Connect with Us

Nga Klodian Tomorri/ Çmendet qeveria, koncesion i ri 200 milionë dollarë për kolaudimin

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Çmendet qeveria, koncesion i ri 200 milionë dollarë për kolaudimin

Publikuar

-

Shpallja dëshmorë e viktimave të 21 janarit/ Tomorri ‘kryqëzon’ Ramën: Tallje e pështirë për të bërë politikë

Pak ditë më parë përmes një shkrese zyrtare, Ministria e Infrastrukturës ka urdhëruar kompaninë koncesionare SGS që të transferojë në pronësi të shtetit Qendrat e Kontrollit Teknik të mjeteve si dhe të gjitha asetet e tjera të koncesionit për kolaudimin e makinave. Në të njëjtën shkresë urdhërohet Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, që të marrë në pronësi asetet e koncesionarit brenda datës 31 dhjetor të këtij viti për shkak të përfundimit të kontratës.

Por rikthimi i aseteve në shtet, është vetëm fillimi i një afere tjetër të çmendur. Nën petkun e liberalizimit, kolaudimi i automjeteve do të jepet sërish me koncesion, por me një faturë të dyfishtë për qytetarët.

Sipas skemës së përgatitur nga qeveria, shërbimi i Kontrollit Teknik të automjeteve do të ndahet në dy procese. Procesi i parë është ai kontrollit Teknik, që aktualisht kryhet nga kompania SGS. Pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, kolaudimi i automjeteve do të kryhet nga disa kompani njëherësh, që do të licencohen për këtë qëllim duke dhënë kështu idenë e liberalizimit të tregut.

Por të gjitha këto kompani apo servise që do të licensohen për të bërë kolaudimin e makinave, do mbikqyren nga një koncesion monopol. Në relacionin e buxhetit të vitit 2021, qeveria ka zbuluar se kompania, e cila do të marrë monopolin e mbikqyrjes së infrastrukturës dhe bazës së të dhënave të privatëve që do të bëjnë kolaudimin, do të paguhet direkt nga buxheti i shtetit dhe fatura e saj për qytetarët do të jetë plot 200 milionë dollarë.

Pra skema e qeverisë i ngarkon qytetarët me pagesë dyfishe për kolaudimin e makinave. Së pari, kur të bëjnë kolaudimin e makinave do të paguajnë tarifë tek kompanitë private njësoj si sot. Por veç tarifës së kolaudimit që paguajnë qytetarët, buxheti I shtetit do të paguajë edhe 20 miliardë lekë të tjera për kompaninë koncesionare, e cila do të mbikqyr kompanitë e kolaudimit.

I gjithë ky projekt është një marrëzi e mirëfilltë ekonomike. Për ta ilustruar këtë mjafton vetëm një fakt i thjeshtë. Vetëm fatura 200 milionë dollarë, që do të paguhet nga buxheti për koncesionarin e mbikqyrjes së kolaudimit është më e madhe se sa e gjithë fatura që qytetarët kanë paguar në 10 vjet për koncesionin ekzistues të SGS-së. Nëse shtohet edhe fatura që qytetarët do të paguajnë përmes tarifës tek kompanitë e kolaudimit pas 1 janarit, atëherë shërbimi i kontrollit Teknik të mjeteve në dhjetë vitet e ardhshme do të kushtojë të paktën 2 herë më shumë nga sa kushton tani.

LEXO EDHE:  Vendi drejt kolapsit?/ Lefter Maliqi jep alarmin

Nga ana tjetër urdhri i Ministrisë së Infrastrukturës, që detyron Drejtorinë e Shërbimit të Transportit të marrë në pronësinë e shtetit asetet e koncesionit ekzistues deri në datën 31 dhjetor të këtij vitit, sinjalizon se koncesioni i ri mund të jepet përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Ky është një koncesion, pa asnjë llogjikë ekonomike dhe financiare i shpikur vetëm për të zhvatur qytetarët dhe buxhetin. Si i tillë, ky projekt duhet penguar me çdo kusht dhe me çdo formë.

Koncesioni ekzistues i kolaudimit u dha si monopol dhjetë vjeçar tek kompania SGS, me argumentin se kompania private do të investonte 8 milionë euro për të ngritur qendrat e kontrollit teknik të mjeteve. Tashmë Shqipëria ka 13 qendra moderne për kontrollin Teknik të mjeteve, në çdo rajon. Dhënia e një monopoli të ri pa kryer asnjë investim dhe me faturë dyfishe për qytetarët nuk ka asnjë shpjegim racional apo logjikë ekonomike, përveçse atë të aferës përpara zgjedhjeve.

