Connect with Us

Nesër skadon ora policore për kufizimin e lëvizjes/ Çfarë pritet që të vendosin Komiteti i Ekspertëve

Aktualitet

Nesër skadon ora policore për kufizimin e lëvizjes/ Çfarë pritet që të vendosin Komiteti i Ekspertëve

Publikuar

-

Zgjatet lëvizja e qytetarëve pas festive/ Rikthehet ora policore në 22:00

Nga nesër do të marrë fund ora policore e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve tre javë më parë për ndalimin e qarkullimit dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00.

Këto masa të cilat hynë në fuqi në datë 11 Nëntor ishin të vlefshme për tre javë, ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftuan se në varësi të situatës do të njoftohen kufizime të reja.

Tre javë më parë MSH njoftoi se kufizimi i lëvizjes do të bëhej nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit si dhe rekomandoi punën nga shtëpia për administratën.

“Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve”, njofton MSH.

LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid/ Rama bën bilancin, sa mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë

Aktualisht në fuqi është një tjetër vendim i marrë nga Komiteti i Ekspertëve disa ditë më parë për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona.

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk janë diskutuar masa të reja shtrënguese para festave të fundvitit megjithatë theksoi se nuk përjashtohet një mundësi e tillë në varësi të pandemisë së Covid-19./CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

I dehur në timon, me shpejtësi skëterrë/ Shoferi përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Korcë, në afërsi të fshatit Buçimas.

Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor me iniciale P.Gj., i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë moti i keq.

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj“, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid/ Rama bën bilancin, sa mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë

LEXO EDHE:  Akuza e fortë e Kryemadhit/ Degët e PS në qarqe drejtohen nga grupe kriminale

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtare tek Rruga Transballkanike në Vlorë.

Kalimtarja është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në spital teksa ndodhet në sallën e operacionit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:  Rama revoltohet nga kritikuesit/ Thirrje qytetarëve: Mos bëni si lopa

LEXO EDHE:  E quajti median italiane kazan/ Ja si e justifikohet Rama

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Luli në botën e çudirave”/ Përralla që i lexon vajzës

Publikuar

-

Nga

“Luli në botën e çudirave”/ Përralla që i lexon vajzës

Lulzim Basha është kujdesur që të nxjerrë një foto me vajzën e tij, duke i lexuar një libër në shtrat, për të treguar se është një baba i kujdesshëm dhe familjar i devotshëm.

Në fakt, po ta shikosh me vëmendje foton, e kupton se Luli edhe në këtë rast ka gënjyer.

Ndoshta do çuditeni, por është e vërtetë. Mjafton të shikoni me kujdes librin në foto. Libri duket që është një libër me arusha për fëmijë të vegjël, pra mund të jetë për fëmijët në kopësht apo fillore.

Ndërkohë që Dafina, vajza e madhe e Lulzim Bashës është 15 vjeç dhe Viktoria 10 vjeç.  Ajo ka lindur në vitin 2006, ndërsa vajza e vogël ka lindur në vitin 2011, pak kohë pasi Lulzim Basha u zgjodh kryebashkiak i Tiranës.

Ndoshta Luli vajzës së tij i ka lexuar edhe librin më të famshëm në Shqipëri të viteve të fundit “Luli në botën e çudirave”, por në fakt duket qesharake se Basha po kërkon të reklamojë gjithçka familjare, por edhe aty gënjen.

LEXO EDHE:  Rama revoltohet nga kritikuesit/ Thirrje qytetarëve: Mos bëni si lopa

LEXO EDHE:  Aludimet për parti të re/ Edmond Budina: Shpifje e Ramës, na ka frikë

Të paktën të merrte një libër që i përkiste moshës së një adoleshentjeje, apo diçka që vlente për brezin e vajzës së tij, por jo të merrte një libër për fëmijë në kopësht sa për të bërë foto dhe për të gënjyer shqiptarët se sa i kujdesshëm është ndaj familjes.

Këtë në fakt nuk ka nevojë ta bëjë sepse të gjithë e dinë që Luli ka një dashuri të madhe për familjen dhe familjarët e tij. Historitë me kunatin janë të famshme tashmë në Shqipëri dhe nuk ka pse të përfshijë në politikë edhe vajzat, të cilat po i përdor për tu reklamuar si prind shembullor, kur në  fakt po del gënjeshtar që mashtron me foton e vajzën e tij.

Ndoshta do ishte mire mire ti lexonte udhëzimin e fundit të PD se çfarë nuk pret nga Luli, ai mund ti lexonte dhe Kushtetuten./CNA.al

LEXO TE PLOTE