Connect with Us

“Nga mali ose udhëtimi i jashtëligjshëm”/ Rrëfimi i rrallë i Uzunit mes vuajtjeve për “AS”

Sport

“Nga mali ose udhëtimi i jashtëligjshëm”/ Rrëfimi i rrallë i Uzunit mes vuajtjeve për “AS”

Publikuar

-

Myrto Uzuni është një shembull i qartë sesi vështirësitë mund të tejkalohen dhe se asgjë nuk është e pamundur. Djaloshi nga Uznova, i rritur me historitë inspiruese që shihte nga figurat më të mëdha të futbollit, është kthyer papritur vetë në një dëshmi shembullore për talentet shqiptarë.

Vështirësia ekonomike, mungesa e kushteve, problemet e mëdha që dalin gjatë rrugës janë shumë të vogla përpara dashurisë mbi futbollin. Shumë sakrifica ka bërë Uzuni në jetën e tij, i ndihmuar nga familja e tij, e cila ishte e varfër në aspektin financiar por me zemrën e madhe, që bënë të mundur kapërcimin me hapa gjiganti.

Babai i Myrtos, Artani, shpeshherë e ka thënë hapur se mediat nuk kanë shkruar thuajse asnjëherë për Uzunin në kohën që luante në Shqipëri apo kur nisi të luante me Lokomotivën e Zagrebit. Ndërkohë po i njëjti lojtar ka shkuar larg në “Champions League” dhe tani shkrimet e bukura thuren nga prestigjozet mediatike në Europë.

Së fundmi është media e madhe spanjolle “AS” që ka intervistuar Uzunin. E hapur me “Uzuni, djali që lante enët dhe donte të ishte si Cristiano”, tregohet rrëfimi i rrallë i futbollistit. Për ta nisur që kur Myrto ishte 10-vjeç. Familja e tij vendosi largimin nga Berati për në Greqi. Aty ishin vetëm dy mënyra të vetme: “Kalo malin në udhëtim tre ditor dhe tre netë me vëllain e vogël 3-vjeç mbi shpinë, ose paguajë 8.000 euro për udhëtim të paligjshëm, por të sigurt. Prindërit zgjodhën mundësinë e dytë dhe këtu fillon historia.

“I detyrohem gjithçka familjes time, e cila u kthye në Shqipëri në mënyrë që të luaja futboll. Unë kurrë nuk hoqa dorë nga ëndrra ime. Ne shkuam për të pasur një jetë më të mirë në Greqi. Babai im punoi me rrugët ndërsa nëna ime lante enët në një restorant. Unë gjithashtu duhej të punoja, duke ndihmuar mamin. Punoja 12 orë dhe luajta futboll, edhe pse më duhej të ngrihesha në 6:00. Unë kurrë nuk e ndalova ëndrrën time.

U përpoqa të bëja një provë në Olympiakos në mënyrë që ata të mund të shihnin talentin tim, por unë nuk i kisha dokumentet në rregull. Prandaj babi im tha se ishte më mirë të kthehesha në Shqipëri në mënyrë që të mund të luaja në një ekip futbolli. Ata sakrifikuan për mua”, u shpreh Uzuni.

Kështu do të mbërrinin sërish në Berat. Uzuni ishte vetëm 16-vjeç dhe nuk i duhej shumë kohë për të rënë në sy. “Një trajner më pa dhe më çoi në klubin e tij, Apollonia. Në miqësoren e parë shënova dy gola. Dhe pas gjashtë muajve të gjitha klubet më donin,” thotë sulmuesi shqiptar.

“Cristiano Ronaldo është referenca ime, unë e di historinë e tij, kam lexuar gjithçka për të. Ishte motivi im. Në Shqipëri nuk ka shumë akademi. Ky ishte problemi. Unë gjithashtu duhej të paguaja 12 euro në muaj për të shkuar në stërvitje dhe pesë për fugonin që të më dërgonte në ndeshje. Nuk kisha para dhe nuk ndaloja së qari në shtëpi. Kam paguar për dy muaj dhe duhej pyesja miqtë e mi “, tha futbollisti i “Champions League”.