Shërbimi i Kontrollit Teknik të mjeteve mund të liberalizohet, por mbikqyrja duhet të mbetet shërbim shtetëror. Ky është një shërbim që fare mirë mund ta kryejë edhe vetë Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, pa patur nevojë që buxheti të paguajë 200 milionë dollarë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Artan Fuga/ Çfarë po na ndodh me teknologjitë e informacionit?!

Publikuar

-

Nga

Nga Artan Fuga/ Çfarë po na ndodh me teknologjitë e informacionit?!

Në fakt jemi në një situatë që duhet menduar me të gjitha specifikat e veta. Disave u ka ngelur sahati 70 vjet përpara, të vjen keq për ta që kujtojnë se opinioni publik lëviz me orën e tyre. Vazhdojnë sipas metodës : Unë nuk jam një kokër misri, sepse edhe kur unë them se nuk jam një kokërr misri, ka një një gjel që nuk e kupton këtë dhe prej një shekulli kërkon të më hajë!

Ka të tjerë që e mendojnë realitetin me solgae të gatëshme propagandistike dhe nuk thellohen, marrin formulat e tyre krejt rigjide dhe kujtojnë se realiteti është ai që kujtonë ata.

Na mbytën konceptet dhe fantazmat e nxjerra nga sepetet e aneve (gjysheve) ddhe sloganet propagandistike të tipit të revoluccionit kinez Nxirr tre citate nga libri i kuq i maos dhe bërtit ekran më ekran.

Sa pak njerëz që artikulojnë mençur, qetë, besueshëm. Por, edhe ka!

Ja mendoj për sjelljen e shoqërisë përballë teknologjive të telekomunikimit. Unë i dua këto teknologji. Patjetër. Por, mënyra si përdoren dhe si shoqëria jonë u përgjigjet atyre është krejt e pamenduar, ecim në tym, merremi me histori të vjetra në vend të përballojmë sfidat e shekullit të 21. Mendojmë shekullin e kaluar dhe me konceptet e sepeteve të stërgjysheve kërkojmë të kuptojmë realitetin e sotëm.

Ka biznese të mëdha shërbimesh, edhe publike, që fusin teknologjinë e informacionit, Internetin, etj., dhe mirë bëjnë, por ne nuk mendojmë ore çfarë fitojmë ne si qytetarë.

Shikoni se çfarë ndodh: Banka kërkon që veprimet t’i bëj online, ujin, dritat, t’i paguaj online, binzesi ta hap dhe ta mbyll online, të rregjistrohem online, biletën e avionit online, dreqin me të birin online.

Dhe na e mbushin mendjen se qenka në interesin tonë. Ore me të vërtetë e keni?

LEXO EDHE:  “Ku po çalon mësimi online?”/ Pedagogu i njohur mesazh qeverisë

LEXO EDHE:  Reagimi i Ylli Manjanit/Partia dhe shteti tashmë janë një! OPOZITË ku je?

Duhet të rrish pa fund para telefonit dhe kompjuterit për të komunikuar me platforma që janë komplet të saturuara, lëre se gjen dikë të ankohesh, a të sqarosh një çështje, lëre se ke njeri të ndihmojë nëse nuk di të përdorësh teknologjitë. Na duan të gjithëve inxhinjerë elektronikë.

Lëre këtë, por na kërkojnë që të bëjmë pa na paguar punën e punonjësve të tyre që dikur i kishin, por tani i kanë hequr, duke i lënë pa punë. Bëjmë punë vullnetare kot e më kot. Jemi kthyer në punonjës pa pagesë të agjencive të shërbimit që na thonë : Uuuu, kjo është bota moderne o plako!

Po, por uli çmimet e shërbimeve sepse unë po e bëj vetë shërbimin tim o mashtrues! Pse m’i merr lekët njësoj sikur dikur që shërbimin m’a bënte punonjësi yt?

Ka edhe më! Punonjësit që i kanë hequr nga puna i lënë në rrugë. I zëvendësojnë robt me kompjutera. Jashtë ju të tjerët!

Dhe çfarë na del! Ne bëhemi vullnetarë si dikur në aksione, punojmë pa lekë për agjencitë e shërbimeve, punonjësit e tyre dalin pa punë, mijra vende pune nuk hapen, papunësia rritet, ndërkohë që bizneset e informatizuara, shumë edhe sipërmarrje publike, rrisin fitimet.

Në varfërohemi, ata pasurohen, ne pa punë, ata me kompjutera, ne gjoja luks se marrim shërbime nga Interneti, ata nxjerrin nga puna ose nuk krijojnë vende pune për mijra njerëz.

A e mendon njeri këtë? A ka studime për këtë? A mendon njeri të nxisë ligje, norma, rregullore për të mos pësuar ndikimet e dëmshme, të teknologjive të informacionit, përdorur si dimë ne, kuturu?

