që qeveria mori që vitin 2017, duke miratuar një kalendar për rritjen e akcizës vit pas vit deri më 2021.

LEXO EDHE:  Borxhi publik/ Ministrja Denaj: Është rreth 80% por nuk kemi krizë

LEXO EDHE:  Raporti i FMN jep alarmin/ Shqipëria si Argjentina, në zonën e rrezikut  

Sipas këtij kalendari akciza në vitin 2021 arriti në 6500 lekë për 1000 copë cigare nga 6250 lekë që ishte vitin e kaluar. Rritja e akcizës për cigaret është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve nga popullata si produkt me efekte negative në shëndet duke rritur çmimin e shitjes së tyre.

Mirëpo në rastin e Shqipërisë rritja e akcizës shoqërohet me rritje të kontrabandës, siç edhe ka ndodhur që kur kjo politike e taksave me rritje ka nisur të aplikohet. Ministria e Financave ka sqaruar se me qëllim përafrimin e mëtejshëm me Direktivën e BE 2011/64, e cila përcakton nivelin minimal të akcizës për cigaret të paktën 90 euro për 1000 cigare, riskedulimi i rritjes siguron një politikë të qëndrueshme taksimi sipas standardeve të BE-së.

Ndërsa artikujt e mallrave tw tjera të shportës ushqimore po shiten më të njëjtat çmime si më 2021. Oferta më e lartë me prodhime vendi i ka mbajtur çmimet stabël për këtë sezon, teksa kërkesa ka pësuar rënie.

Tregtarët e pakicës pohojnë se konsumi ka rënë për të gjitha kategoritë e mallrave ushqimore. Sipas tyre arsyet kryesore lidhen me largimin e njerëzve jashtë vendit dhe me tkurrjen e të ardhurave si rezultat i papunësisë që ka krijuar pandemia./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Emigracioni e ka ulur ndjeshëm numrin e mjekëve për banorë, të fundit në Europë

Publikuar

-

Nga

Emigracioni i lartë, së fundi i përqendruar në individë të aftësuar po i vë në vështirësi disa profesione jetike për një popullatë.

Një studim i profesorëve Gëdeshi dhe King zbuloi se numri i mjekëve për banorë ka rënë ndjeshëm në Shqipëri si rezultat i emigracionit përgjatë periudhës 2000-2018.

Në vitin 2000 Shqipëria kishte 140 mjekë për 100.000 banorë, në vitin 2016 kishte 120 dhe në vitin 2018 ky tregues ra në 110 mjekë.

Studimi vë theksin se, numri i mjekëve, infermierëve dhe mamive për 100.000 banorë në Shqipëri, i cili është shumë më i ulët në krahasim me mesataren e vendeve të BE-së (384 mjekë në vitin 2016), por edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka ardhur duke u zvogëluar.

E njëjta tendencë rënëse vërehet edhe për infermierët dhe mamitë. Migrimi ndërkombëtar i stafit mjekësor, kryesisht në Gjermani, është një nga faktorët kryesorë që shpjegon këtë ulje, cilësojnë ekspertët.

Një vrojtim i realizuar në vitin 2018 tregoi se gjatë 5 viteve të fundit rreth 13% e stafit mjekësor kishte emigruar nga Shqipëria dhe se numri i atyre që emigrojnë çdo vit është i barabartë ose më i madh se sa numri i mjekëve të rinj që diplomohen në Universitetin e Mjekësisë.

Ndërsa numri i infermierëve që kanë emigruar nga Shqipëria gjatë periudhës 2014–2019 llogaritet në rreth 8.500 persona. Krahas kësaj, edhe shpërndarja e personelit shëndetësor në territorin e vendit – si pasojë e migrimit të brendshëm – është e pabarabartë.

Thuajse 51 % e mjekëve janë përqendruar në Tiranë dhe në shumë rrethe të prapambetura të vendit ka mungesë të mjekëve specialistë. Ulja e mëtejshme e numrit të mjekëve dhe infermierëve, ashtu si dhe shpërndarja e pabarabartë e tyre në territorin e vendit, do të sillte jo vetëm përkeqësimin e treguesve shëndetësorë të popullsisë, por edhe valë të reja të migrimit të brendshëm dhe ndërkombëtar, thonë ekspertët e studimit.

Ata shprehen se tendenca e lartë e emigrimit potencial, sidomos për disa grupe studentësh të fushave të caktuara, përbën një shqetësim dhe duhet të tërheqë vëmendjen e gjithë shoqërisë. Kjo mund të rrisë mungesat në segmentin e sipërm të disa profesioneve shumë të nevojshme në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Apeli i Petrit Vasilit pas FMN-së / Të ndalen sa më parë koncesionet

LEXO EDHE:  Tërmeti dhe pandemia/ FMN rishikon në ulje vlerësimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Në vend që të maturohet, fenomeni i emigracionit po përkeqësohet vit pas viti duke përfshirë së fundmi të rinjtë e arsimuar të cilët dëshirojnë të largohen masivisht nga vendi. Rezultatet e një anketë me 1650 studentë që u prezantuan dje treguan se 79 % e studentëve (mosha mesatare 22 vjeç), që studiojnë në Shqipëri, synojnë të emigrojnë jashtë vendit. Raporte të tjera e rendisin Shqipërinë ndër vendet që kanë një numër më të ulët mjekësh në raport me popullsinë në botë, sipas një harte të publikuar në faqen e Organizatës Botërore për Shëndetësinë (OBSH).

Më të dhënat që i referohen vitit 2016 Shqipëria kishte vetëm 12 mjekë për 10 mijë banorë, shifër që është më e ulëta në Europë (kjo shifër tashmë është më e ulët për shkak të emigracionit të mjekëve, duke zbritur në 11 mjekë për 10 mijë banorë në 2018).

Maqedonia e Veriut ka 29 mjekë për 10 mijë banorë, Serbia (31), Mali i Zi (27), Bosnja (22). Rekordin në Europë e mban Greqia, me 55 mjekë për 10 mijë banorë. Italia e ka këtë tregues 40, Gjermania 42.5, Suedia (e vetmja që nuk e mbylli ekonominë nga koronavirues) e ka rreth 40, Austria 51.7.

Më pak mjekë se Shqipëria kanë vetëm vendet afrikane (disa kanë edhe më pak se 1 mjek për 10 mijë banorë, psh në Kongo me 0.7 mjekë). Shqipëria ia kalon dhe shteteve të tilla si Indisë (8.6), Pakistanit (9.8), Afganistanit (2.8).

Në botë, më shumë mjekë ka Lituania, me 63 për 10 mijë banorë. Kina e ka këtë tregues 20, Rusia 37.5, SHBA-të 26./Monitor

LEXO TE PLOTE