Politikë
“Nuk ka koalicion me klasën e vjetër”/ Hajdari: Partitë e reja do sjellin ndryshimin në Shqipëri

Deputetja Rudina Hajdari e cila është bërë pjesë e partisë “Nisma Thurrje” u shpreh se forca e saj politike përjashton koalicionet me atë që ajo e cilëson si “klasë të vjetër”.
Sipas Hajdarit, është rritur numri i personave të zhgënjyer të cilët nuk votojnë më dhe i quajnë politikanët si të ngjashëm me njëri-tjetrin.
Por deputetja thekson se kjo klasë e vjetër kuhet të marrë dënimin e meritur dhe të përballet me drejtësinë për të gjithë korrupsionin që ka bërë, e cila sipas saj ka sjellë edhe bllokimin e rrugës drejt BE.
“Koalicionet nuk ekzistojnë me një klasë të vjetër politike sepse nuk mund të bëhesh i besueshëm. Në momentin që i bëjmë premtime qytetarëve t’i mbajmë dhe shumë qytetarë të përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze. Hapësira është se ka shumë njerëz që nuk votojnë sot dhe i quajnë aktorët politikë shumë të ngjashëm. E rëndësishme është që në Shqipëri të ngrihet një klasë e re politike. Kjo klasë e vjetër politike duhet të marrë ndëshkimin e duhur për korrupsionin dhe faktin që e ka mbajtur peng Shqipërinë, e cila nuk po avancon në rrugën drejt Bashkimit Evropian“, u shpreh Hajdari.
Për Rudina Hajdarin akuzat se forcat e reja politike ndihmojnë Ramën janë të bëra nga forca politike që duan të mbajnë statukuonë.
“Ajo parti që i shërben Qeverisë Rama është ajo parti që braktisi betejën politike. Nuk mund të jetë kurrë një shërbyes i qeverisë kur përballësh me të, siç unë i kam pasur me Kryeministrin Rama. Shpesh kam denoncuar dhe kam luftuar fort në betejën për ndryshimin e pushtetit. Partitë e reja janë një gjë pozitive. Paritë e vjetra kanë dashur ta ndajnë bakllavanë mes veti. Partitë e reja politike sjellin diçka të re në Shqipëri. Kjo është një betejë edhe pas 25 prillit për të treguar devotshmërinë për të pasur një Shqipëri me një klasë tjetër politike”, tha Hajdari për “Report Tv”. /CNA.al.
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës. Gazetari Bledi Mane...