La Liga
Myrto Uzunit nuk i bëhet realitet përballja me Messin

Ylli i Barcelonës Lionel Mesi është lënë sërish jashtë listës së grumbullimit për ndeshjen kundër Ferencvaroshit ditën e nesërme në Hungari.
Tekniku i katalanasve Ronald Kuman nuk e ka marrë me vete kapitenin e skuadrës teksa ekipi e ka siguruar kualifikimin për fazën e 1/8-ave të kompeticionit.
Të njëjtën gjë, holandezi bëri dhe në sfidën me Dinamo Kievin në Ligën e Kampioneve duke lënë jashtë Mesin.
Me shumë gjasa, Mesi mund të jetë në fushë kundër Kristiano Ronaldos në sfidën e fundit të Ligës së Kampioneve për fazën e grupeve.
Për futbollistin e Ferencvaroshit dhe Shqipërisë, Myrto Uzuni, nuk i realizohet ëndrra e përballjes me yllin Mesi, teksa mungoi në sfidën e parë me katalanasit për shkak se ishte i infektuar me koronavirus.
Lajme të Rekomanduara:

Tragjedi në Spanjë, humbin jetën katër lojtarë dhe presidenti i ekipit
Sot ka ndodhur një tragjedi te skuadra spanjolle e Palmas. Aeroplani në të cilin ishte skuadra është përplasur dhe si pasojë kanë ndërruar jetë presidenti...

Zinedine Zidane infektohet me COVID-19
Real Madrid përmes një komunikate për shtyp ka njoftuar se Zinedine Zidane është infektuar me COVID-19. Një ditë përpara ndeshjes ndaj Alaves të vlefshme për...