Politikë
Qeveria tërhiqet nga afera e rrugës Milot-Fier/ Anulon fituesin e paracaktuar, do hapet sërish gara

Në fillim të korrikut 2020, CNA.al denoncoi aferën për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Fier.
Teksa shpalli publikisht garën ndërkombëtare, ministrja e Infrastukturës Belinda Balluku tha se vlera e këtij tenderi është 1.2 miliardë euro, ndërsa CNA.al zbuloi se fituesi ishte i paravendosur dhe ishte një kompani greke.
Garën për ndërtimin e këtij segmenti qeveria e ka mbyllur pak javë më parë dhe në garën për ofertat koncesionare për rrugën Milot-Fier është dorëzuar vetëm oferta e kompanisë greke Terna, e paralajmëruar si fituese e paravendosur.
Mirëpo duket se qeveria është tërhequr nga kjo aferë, pasi ministrja Balluku njoftoi mbrëmjen e sotme se kompania është përjashtuar, pasi nuk përmbushte një kriter.
Balluku tha në emisionin “Përballë” se do të rihapet sërish gara për të gjetur një tjetër kompani që do të ndërtojë këtë rrugë.
“Ne kemi pasur një ofertë që e kemi kqyrur me shumë vemendje. Ne na u desh ta kqyrnim shumë mirë ofertën, duke qenë se ka qenë shumë voluminoze. Mbi 40 fashikuj kanë qenë. Oferta fatkeqësisht nuk është më e vlefshme.
Oferta ka ardhur shumë më poshtë nga tavani i qeverisë, problem është që nuk përmbushet një nga kriteret, ai i kohëzgjatjes së ndërtimit.
Milot-Fieri do të hapet për të gjetur mundësi edhe njëherë. Ne do ta rihapim për t’i dhënë mundësi kujtdo që të marin pjesë në ndërtimin e kësaj rruge”, theksoi socialistja./ CNA.al
Konfirmohet denoncimi i CNA.al/ Dorëzon ofertën për rrugën Milot-Fier vetëm kompania greke
Video-Tenderi 1.2 miliardë euro/ Çfarë do të ndodhë nëse shqiptarët lejojnë koncesionin Milot-Fier
Shtyhet për herë të dytë Milot-Fier/ Ndryshojnë disa kushte për operatorët
Video-Skandali me rrugën 1.2 miliardë euro, Milot-Fier/ Fituesi është paracaktuar
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...