Connect with Us

Policia bën namin me gjoba/ Ndëshkon 1552 qytetarë për mosmbajtjen e maskës

Kronika

Policia bën namin me gjoba/ Ndëshkon 1552 qytetarë për mosmbajtjen e maskës

Publikuar

-

Nuk zbatuan masat anti-Covid/ Policia ndëshkon 335 qytetarë rebel

Në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë, 1552 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Me masë administrative janë ndëshkuar dhe 16 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00, gjatë katër ditëve të fundit.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 16 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00, gjatë katër ditëve të fundit.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat kontrolleve, gjatë 4 ditëve që lamë pas, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1552 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

LEXO EDHE:  Çfarë ndodh nëse një person asimptomatik me SARS-CoV-2 vaksinohet?

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt (lokal) në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 27 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në këto katër ditë, pas orës 22:00 janë konstatuar 16 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident në Berat/ Shoferi përplas tre makina të parkuara, dy persona të lënduar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident ka ndodhur në Berat ku shtetasi A.T., 32 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

Pak metra më tutje ai është përplasur edhe me 3 mjete të tjera, ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy persona.

Të lënduarit po marrin mjekimin nga mjekët dhe janë jashtë rrezikut për jetën.



Sot rreth orës 20:20, tek shkolla “22 Tetori”, shtetasi A.T., 32 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër dhe është larguar nga vendi ngjarjes dhe në vendin e quajtur përballë “AZA Electronik”, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin F.K dhe  me dy mjete të cilat ishin të parkuara.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi F.K dhe pasagjerja në mjet, të cilët po marin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.Drejtuesi i mjetit shtetasi A.T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërdorim detyre dhe mashtrim/ SHÇBA vë në pranga komisarin e “Fast Albania”

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, kronike

SHÇBA ka vënë në pranga Komisarin me iniciale F.A., me detyrë Shef i Zyrës së Kërkimit “Fast Albania”, pranë Drejtorisë Operacionale në DPPSH.

Ekzekutimi i vendimit penal nr. 1016 të Gjykatës pranë Shkallës së Parë Elbasan erdhi pasi kjo Gjykatë kishte vendosur ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg”.



Komisari i arrestuar akuzohet për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.

LEXO EDHE:  Protesta në Fier/ Banorët kundërshtojnë marrjen e tokës nga shteti, policia rrethon zonën

LEXO EDHE:  Protesta në Fier/ Banorët kundërshtojnë marrjen e tokës nga shteti, policia rrethon zonën

Në kuadër të këtij procedimi penal, SHÇBA Elbasan ka arrestuar më parë edhe punonjësin e policisë, Inspektorin me iniciale S.F., pjesë e strukturës operacionale të “Fast Albania” dhe shtetasin K.H., person me precedent penal dhe kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK mbyll hetimet/ Kërkon 10 vite burg për “kokën” e grupit të Shijakut

Publikuar

-

Nga

SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen 339, në kuadër të operacionit ”VolVo 4” duke kërkuar 10 vite burg për kreun e grupit kriminal të Avdylajve, Astrit Avdylaj.

4 grupe kriminale u goditën në Brengosë të Hasit në 21 tetor të 2018 dhe pjesëmarrës ishin dhe të ashtuquajturit “Avdylajt” e Shijakut.



Astrit Avdylaj i cili u lirua nga burgu në korrik 2021, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit, akuzohet për veprën penale “grup i strukturuar kriminal”, “trafik i lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtja pa leje”./CNA.al

LEXO TE PLOTE