Connect with Us

“Nëse shani Ramën në Facebook, futeni në burg”/ Altin Goxhaj tregon rastin e një të riu

Aktualitet

“Nëse shani Ramën në Facebook, futeni në burg”/ Altin Goxhaj tregon rastin e një të riu

Publikuar

-

“Nëse shani Ramën në Facebook, futeni në burg”/ Altin Goxhaj tregon rastin e një të riu

Avokati i njohur Altin Goxhaj thotë se për herë të parë në 30 vjet qeveria fut deri në 3 vjet burg nëse bën video live dhe shan Edi Ramën dhe Qeverinë apo klasën politike.

Goxhaj tregon rastin e autorit të videos së 17 Majit që shpërtheu në urrejtje ditën që u shemb Teatri, ndërsa rrezikon 3 vite burg për ato që tha kundër diktaturës.

Më tej avokati sqaron se prokuroria dhe policia e shantazhuan Arnoldin që të pranonte kundrejt gjobës dhe jo burgut “fajin” e absurditetit të Nenit 223 të Kodit Penal: “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”

“PËR HERË TË PARË NË 30 VJET REGJIMI KËRKON T’JU FUSIË NË BURG NËSE SHANI EDI RAMËN NË FB NGA DHOMA E JUAJ E GJUMIT!

[@Arnold Gordani, autori i videos së 17 Majit tek JOQ Albania, që shpërtheu në urrejtje ditën e zezë që u shemb Teatri akuzohet me 3 vjet burg për ato që tha në dhomën e tij të gjumit kundër diktaturës njësoj si në kohën e komunizmit që të fusnin në burg me Nenin 55 “për agjitacion dhe propagandë” të Kodit Penal të Enver Hoxhës, po të shaje Partinë në dhomën e gjumit)

Ndodhi sot. Për herë të parë në 30 vjet. Qeveria tashmë të fut deri në 3 vjet burg ns bën video live nga dhoma jote e gjumit dhe shan Edi Ramën dhe Qeverinë apo klasën politike.

@Arnold Gordani, 23 vjeç, me asnjë parti, qytetar i lirë, zgjua në mëngjes në dt 17 Maj 2020 dhe pa në facebook që ishte shembur Teatri Kombëtar dhe ashtu me nerva çohet nga krevati, hapi celularin në profilin e tij dhe shpërtheu me urrejtje si të gjithë shqiptarët atë ditë kundër Diktaturës.

Sot Prokuroria mbylli hetimet dhe e akuzon Arnoldin se me videon personale në profilin personal në Facebook, paskërka dashur të shembëkërka Rendin Kushtetues me dhunë nga celulari i tij personal nga dhoma e tij e gjumit.

E kuptoni çmëndurinë e Kapterr Ramiut? Ku kanë arrit? Këta që grabisin dhe vjedhin çdo ditë, paratë, jetën, shpresën dhe gjakun tonë, këta që shembën pa ligj e kushtetute Teatrin si hajdutët natën, kërkojnë t’ju fusin në burg deri në 3 vjet nëse guxoni që të bëni video kundër Ramës nga dhoma e juaj e gjumit!

Këta të rrahin dhe s’të lënë as të qash!

LEXO EDHE:  Gjergji Mero kandidati i PD ne Korce akuza Edi Rames

Në fakt çmënduria nuk është edhe aq marrëzi e nervave të EDvErit.

Dje Rilindja mbylli faqen më të madhe të shqiptarëve në facebook me mbi 2 milionë shqiptarë: JOQ Albania, e cila e kishte publikuar videon e Arnoldit në 17 Maj.

Prokuroria dhe policia e shantazhuan Arnoldin që të pranonte kundrejt gjobës dhe jo burgut “fajin” e absurditetit të Nenit 223 të Kodit Penal: “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”

“Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.”

me qëllim që të implikonin edhe Portalin JOQ Albania për të njëjtin nen si pjesë e urdhërave të Kapterr Ramiut për mbylljen e zërit të JOQ Albania.

Por Arnoldi, një djalë Trim, Patriot dhe i Mënçur, i refuzoi me përbuzje pazaret me Ramën dhe sejmenët e tij në Prokurori (që nga prokurori i partisë Artan Lulaj dhe OPGJja i FRESSHit Alban Rama) mgjths i shantazhuan familjen duke i frikësuar se djali i tyre do të kalbej në burg për një video me sharje për Ramën nga dhoma e gjumit.

Sot Prokuroria dhe Policia kujtuan se kapën peshk, në fakt peshkatarët jemi ne që kemi kapur peshqit e Prokurorisë, Policisë dhe Qeverisë, Partisë dhe gjithë bastardëve që shembën Teatrin në aktin më flagrant dhe më absurd në 30 vjet tranzicion 360 gradë për tu kthyer aty ku ishim pasi akuza e Prokurorisë është njësoj sikur në krye të Pushtetit të ishte Ramiz Alia he 223 i Kodit Penal po trajtohet njësoj si Neni 55 i Kodit Penal të Enver Hoxhës (“për agjitacion dhe propagandë”)!

Avokati Altin Goxhaj si në çdo rast, do të jetë në krah të Arnoldit me të cilin u njoh në qelitë e Komisariatit Nr 1 kur u arrestuan të dy në Protestën e 9 Majit në Sheshin Skënderbej

Ky do të jetë gjyqi më spektakolar i vitit 2021 ku në bankën e të akuzuarve do të jemi si akuzues të Diktaturës që shembi Teatrin, dhe përballë nesh në podin e akuzuesve do të jenë të akuzuarit e vërtetë që shembën Teatrin dhe kërkojnë të mbysin fjalën e lirë me Nenin 55 të Kodit të Penal të Enver Hoxhës për Agjitacion e Propagandë kundër Regjimit Komunist”, shkruan avokati në postimin e tij./CNA.al.