Apo hajde nxjerrim nga sepetet velenxat e gjysheve dhe mbulojmë kokën me to!

A ka mundësi të mos bëjmë arkeologji mendimi kur është fjala për të parë aktualitetin në sy!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi BUSHATI/Mos dëgjoni përgjimet, besoni sondazhet

Publikuar

-

Nga

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Ky mandat i dytë i rilindjes po mbyllet ashtu sikurse filloi: me përgjime që vërtetojnë atë që në fakt dihet botërisht.

Skandali i lidhjes së Saimir Tahirit me grupin trafikant të Habilajve shërbeu vetëm për të na dhënë provën se kultivimi dhe eksportimi i hashashit ishte kthyer në një biznes qeveritar.

Publikimi nga Bild, i dëshmive të grabitjes së votave në Durrës dhe Dibër, na shpjegoi se si arriti Edi Rama ta mbajë i vetëm tepsinë në duar.

Po kështu, edhe përgjimet e fundit të eksponentëve të Ndraghetas italiane nxorën në dritën e diellit pastrimin e parave të mafias me kullat që po ngrihen në qendër të kryeqytetit, 20 përqindshin që merret për çdo leje të re ndërtimi, shumat që duhen për të korruptuar një ministër apo një kryepolic, etj.

Natyrisht edhe në këtë rast, avokatia e mbrojtësve të qeverisë do të jetë e ngjshme me teknologjinë që kanë përdorur më parë, se përgjimet nuk përbëjnë prova, se besueshmëria e fjalëve të mafiozëve nuk duhet marrë për bazë, se këto janë goditje nën brez, në prag të një fushate elektorale.

Por, po të dëgjohen me vëmendje bisedat e ndraghetisëve ato duken qartë se nuk janë aq në ajër. Ata përmendin një biznesmen real, i cili siç po vërtetohet përditë e më shumë ka lidhje të forta me pushtetin dhe ka marrë shumë para publike pa garë prej tij. Pra, mafiozët kalabrezë nuk flasin dhe aq kot, ata e dinë gjendjen e lejeve të ndërtimit, tregun real të tyre, kostot dhe çmimet e shitjes, madje e kanë gjetur edhe çelsin për të depërtuar në botën e nëndheshme të vendimmarrjes shqiptare.

Në këtë këndvështrim edhe përgjimet e fundit italiane na përplasin para syve fabulën që e përshkruan më mirë se çdo gjë tjetër aventurën e rilindjes në pushtet: shkeljen e ligjit për të grabitur dhe pastaj grabitjen e zgjedhjeve për ti shpëtuar ligjit.

Por, puna është se rilindasit po lëvizin ç’do gur për të mos u identifikuar më këtë imazh ulëritës për këdo që ka veshtë të dëgjojë. Ata nuk duan të pranojnë se ky tetëvjeçar ka qenë një dështim katastrofal: Se gënjyen me gjithçka që premtuan në 2013, qoftë për papunsinë, qoftë për reduktimin e pabarazisë, qoftë për sjelljen e investimeve të huaja, qoftë me buxhetin për arsimin, qoftë me hapjen e negociatave. Ata refuzojnë të pohojnë se qenë të paaftë të absorbonin 1 miliardshin e donacioneve dhe kredive për rindërtimin, që e shitën si sukses faraonik. Ata nuk janë në gjendje të ndërgjegjësohen se jemi vendi i fundit i rajonit që dhamë ndihmën më të vogël ekonomike për frymë dhe s’qemë në gjendje të ofrojmë kurrë paketën e tretë, për ata që u rrënuan ekonomikisht nga efektet e pandemisë.

I gjithë ky bilanc asgjesues, i ndërthurur edhe me skandale kriminale apo financiare, është i pa përballueshëm në një debat publik normal, ku duhet të diskutohen në mënyrë racionale të arriturat dhe mosrealizimet e forcës politike që ka qeverisur vendin.

LEXO EDHE:  Dokumentet/ Të gjithë oligarkët paguajnë kunatin e Bashës

LEXO EDHE:  “Nuk është në plan BE-ja, por poshtërimi i Shqipërisë”/ Meta kritikon qeverinë

Pikërisht për ti shpëtuar kësaj përballjeje socialistët kanë shpikur në prag të kësaj fushate një truk të ri: përmbytjen e opinionin me sondazhe të reme.

Në këtë kuptim, testimet e opinionit nga “kompanitë e mëdha”, që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut në të gjitha TV Shqiptare, janë një kopje e keqe e taktikës që Rama përdori në 2017, për të bërë fushatë me dajre dhe çitjane. Qëllimi i tyre është që të shmangin bilancin real, për tu marrë me mirazhin e diçkaje që nuk ekziston. Synimi i tyre është që ti pengojnë qytetarët të gjykojnë për atë që kanë ndjerë mbi kuriz, për atë që kanë parë me sy, duke i bërë të joshen nga të qenit pjesë e një shumice inekzistente që ekziston vetëm në propagandën rilindase.