E ndërkohë kur i kthehet momentit të bukur, për golin e realizuar kundër Juventusit, Myrto nuk mund të harrojë këto kujtime: “Ishte një ëndërr, si ajo që kam jetuar pas ndeshjes kur Morata më përgëzoi për mënyrën se si kisha luajtur. Tani hap pas hapi, nuk dua të bëj gabime. Unë thjesht dua të shënoj gola dhe të jap asistime. Për mua kjo është tani gjëja e rëndësishme, dhe të fitoj ndeshje dhe të luaj Ligën e Kampionëve. Ëndrrat e mia janë të mëdha, por unë preferoj për të mos thënë ato “, përfundoi Uzuni.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

E dhimbshme/ Trajneri i njohur shqiptar humb bashkëshorten

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla është duke u përballur me një dhimbje të madhe, pasi ditën e sotme ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij, Ardita. Një humbje jete e parakohshme kjo, që ka sjellë dhimbje, jo vetëm te familjarët, por edhe te miqtë dhe personat e tjerë që e njihnin atë.

Në të kaluarën ajo ka qenë edhe drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë.

I shprehim ngushëllime familjes Gjyla, për këtë fatkeqësi të madhe që iu ndodhi.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lëvizje e papritur e Tares, lojtari i Milanit një hap larg kalimit te Lacio

Publikuar

-

Nga

Mateo Muzakio është shumë afër kalimit te skuadra e Lacios. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Igli Tare ka nisur bisedimet me mbrojtësin kuqezi, që tashmë është i gatshëm të kalojë te kryeqytetasit.

Drejtuesit e Lacios prej kohësh janë në kërkim të një mbrojtësi dhe për këtë arsye kanë nisur bisedimet me 30-vjeçarin. Palët janë shumë afër marrëveshjes dhe gjithçka mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

Te Milani tashmë e kanë marrë vendimin për largimin e Muzakios, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit. Kujtojmë se Lacio ka shfaqur interes për Muzakion edhe më parë, por nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje, e cila duket se do të konkretizohet tani.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Halili nuk merr vesh nga kjo punë, ndryshe kur ndërhynte Berluskoni”, Redi Jupi: Tirana si ekipet provinciale

Publikuar

-

Nga

E gjithë vëmendja në ditën e sotme është përqëndruar te klubi i Tiranës. Ndodhia pak minuta përpara nisjes së takimit me Laçin, atje ku Halili dhe trajneri Dede kanë pasur përplasjet e ideve mbi formacionin startues, kanë sjellë edhe largimin e teknikut. Por çfarë mendon Redi Jupi mbi këtë situatë? I ftuar në “Procesi Sportiv”, Jupi ka thënë se ndërhyrjet e presidentëve ndodhin kudo në Europë. Megjithatë duhet të bëhet një ndarje, pasi në disa raste ato sjellin zhvillim mbi ekipin, ndërsa në të tjera sjellin probleme.

“Ajo që duhet të themi është se Tirana tani nuk po e përfaqëson në mënyrën më të mirë edhe pjesën e tifozerisë së saj. Presidenti Halili ka metodën e tij dhe mënyrën e tij sesi i mendon gjërat. Po flasim shumë për këtë pjesën e ndërhyrjes, por kjo ndodh kudo. Vetëm se duhet të kuptojmë se ndërhyrja është e mirë kur vjen nga presidenti nëse bëhet fjalë për të përmirësuar ekipin.

Halili e ka treguar se nuk merr vesh shumë nga kjo punë me zgjedhjet që ka bërë. Është shumë larg le të themi me ndërhyrjet e Berluskonit te Milani që ishin në përmirësim të situatës. Ne na kanë thënë njerëz të afërt atje që kur Berluskoni ndërhynte në skuadër, kjo sillte frytet.

Shikoni t’ju tregoj një rast kur isha te Dinamo. Atëherë ishte presidenti i Dinamos, njohës shumë i mirë i futbollit që mund të më thoshte një ditë para ndeshjes që të kem kujdes një lojtar të caktuar, ta fus në lojë. I kam thënë: “Shiko, nëse e do, atëherë më thuaj që të hënën dhe le ta shohim bashkë në stërvitje”. Pra ndërhyrjet bëhen kudo, por ka një strategji. Nuk mund të ndërhysh pesë minuta para ndeshjes, kur ai lojtari nuk është projektuar që në stërvitje.

Tirana më është dukur në minutat e fundit ndaj Laçit si një ekip provincial me skemën 4-6. Pra ishin katër mbrojtës dhe gjashtë lojtarë të tjerë që ishin shkëputur tërësisht dhe Laçi e kishte shumë të lehtë që të kapte Tiranën me kundërsulmet”, ka thënë Jupi.

LEXO TE PLOTE