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

3 milionë euro për 250 mijë vaksina/ Çfarë përmban kontrata ‘konfidenciale’ e qeverisë shqiptare me Pfizer

Publikuar

-

Nga

3 milionë euro për 250 mijë vaksina/ Çfarë përmban kontrata 'konfidenciale' e qeverisë shqiptare me Pfizer

Zbardhen detajet e marrëveshjes së shtetit shqiptar me kompaninë amerikano-gjermane, Pfizer/BioNTech për 500 mijë vaksinat anti-covid.

Në kontratën e cilësuar konfidenciale, por të siguruar nga Euronews Albania zbulohen detajet, sa i përket kostove dhe sasisë së vaksinave që do të mbërrijnë në Shqipëri brenda këtij viti.

Janë 499,590 vaksina që Shqipëria do të marrë nga Pfizer. Sipas asaj që thuhet në marrëveshje, për gjysmën e këtyre dozave, 249,795 Shqipëria do të parapaguajë rreth 3 milionë dollarë brenda 30 ditëve ndërsa për pjesën tjetër do të caktohet çmimi në një moment të dytë.

Sipas llogaritjes së bërë në marrëveshje, një dozë e vaksinës së Pfizer i ka kushtuar Shqipërisë 12 dollarë.

Në kontratë zbulohet edhe plani i mbërritjes së vaksinave në Shqipëri. Deri në muajin shkurt parashikohet që të vijnë vetëm 41 mijë vaksina, këto të ndara 10,530 në janar dhe 30,420.

LEXO EDHE:  Revoltohen emigrantët/ Protestë kundër Ramës në Athinë

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron Metën/Ministrat kanë një kryeministër, jo dy!

Ndërsa pjesa tjetër e vaksinave prej 458,640 do të ndahen në dy faza, por pa një kohë të përcaktuar se kur do të mbërrijnë në Shqipëri.

Sakaq ende nuk është e qartë se nga cila palë e ka kërkuar mbajtjen konfidenciale të kësaj marrëveshje. Në përgjigje të interesimit të Euronews Albania, kompania Pfizer/BioNtech thekson se dëshiron t’i përmbahet marrëveshjes me qeverinë shqiptare, por pa detajuar se kush e ka kërkuar një gjë të tillë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti dhe 46 kandidatë të tjerë përjashtohen nga zgjedhjet e 14 shkurtit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Rrjedhimisht, ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së.

Përveç Kurtit, KQZ-ja nuk i ka certifikuar edhe 46 kandidatë për deputetë nga listat e të partive tjera.

Qytetarët e Kosovës do të duhet të dalin në zgjedhje për herë të dytë brenda një viti e gjysmë. Kështu ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese më 22 dhjetor përmes një aktgjykimi. Kjo gjykatë kishte gjetur parregullsi në votimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, i cili e mori detyrën e kryeministrit në qershor.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama inspekton rindërtimin e pallateve në Vorë/ Qeveria e Rilindjes i ngjan një kantieri

Publikuar

-

Nga

Rama inspekton rindërtimin e pallateve në Vorë/ Qeveria e Rilindjes i ngjan një kantieri

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vorë ku pa nga afër projektet për rindërtimin e pallateve që do të strehojnë banorët e prekur nga tërmeti. Rama thotë se këto familje do të kthehen në apartamente të reja dhe lagje me standarde urbane.

“Transformimi historik i Vorës pas tërmetit që nxori jashtë përdorimit qindra banesa e dhjetëra pallate, ka hyrë në fazën e kantiereve nga qendra urbane në periferitë rurale Familjet e prekura do të rikthehen jo vetëm në apartamente të reja, po edhe në lagje me standarde urbane krejt të ndryshme nga ato që ishin më parë“, shkruan Rama.

Gjatë inspektimit të punimeve Rama i dha një përgjigje edhe akuzave të opozitës për procesin e rindërtimit duke shtuar se qeverisja socialiste i ngjan një kantieri që e gjeti vendin në ditën e parë pas tërmetit dhe sot janë hedhur të gjitha themelet.

Ahmetaj: Para disa javësh këtu ka ardhur opozita dhe ka thënë se këtu nuk do bëhet asnjë punë. Unë larg cinizmit do i ftoja të vijnë të shohin realitetin

LEXO EDHE:  Trump kopjon Ramën/ Ja shprehja që i “vodhi”

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron Metën/Ministrat kanë një kryeministër, jo dy!

Rama: Lërë më çfarë do shohin ata, të shikojë ndonjë që do të shikojë Kjo e kantiereve është si cikli qeverisës. Para 7 vitesh e gjetëm si dita e nesërme e tërmetit me rrënoja në çdo sistem. Sot që jemi në fazën përmbyllëse të mandatit të dytë janë hedhur themelet, janë hapur akset kryesore. Vazhdon pastrimi dhe rindërtimi. Është taman të zgjedhim të punojmë apo të kapim ekskavatorët dhe t’i kthejmë në kioska

Kryesocialisti shkëmbeu batuta edhe me një qytetar që preket nga projekti i rindërtimit i cili e uroi të rrojë sa malet.

Qytetari: Rrofsh sa malet e Shqipërisë

Rama: Jo sa Malet jo sa ta kemi kismetin

Qytetari: Rrofsh, rrofsh

Rama: Të përqafoj në distancë./CNA.al

LEXO TE PLOTE