Se si po ndodh kjo në praktikë është e lehtë të tregohet. Disa TV janë treguar të gatshme të publikojnë sondazhe që i vijnë direkt e nga zyra e shtypit e kryeministrit. Disa të tjerë, me më shumë skrupuj, e fshehin goditjet ndaj pushtetit përmes manipulimit të numrit të të pavendosurve dhe të atyre që refuzojnë të përgjigjen. Ndonjë i tretë pranon dhe ta anullojë fare rezultatin që ka paralajmëruar prej kohësh.

Po ti shtosh këtyre truqeve edhe dilemen mbi vërtetësisë së sondazheve në një mjedis aspak demokratik, ku njerëzit e paguajnë me vendin e punës bindjen e tyre politike apo kritikën ndaj qeverisë, është e lehtë të kuptohet çorba që po gatuhet.

Por, në këtë pikë rilindasve aq i bën. Ata po i shohin sondazhet si të vetmen mundësi për të mbuluar me një mjegullnajë imagjinare realitetin e trishtë me të cilin njerëzit po përballen përditë.

Ata duan të ngulin në kokën e gjithkujt, jo vetëm të atyre që i kanë ndjerë mbi shpinë mëkatet dhe gjëmat e pushtetit, por edhe të të tjetëve që i kanë parë me zë dhe më figurë skandalet e tij, se ata gabohen pasi në këtë vend janë pakicë.

Pikërisht, si rezultat i kësaj strategjie, ne do të gjendemi deri në 25 prill në një situatë paradoksale, ku sa më keq të shkojnë punët e qeverisjes, aq më lart do na shfaqen kuotat e Ramës në ekranet televizive. Qëllimi është i thjeshtë, që asksuh të mos reflektojë me mendje të ftohtë për atë që dëgjon në përgjime, por të ushqehet me realitetin virtual që fabrikojnë milionat e personazheve që i kemi dëgjuar të ndajnë paratë me Habilajt, Avdylajt apo Nraghetën./LAPSI

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kastriot Myftaraj/Boll më! Votoni Monën dhe Lulin

Publikuar

-

Nga

Ne zgjedhjet e 25 Prillit qytetareve shqiptare, i duhen dhene nga Opozita zgjidhje politike e ndryshime te thella ne qeverisjen e ardhshme dhe jo vetem nje rotacion pushteti por shprese per një te ardhme me te mire, per nje politike te drejte ne sherbim te njerezve, per mireqenien e tyre dhe te familjeve, por mbi te gjitha populli ka nevoje per Shpresë, shkruan Kastriot Myftaraj në rrjetet sociale.

 

Më tej gazetari i trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu i njohur si Ylli Ndroqi thekson,  Sekti i Rilindjes se krimit dhe korrupsionit, ortaket e Ndraghetas dhe mafies rajonale, qeverise me te keqe dhe antikombetare qe kemi pasur ndonjehere duhet tu vije fundi sa me shpejt dhe me nje vote masive te qytetareve kunder tyre, keto jane e keqja e madhe dhe shkaterrimi i ekonomise, drejtesise, shendetesise dhe simboli i propagandes me suksese imagjinare dhe me lugen bosh ne familjet shqiptare.

Rilindja e shkaterrimit ekonomik dhe social, e arrogances dhe perbuzjes ndaj njerezve dhe kritikeve te politikave te demshme per shtetin e vendin do marrë nje pergjigje spektakolare nga populli shqiptar.

Boll më!

 

Më tej duke debatuar me komentuesit, Myftaraj shkruan: jo, te rrije Enveri, Edi e Taulanti…krimi e korrupsioni, varferia.

 

LEXO EDHE:  “Nuk është në plan BE-ja, por poshtërimi i Shqipërisë”/ Meta kritikon qeverinë

LEXO EDHE:  “Kjo është shumë e rrezikshme”/ Ish-ministri i Ramës "shuplakë qeverisë", thirrje të fortë gazetarëve

Vazhdoni me saliun ju mbas 8 vjetesh, te vije opozita dhe rinia dhe te votohet Opozita e bashkuar me shumice per te hequr kancerin e tmershem qe po perhapet perdite nga Sekti i hajduteve, mafias, korrupsionit dhe krimit te organizaur qe perfaqesohet nga enveri, Edi, Erioni i Ndranghetas dhe taulanti.

Keto jane te marre fund se popullit ja kane sjell aty ku nuk mban me.

Votat kunder Rilindjes nga gjithe shqiptaret.

LEXO TE PLOTE