Connect with Us

Nga derbi Tirana-Partizani, te e ardhmja/ Emanuel Egbo i surprizon të gjithë me rrëfimin

Sport

Nga derbi Tirana-Partizani, te e ardhmja/ Emanuel Egbo i surprizon të gjithë me rrëfimin

Publikuar

-

Kjo është java e derbit të kryeqytetit, sfidës më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Për fat të keq nuk do të kemi mundësi ta shijojmë plotësisht pasi do të luhet pa tifozë, për shkak të rregullave të imponuara nga COVID-19.

Pavarësisht kushteve si luhet, formës së dy ekipeve, derbi mbetet gjithnjë një sfidë e veçantë dhe e paparashikuar. Ndryshe nga se pritej, Partizani sfidon kampionët në fuqi me stofin e një ekipi favorit, të paktën në shifra, teksa udhëheqin klasifikimin.

Tirana pret të kuqtë në momentin më delikat, ku as ndryshim i trajnerit nuk pati efektin që drejtuesit shpresonin. Bardheblutë shpresojnë që ky derbi, i pari sezonal, të ketë të njëjtin impaktin si një vit më parë, ku nën drejtimin e Egbos thyen pas afro gjashtë vitesh Partizanin për të nisur më pas një cikël rekord që i riktheu te titulli kampion pas 11 vitesh.

Për herë të parë pas largimit të tij nga Tirana, Emanuel Egbo flet për “Sport News” përpara derbit të kryeqytetit, ndjesitë që i dhuron kjo sfidë, si sheh Tiranën nga larg dhe çfarë ndikimi mund të ketë kjo ndeshje për pjesën e mbetur të sezonit.

DERBI- Do të ketë ndjesi të veçantë si derbi që është, duke pasur parasysh se sezonin e kaluar arritëm të merrnim 2 fitore dhe 1 barazim në 3 ndeshjet e fundit. Jam kurioz ta shoh si do të jetë derbi këtë herë. E kam fituar si lojtar dhe si trajner, tani unë do ta shoh si tifoz. Është një ndjesi tepër e veçantë.

RËNDËSIA E DERBIT- Për momentin nuk e di në çfarë gjendje është ekipi. Çfarë motivacioni ka, si janë nga ana fizike dhe psikologjike. Po të kisha qenë afër do të thoja si e mendoja. Nuk e di çfarë mund të shpjegoj. Gjithmonë derbi është derbi, nuk ka rëndësi se cili ekip është më në formë. Do të fitojë ai ekip që do të bëjë më pak gabime dhe do të jetë më i motivuar në fushë. Nuk duhet ngarkesë e madhe emocionale. Çdo lojtarë që do të ketë vetëbesimin optimal, do të triumfojë.

FITORJA 5-1 NDAJ TIRANË- Rëndësi ka 3 pikë. Tifozët janë ata që e shijojnë më shumë rezultatin 5-1, për mua ndeshja më e rëndësishme ka qenë ajo që fituam 2-1. Fituam në minutat shtesë. Ajo është më e bukur. Ka qenë ndeshja e parë pas 6 vitesh që po fitonte Tirana me Partizanin. Ajo ka qenë ndeshje më emocionuese se 5-1. Për mua 2-1 ishte kryendeshja e sezonit vjet.

TITULLI APO MOSMPOSTHJA NË DERBI, CILA KA QENË MË E RËNDËSISHME? Të dyja janë të rëndësishme. Për tifozat është më mirë të fitosh derbin dhe mos fitosh kampionatin. Për ne si trajnerë mendojmë të fitojmë derbin dhe kampionatin të dyja. Fitimi i kampionatit nuk zëvendësohet me asgjë. Derbi është një ndeshje, vetëm 3 pikë. Për mua kampionati është objektivi kryesor. Ke 4 ndeshje derbi, mund të humbasësh një të fitosh tjetrën. Është thjesht një ndeshje. Të dy ekipet duhet ta shikojnë si ndeshjen e radhës, në derbet e tjera më pas fillon lufta.

TIFOZËT- Më kanë shkuar pafund. I shoh komentet. Jam i befasuar nga reagimi i atyre. Nuk e dija që kam shumë dashamirës. Unë kam parë edhe tifozët e ekipeve të tjera që më kanë përshëndetur. Të gjithë kanë pasur shumë respekt për mua, për atë çfarë kemi arritur. Më shkruanin ditë për ditë, javë për javë.

KUSH E FITON DERBIN? E thashë e më përpara, ekipi që do të bëjë gabime më pak. Ekipet që do të futet në fushë me qetësi. Duhen pasur parasysh pikat e forta dhe të dobëta. Duhen bërë llogaritë tamam. Ai ekip e fiton këtë sfidë

TITULLI- Është herët të diskutohet për titullin kampion. Është shumë e gjatë rruga. Ekipet kanë luhatje. Ka qenë Vllaznia, në vendin e parë tani është Partizanit. Në vjet ishim 12 pikë mbrapa Partizanit dhe arritëm të fitonim titullin. Futbolli asnjëherë nuk mund të bëjë llogari që në fillim. Kur të vijë sprinti i fundit bëhen llogaritë. E fituam kampionatin vjet sepse arritëm të merrnim pikët me ekipet e vogla. Tirana është kampionia në fuqi. Kur të mbarojë sezonin do të shikojmë kush është kampionia në fuqi.

