LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prodhimi i dokumentave biometrike jepet me koncesion/ Synohet ndryshimi i kompanisë

1 Dhjetor 2020, 18:10, Aktualitet CNA
Prodhimi i dokumentave biometrike jepet me koncesion/ Synohet ndryshimi i

Dhënies me koncension nuk i ka shpëtuar as prodhimi i dokumenteve biometrike.

Ndonëse kompania aktuale ka një kontratë deri në vitin 2023, ajo do i jepet një tjetër kompanie sipas formulës së Partneritetit Publik Privat.

Në një vendim të fundit qeveria shqiptare ka përcaktuar si autoritet kontraktues Ministrinë e Brendshme, e cila ngarkohet të kryej të gjitha procedurat për këtë konçension. Ky shërbim është dhënë me koncesion që prej vitit 2008, kontrata u lidh fillimisht me kompaninë  ?Sagem Security?, e njohur tashmë me emrin IDEMIA.

Teksa në mars të vitit 2013 mes Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë u arrit marrëveshja për shtyrjen e kontratës edhe me 10 vite të tjera, deri në vitin 2023. Megjithatë, me sa duket qeveria parashikon përfundimin para kohe të marrëveshjes dhe synon të hapë garën për t?ia dhënë një tjetër kompanie këtë shërbim.

Ndërkohë një tjetër tender është firmosur nga kreu i Policisë Ardi Veliu për prodhimin e 33 mijë kartave të lejeqëndrimeve në vendin tonë për të huajt. Projekti do ti kushtojë buxhetit 1.4 milionë euro./CNA.al.

Lajmet e fundit nga