OFERTAT- Po bëj pak pushim. Normalisht ofertat po vijnë. Mbas pushimeve do të vendosë. Asgjë nuk është e fshehtë në këtë botë, kur të bëj lëvizjen e radhës do e merrni vesh”, u shpreh Egbo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

VIDEO/ “Lajthit” Barcelona, Bilbao fiton Superkupën e Spanjës

Publikuar

-

Nga

Trofeu i Superkupës së Spanjës shkon për Athletic Bilbaon, që e fiton për herë të tretë në histori. Baskët triumfuan 3-2 ndaj Barcelonës në finalen që u luajt në “Estadio de La Cartuja” të Sevillas.

Leo Messi ia doli të rikuperohet dhe e nisi ndeshjen si titullar. Golat dhe emocionet ishin ruajtur për pesë minutat e fundit të pjesës së parë. Antoine Griezmann tundi rrjetën në minutën e 40-të.

Sulmuesi francez finalizoi një aksion të bukur dhe të shpejtë të skuadrës së tij. Baskët reaguan shpejt dhe gjetën barazimin dy minuta më vonë. Asist shumë i bukur i Inaki Williams dhe gol i Oscar de Marcos.

Bilbao e nisi mirë edhe pjesën e dytë. Raul Garcia realizoi në minutën e 58-të, por VAR-i anuloi festën baske për pozicion të parregullt të sulmuesit 34-vjeçar. Barcelona përfitoi dhe kaloi sërish në avantazh në minutën e 76-të.

Asist i Jordi Alba nga krahu i majtë dhe rrjetë e sulmuesit francez, i cili po rikthehet gradualisht në formën e tij më të mirë. U mendua se Barcelona siguroi fitoren, por Athletic Bilbao barazoi shifrat në minutën e fundit.

Asier Villalibre shfrytëzoi një top të ardhur nga goditje e dënimit dhe mposhti Ter Stegen, duke dërguar sfidën në shtesa. Goli i dha zemër skuadrës baske, që gjeti golin e fitores në minutën e 93-të.

Eurogol i Inaki Williams, yllit të Athletic Bilbaos. Kryevepra e sulmuesit rezultoi decizive, Barcelona nuk pati më forcë për të reaguar, teksa Leo Messit e lanë nervat në sekondat e fundit.

Ylli argjentinas u ndëshkua me të kuqe pas goditjes së një lojtari kundërshtar. Në fund shpërtheu festa e djemve të Marcelinos, që ia dolën të fitojnë Superkupën e Spanjës.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Inter madhështor, zikaltërit e Kontes nënshtrojnë kampionët e Juves

Publikuar

-

Nga

Interi madhështor! Skuadra e Antonio Kontes ka mposht Juventusin pas plot 5 vitesh! Zikaltërit  arritën të triumfonin në derbin e Italisë, me rezultatin 2-0, duke bindur në të dy fragmentet e lojës.

Një ish si Arturo Vidal, hapi serinë e golave në minutën e 12-të të sfidës. Kiliani goditi saktë me kokë, pas asistit fantastik nga Barela. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 të zikaltërve, ndërkohë që në pjesën e dytë, ishte vetë Barela, ai që vulosi triumfin, me golin e realizuar në minutën e 52-të.

Me ketë fitore, Interi është ngjitur në kuotën e 40 pikëve, po aq sa kryesuesit e Milanit, që do të përballen ditën e hënë në transfertë ndaj Kaljarit. Ndërkohë në krahun tjetër, humbja e sotme, bën që diferenca mes Juves dhe Interit të thellohet në plot 7 pikë. Bardhezinjtë e Andrea Pirlos, duke shumë larg shkëlqimit të sezoneve të fundit.

FT: INTER-JUVENTUS 2-0

Vidal 13′, Barela 52′

GOLI I DYTË I REALIZUAR NGA BARELA: 

RASTI I SHPËRDORUAR ME PORTËN BOSH I LAUTARO MARTINEZ: 

GOLI I PARË I ARTURO VIDALIT: 

GOLI I ANULUAR I KRISTIANO RONALDOS NË MINUTËN E 11-TË, PËR POZICION JASHTË LOJE: 

 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Klubi i madh kroat interesohet për talentin e Apolonisë

Publikuar

-

Nga

Apolonia është një skudër që në gjirin e vet ka pasur lojtarë të talentuar në çdo sezon, e madje kjo vjen si rrjedhojë edhe e një kujdesje që tregon klubi fierak me akademinë ku punojnë ish-specialistë të mirënjohur vendas.

Së fundmi është skuadra e njohur kroate e futbollit Hajduk Split, ku në saj drejtorit të saj të mirënjohurit letonez Mindaugaz Nikolicius që e kanë piketuar autorin e katër golave dhe shënuesin më të mirë të skuadrës fierake Mario Gjata.

Gjata ka luajtur edhe me Kombëtaren U-19 dhe është thirrur edhe nga Shpresat, ndërsa pritet që të ketë zhvillime në verën e ardhshme mes klubit fierak dhe kroatëve. Mindaugaz Nikolicius ka një eksperiencë të madhe pasi ka punuar në klube të njohura në Hungari apo dhe Kroaci ku në janar ai la Gorican për t’u bërë pjesë e skuadrës së Hajduk Split ndërsa duket se me anë të miqve të tij në Shqipëri ai ka arritur që të njohë edhe Marjo Gjatën, sulmuesin e skuadrës fierake që shënoi gol edhe në ndeshjen me Laçin.

LEXO TE PLOTE